Lidhu me ne

Kioske

Këto janë 24 zakonet më të çuditshme të shqiptarëve që u bëjnë përshtypje të huajve

Këto janë 24 zakonet më të çuditshme të shqiptarëve që u bëjnë përshtypje të huajve
The Balkanista është blogu i një britanikeje e cila është e dashuruar me Ballkanin.
Prej 11 vitesh ajo është shkëputur nga Londra dhe së fundmi është zhvendosur në Tiranë, ku i kushton rëndësi edhe blogut të saj, i cili vërtet ka shumë sukses.
Ajo i ka kushtuar qindra artikuj Shqipërisë, ku disa prej tyre janë të vërteta në mënyrën më sarkastike të mundshme.
Artikulli i saj i fundit bazohet në disa zakone të çuditshme që ajo ka vënë re gjatë qëndrimit të Shqipëri, të cilat i ka sjellë në nota humori.
Për më tepër hidhini një sy, dhe po, janë të gjitha të vërteta.
“Tani e kuptoj se si një i huaj ndodhem në një pozicion të rrezikshëm në momentin që postoj këto shaka. Por ju lutem mos harroni që unë e dua këtë vend dhe shqiptarët, dhe të gjitha këto janë vetëm për pak argëtim.
1- Ju do shihni dekoret e Krishtlindjeve apo këngët e Krishtlindjeve nëpër lokale, në mars.
2- A ka nevojë një njeri që ka një Smart për dy vende parkimi?
3- A është uniformë jo zyrtare dimri xhupi me kapuç me lesh për meshkujt dhe femrat?
4- Është e pranueshme nga shoqëria që të pish 15 kafe përpara mesditës.
5- Është e pranueshme të pish raki përpara mesditës.
6- Është e gabuar të shohësh dikë për më shumë se 1 sekondë nëse nuk e njeh.
7- Është në rregull të jesh patrioti më i madh në botë, por njëkohësisht të planifikosh ikjen drejt Britanisë, Kanadasë, Amerikës, Gjermanisë.
8- Është e zakonshme t’i shohësh burrat të ecin krahë për krahu.
9- Edhe kur ulesh në autobus dhe dikush që ka blerë 5 pula të gjalla ulet pranë teje.
10- Është normale të gjesh çantën e fundit të Louis Vuitton në dyqane, kancelari dhe madje edhe te kasapi.
11- Ngjyrat e semaforit janë në varësi të opinionit të gjithsecilit.
12- Shenjat rrugore janë opsionale.
13- Është normale që të panjohurit të qerasin me raki ose kafe kur je i huaj dhe më pas t’i mbetet qejfi nëse nuk pranoni.
14- Karkalecat krudo janë pjesë e një dietë të përgjithshme.
15- Është normale që teminat, gëzofi rozë, lëkura, të vishen gjatë ditës, madje edhe në zyrë.
16- Duhanpirja një ves më shumë i pranueshëm se sa i papranueshëm.
17- Shprehja “avash-avash” është një motivacion.
18- Është normale të shohësh super–makina gjatë një dite të zakonshme në Shqipëri se sa gjatë një viti në Londër.
19- Është normale të mbash ushqim për qen në çantë në mënyrë që të ushqesh qentë e rrugës.
20- Playlista e një lokali duhet të mbajë në të njëjtën vijë këngë nga Pitbull, Jon Bon Jovi, Noizy, Leonard Cohen dhe muzikë folk.
21- Është normale që të ndiqesh nga fëmijët që lypin, duke të kapur pas krahu vetëm pse i the jo.
22- Nuk mund të planifikosh asgjë për sa i përket shërbimit urban. Kurrë nuk kanë një orar të saktë.
23- Dëgjon një zhurmë në mbrëmje dhe nuk je i sigurt nëse ishte e shtënë arme, apo thjesht një fishekzjarr.
24- Është e pranueshme në shoqëri të kesh 1 ose 5 armë”.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix4 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix4 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix4 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix4 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook