Lidhu me ne

Radar

Si sterviten qentë? Ja 10 mënyrat më të mira të CIA-s

Si t’i stërvitni qentë: Ja 10 mënyrat më të mira të CIA-s
Si ti stërvitni qentë: Ja 10 mënyrat më të mira të CIA-s

10 mënyrat se si CIA i trajnon qentë

A e dinit se CIA ka staf posaçërisht të dedikuar për trajnimin e qenve? Oficerët K-9 janë një pjesë e rëndësishme e Shërbimit të Sigurisë SPS. Trajnerët punojnë me një grup të zgjedhur qensh për t’i mësuar ata që të dallojnë vendet ku fshihen eksplozivët. Qentë kanë një aftësi të çmuar për të nuhatur, duke i bërë ata idealë për këtë lloj pune. Shumica e qenve që zgjidhen nga oficerët e CIA-s në agjencinë K-9 janë Labradorë, racë e njohur për inteligjencën dhe ajo çka është më e rëndësishmja për të mbajtur temperamentin e palëkundur në situata të caktuara. Më poshtë janë 10 këshilla nga trajnerët e Agjencisë K-9 për mirë-trajnimin e qenve:

1 – Bëjeni trajnimin argëtues

Trajnimi duhet të jetë një argëtim dhe eksperiencë e kënaqshme për ty dhe qenin. Provoni çdo gjë që e tërheq qenin tuaj: ushqim, kërcim, lodra, zëra të ndryshëm etj. Çelësi është ta bëni qenin të bëjë lëvizjen që ju i kërkoni, por pa e detyruar atë. Nëse qeni bën me dëshirë atë që ju i thoni ja keni arritur qëllimit.

2 – Gjeni gjërat që motivojnë qenin tuaj

image-1

Kur mësoni qenin, zgjidhni metodat që e motivojnë më shumë atë, qofshin lodrat, kërcimet lart e poshtë, apo përdorimi i zërave të ndryshëm. E rëndësishme është të bëni gjithçka që tërheq vëmendjen e qenit tuaj. Duhet ta bëni trajnimin një mjedis pozitiv ku qeni të kërkojë të mësojë me dëshirë.

3 – Një ndryshim i vogël është diçka e madhe

image-2

Kur i mësoni qenit një lëvizje të re, komandë, truk apo diçka tjetër shikoni ndryshimet e tij të vogla në sjellje. Këto ndryshime të vogla mund të jenë shenja e parë që qeni juaj po fillon të kuptojë atë që ju po përpiqeni t’i mësoni. Nëse e bëni këtë vazhdimisht, me kalimin e kohës do të shihni ndryshime të mëdha në sjelljen e tij.

4 – Punoni shumë, luani shumë

Trajnimi siç e thamë dhe më lart duhet të jetë argëtues, sfidues dhe i dobishëm për kafshën tuaj. Energjitha dhe entuziasmi që harxhoni gjatë sesioneve të trajnimit do të ndikojë tek qeni. Një trajner i agjencisë K-9 thotë se kur merreni me një qen duhet të lini mënjanë të gjitha mërzitë e ditës. Qëndroni të fokusuar tek trajnimi, dhe lojërat dhe relaksimi gjatë trajnimit janë po ashtu të rëndësishme.

5 – Largojani dembelizmin

image-3

Si dhe çdo njeri që mëson taktikat e punës dhe përpiqet t’i bëjë bisht ndonjëherë, edhe qentë kanë tendencën që të bëhen përtacë dhe të bien në rutinë. Një aspekt shumë i rëndësishëm i trajnimit është për të sjellë mënyra të reja dhe për t’u shkëputur nga rutina. Dhe nëse jeni mësuar që t’ia tregoni vendin ku ndodhen gjërat qenit tuaj, përpiquni t’i fshihni ato dhe ta shtyni qenin t’i gjejë vetë.


6 – Prezantojini sfida të reja

image-4

Sa herë që qeni juaj mëson një komandë apo sjellje të re që ju keni kërkuar t’i mësoni, paraqitini mënyra të reja që e ndihmojnë atë ta zgjidhë një kërkesa në mënyra të ndryshme. Mënyrat e ndryshme mund ta shkathtësojnë qenin dhe ta bëjnë atë më elastik në situata të caktuara.

7 – Vazhdimësia është thelbësore

Një nga gabimet më të mëdha që njerëzit bëjnë kur stërvisin qentë e tyre është t’i mësojnë qenit diçka dhe më pas e braktisin planin e trajnimit. Jini këmbëngulës në sjelljet që i mësoni. Caktoni një metodologji pune, orar trajnimi dhe komandat ngulitjani në kokë duke ia kërkuar vazhdimisht.

8 – Bëni pushim

Disa trajnime do të shkojnë jashtëzakonisht mirë, ndërsa disa të tjera mund të jenë të lodhshme. Marrja e një pushimi pas çdo trajnimi të caktuar është një gjë shumë e rëndësishme para se t’i rikthehesh stërvistjes përsëri. Si njerëzit ashtu edhe qentë mund të frustrohen nga trajnimi i tepërt dhe lodhja.

9 – Shfrytëzoni nivelin natyror të energjisë së qenit tuaj

image-5

Energjia e një qeni do të luhatet gjatë gjithë ditës, por të gjithë qentë në përgjithësi kanë një nivel energjie natyrore bazë. Disa qen janë më energjikë ndërsa disa të tjerë janë më përtacë. Pavarësisht nga energjia bazë që ka qeni juaj, përdoreni atë për ta trajnuar sa më shumë.


10 – Përpiquni të keni një fund pozitiv

image-6

Nëse një gabim ka ndodhur gjatë trajnimit, dhe ti ose qeni juaj frustroheni, është e mira që të ndaloni trajnimin. Vetëm sigurohui që fundi i sesionit të rezultojë pozitiv. Edhe nëse është një fitore e vogël është e rëndësishmë që për të dy të përfundojë kënaqshëm. Vetëm në këtë mënyrë, ti dhe qeni me zorr do të prisni që të fillojë sesioni tjteër i trajnimit.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix1 ditë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix1 ditë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix1 ditë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix1 ditë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix1 ditë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix1 ditë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix1 ditë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix1 ditë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar1 ditë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook