Kur mendon për lëndët ushqyese që duhet të marrësh çdo ditë, mendja të shkon menjëherë tek vitamina D, hekuri apo edhe kalciumi. Një mineral i rëndësishëm që nuk ju shkon mendja? Magnezi.
Magnezi është një mineral shumë i rëndësishëm dhe përfshin më shumë se 600 reaksione kimike në trup. Problemi është se, një person zakonisht merr vetëm 50-66% të magnezit që i nevojitet çdo ditë. Pse? Sepse pjesa më e madhe e njerëzve nuk konsumojnë mjaftueshëm ushqime të pasura në magnez, si perimet e gjelbra, frutat e thata, farat dhe thjerrëzat – dhe konsumojnë më shumë ushqime të përpunuara, ku magnezi humbet gjatë procesit të përpunimit.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu