Lidhu me ne

Radar

10 urat më të larta në botë (FOTO)

Kryeveprat inxhinierike: 10 urat më të larta në botë (FOTO)

Dhjetë kryevepra inxhinierike mrekullojnë vizitorët. Krahas kësaj ato janë shumë funksionale dhe zgjidhin problemet e komunikacionit, por kanë bërë të mundur që shumë qytetërime të kenë mundësi lidhëse me njëra-tjetrën. Më poshtë po ju paraqesim një listë me 10 urat më të larta në botë. 9 prej tyre ndodhen në Kinë!

Ura e lumit Sidu ndodhet në Kinë dhe ka një lartësi 496 m (1,627 ft). Ura është e gjatë 1.222 m (4009 ft) dhe cilësohet si një ndër më të lartat në botë që nga viti 2009. Është e vendosur në provincën Hubei dhe kalon në luginën e lumit Sidu.
10 urat me te larta ne bote04


Ura Baluarte (Baluarte Bridge) ndodhet në Meksikë dhe ka një lartësi nga toka rreth 403 m (1.322 ft). Ura është e vendosur përgjatë autostradës Durango-Mazatlan dhe ka një gjatësi totale prej 1,124 m (3,688 ft). Ura Baluarte është ura më e lartë kabllore në botë, dhe e dytë më e lartë në përgjithësi.
10 urat me te larta ne bote02


Ura e lumit Baling 
(Baling River Bridge) ndodhet në Kinë dhe ka një lartësi prej 370 m (1,210 ft) nga toka. Ura lidh dy zona në provincën e Guizhou mbi luginën e lumit Baling dhe ka një gjatësi totale prej 2.237 m (7339 ft).
10 urat me te larta ne bote10


Ura e lumit Beipanjiang 
është ndërtuar në 2003-in, (Beipanjiang River 2003 Bridge) ka një lartësi 366 m (1,201 ft). Ndodhet në Guizhou të Kinës dhe ka një gjerësi hapësire ​​prej 388 metra. Ndërmjet viteve 2003 dhe 2005 ishte ura më e lartë në botë.


10 urat me te larta ne bote08


Ura Aizhai
 (Aizhai Bridge) ka një lartësi 350 m (1.150 ft), dhe ndodhet në zonën e Hunan në Kinë. Ura lidh dy tunele me njëri-tjetrin dhe është cilësuar si ura më e lartë dhe e gjatë e këtij lloji.
10 urat me te larta ne bote03


Ura e lumit Beipanjiang
 (Beipanjiang River 2009 Bridge) u ndërtua në 2009 dhe ka një lartësi prej 318 m (1.043 ft). Ndodhet në provincën e Guizhou dhe kalon mbi lumin Bedpan. Ajo u hap për publikun në vitin 2009, vetëm 6 vjet pas të parës.
10 urat me te larta ne bote09


Ura Liuguanghe (Liuguanghe Bridge) është e lartë nga toka rreth 297 m (974 ft), dhe ndodhet në Guizhou, Kinë. Mbajti rekordin për urën më të lartë në botë në mes të viteve 2001 dhe 2003 dhe ende është ura më e lartë me trarë në botë.
10 urat me te larta ne bote05


Ura e lumit Zhijinghe (Zhijinghe River Bridge) ka një lartësi 294 m (965 ft) dhe është ura me hak më e lartë në botë. Kalon luginën e lumit Zhijinghe dhe është e hapur për publikun që nga viti 2009. 
10 urat me te larta ne bote07


Ura e grykës mbretërore (Royal Gorge Bridge) ndodhet në Kolorado të SHBA-së. Ka një lartësi prej 291 m (955 ft) dhe është një tërheqje turistike për të gjithë. Kuverta e urës kalon mbi lumin Arkansas, dhe mbajti rekordin e urës më të lartë në botë prej vitit 1929 deri në vitin 2001. Ura është 1.260 metra (384 m) e gjatë dhe është më e larta në SHBA.
10 urat me te larta ne bote01


Ura hekurudhore në lumin Beipanjiang (Beipanjiang River Railway Bridge) ka një lartësia prej 275 m (902 ft). Është cilësuar si ura hekurudhore më e lartë në botë. Ura përfshin një kanion të thellë në lumin Beipan në provincën Guizhou dhe është ura e tretë në këtë listë që përfshin lumin Beipan.
10 urat me te larta ne bote06

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Sport4 orë më herët

Cristiano Ronaldo kërkon punëtorë, rroga minimale 23 mijë euro

“Cristiano Ronaldo po të kërkon”. Ish-futbollisti i Real Madrid, i cili tashmë luan në Arabinë Saudite me Al Nassr, ofron...

Mix4 orë më herët

“Derisa vdekja t’i ndajë”, shenjat e horoskopit që do plaken bashkë

Kushti i vetëm që këto shenja të qëndrojnë përgjithmonë të dashuruara është që ndjenjat të jenë të ndërsjella. Të pranojnë...

Mix4 orë më herët

“Kush ra në dashuri i pari, e mban mend? Letra e Alain Delon për Romy Schneider pas vdekjes së saj!

Alain Delon dhe Romy Schneider ishin të dy shumë të famshëm më vete, e u bënë tejet të famshëm edhe...

Mix5 orë më herët

Si ta kuptoni se po vuani nga hernia diskale dhe çfarë duhet të dini rreth këtij problemi shëndetësor

Hernia diskale është një shkak i zakonshëm i dhimbjes së shpinës. Ajo ndodh kur qendra e butë e një disku...

Mix5 orë më herët

Sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit

Shishet plastike kanë një përdorim të gjerë në vendin tonë.  Nga një vëzhgim i lirë, kuptohet qartë se çdo amvisë...

Mix5 orë më herët

Parandalimi i diabetit – Pesë hapa si të kujdeseni në shtëpi

Një nga sëmundjet më të përhapura të globit është pa dyshim diabeti, e sidomos diabeti i tipit 2. Diabeti është...

Mix5 orë më herët

Si sdikon duhani dhe alkooli tek shëndeti i kockave

Pohimi që duhani dhe alkooli janë dy kombinime të dëmshme për trupin e njeriut është i njohur tashmë. Megjithatë konsumi...

Mix5 orë më herët

Pse në pranverë njerëzit shohin më shumë ëndrra (dhe cilat janë më të zakonshmet)?

FOTO: KMPZZZ/ADOBE STOCK Është pranverë! Kohë me diell, lule që çelin dhe ëndrra të çuditshme që shihen çdo natë! Martin...

Mix5 orë më herët

Njerëzit janë të bindur se Ben Affleck ka bërë ndërhyrje plastike dhe s’po i ndalin komentet

GETTY Dalja e fundit publike e Ben Affleck në emisionin “The Roast of Tom Brady”, ka ngritur dyshime mbi pamjen...

Mix5 orë më herët

Princi William flet për Kate Middleton pas diagnozës së saj me kancer

Prince William e ka siguruar publikun se Kate Middleton dhe familja e tij “janë mirë”, në mes të shkëputjes së...

Facebook