Lidhu me ne

Kioske

25 kuriozitete për Nju Jorkun dhe ndërtesat më të bukura të kryeqytetit të botës (FOTO)

25 kuriozitete për Nju Jorkun dhe ndërtesat më të bukura të kryeqytetit të botës (FOTO)

Me një popullsi prej rreth nëntë milion banorë, Nju Jork-u është qyteti më i populluar në Shtetet e Bashkuara dhe njëkohësisht ‘shtëpia’ e disa prej ndërtesave më të bukura në botë.

 

1. Qendra e Tregtisë “One World”

 

2. Ndërtesa “Empire State”

 

3. Katedralja e Shën Patrikut

 

4. Terminali qëndror

 

5. Ura e Bruklin

 

6. Ndërtesa “Woolworth”

 

7. Kulla e Bankës Amerikane

 

8. Kulla Hearst 

 

25 gjëra që duhet të dini qytetin e Nju Jorkut

1 – Nju Jorku mund të jetë një xhungël betoni, por ka më shumë hapësirë të gjelbërt nga sa besoni ju. Rreth 29 mijë akra, apo 14% e qytetit është me parqe.

new-york-city-central-park-1

2 – Qyteti gjithashtu ka 14 milje vijë bregdetare.

3 – Nëse ndonjëherë e keni menduar, është e ligjshme të ecësh nëpër Nju Jork topless.

topless-performers-times-square

4 – Në fillim të shekullit të 19, sistemi i kanalizimeve të Nju Jorkut kryesisht përmbante plot derra që hanin plehra.

5 – Pse taksitë në Nju Jork janë të verdha? Sepse në vitin 1907, një shitës makinash sugjeroi të verdhën pasi ishte ngjyra më e lehtë për t’u parë në distancë.

6 – Banka Federale e Nju Jorkut është depozita më e madhe monetare e arit në botë.

7 – Në vitin 2011, turistët sollën rreth 31 miliard dollarë në ekonominë e qytetit.

8 – Në vitin 2003, një burrë u arrestua pasi po përpiqej të rikrijonte Kopshtin e Eden-it  në apartamentin e tij në Harlem. Ai kishte marrë një krokodil të gjallë dhe një tigër.

9 – Kur Philippe Petit eci në një litar të tendosur mes kullave të Qendrës Botërore të Tregtisë në vitin 1974, nuk e bëri vetëm një herë, por plot tetë herë.

10 – Manhattan do të thotë “ishull i kodrave”.

Lower Manhattan, New York. Dominating the skyline is One World Trade Centre, better known as Freedom

11 – Kur Parku Qendror u ndërtua, u kërkua shumë barut për pastrimin e zonës, më shumë se sa ishte përdorur në Betejën e Getisburgut.

12 – Sot, afro 40% e njujorkezëve kanë lindur jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

13 – Qyteti është një nga vendet më të larmishme gjuhësore në planet. Aty fliten më shumë se 800 gjuhë.

14 – Një herë u sugjerua që Nju Jorku të merrte emrin Brimaquonz – bashkim i 5 emrave të njësive bashkiake.

15 – Kur u ndërtua Ura e Bruklinit, njujorkezët ishin të frikësuar se do të shembej. Për t’i qetësuar qytetarët, vunë 21 elefantë të kalonin mbi urë.

94262-004-A69A5054

16 – Bruklin ishte vendi i Betejës së Ishullit të Gjatë, një nga disfatat më të mëdha të Shteteve të Bashkuara gjatë Luftës Revolucionare.

17 – Në vitin 1625, Peter Minuit bleu majën jugore të Manhattan për më pak se 1000 dollarë nga amerikanët vendas. Ndërsa qiraja atje s’ka qenë kurrë më e lirë.

18 – Nëse ju hani në një restorant të ri çdo ditë për 12 vjet, akoma nuk do t’i kesh vizituar të gjitha restorantet në qytetin e Nju Jorkut.

19 – Square Park në Uashington mund të njihet si qendra e kampusit të Universitetit të Nju Jorkut, por më parë kanë qenë varreza pas ekzekutimeve të shumta publike që janë bërë kohë më parë.

20 – Mes viteve 1980 dhe 2000, rreth 2000 fikëse zjarri në Manhattan nuk punonin.

21 – Bronks u themelua nga Jonas Bronck në vitin 1636 si tokë bujqësore.

22 – Performuesit që dëgjohen nëpër metro, nëse duan të njihen zyrtarisht nga MTA, duhet të bëjnë audicion.

23 – Me 34 linja dhe 468 stacione, pista e metrosë së qytetit është më e gjatë se njëqind milje.

timesquare

24 – Spektatorët në Times Square lënë pas rreth 50 ton plehra.

25  – Nëse Bruklin do të ishte qytet më vete, do të kishte popullsisë e katërt më të madhe në vend./ Podiumi.com

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix11 orë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix11 orë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix11 orë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix11 orë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Mix11 orë më herët

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?

Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30...

Mix11 orë më herët

Ferrari prezanton dy makina të reja me motor V12

Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të...

Mix11 orë më herët

A shkakton kapsllëk qumështi i gjirit te bebet?

per nenat Foshnjat e porsalindura që ushqehen me gji më të vegjël se 6 javësh duhet të defekojnë të paktën...

Mix11 orë më herët

Stresi gjate shtatzanise mund te shkaktoje autizem

per nenat Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit. Vaksinat, dietat dhe mungesa...

Mix11 orë më herët

Çfarë duhet të dini për alergjinë e gojës?

per nenat Nëse fëmija juaj ka alergji sezonale dhe gjithashtu goja e tij irritohet pas ngrënies së disa frutave ose...

Radar11 orë më herët

Mbi kryeministrin Robert Fico shtiu urrejtja e mbjellë në media

Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico raportohet si “jashtëzakonisht kritike”. Përveç aktit të kryer nga një poet 71 vjeçar, problemet...

Facebook