Lidhu me ne

Kioske

Këshilla të tjera për gjuhën e trupit

Përse nuk duhet t’i kryqëzoni kurrë krahët. Dhe këshilla të tjera për gjuhën e trupit
Mesazhet joverbale që përcjellim te të tjerët kanë shumë pushtet në mënyrën se si na perceptojnë njerëzit që na rrethojnë. Nëse arrini të ndikoni te trupi juaj, do të arrini çdo sukses të mundshëm
Gjuha e trupit është më e vjetër sesa gjuha e folur apo mimika e fytyrës. Ajo lind së bashku me ne.
Në vitet e fundit, disa studime nga Harvard, Princton dhe universitete të tjera të kategorisë së lartë kanë studiuar gjuhën e trupit dhe na kanë mësuar si ta përdorim atë.
Ne të gjithë jemi rritur duke mësuar si të sillemi me njëri-tjetrin bazuar në mimikën e fytyrës. Megjithatë kjo mund të mos jetë mënyra më e mirë për të gjykuar emocionet e të tjerëve.
Kërkuesit nga Universiteti Princton kryen një eksperiment të thjeshtë.
Ata u kërkuan pjesëmarrësve në studim të gjykonin nëse fotografia e një personi shfaqte gëzim, humbje, fitore apo dhimbje. Disa foto shfaqnin vetëm shprehje fytyre, të tjera vetëm gjuhë trupi dhe disa të dyja.
Në katër eksperimente të ndara, pjesëmarrësit hamendësuan më me saktësi emocionet e shfaqura te gjuha e trupit sesa aty ku shfaqej vetëm fytyra.
Emocionet shumë pozitive ose shumë negative janë veçanërisht të vështira për t’u dalluar nga njëra-tjetra, shpjegon kërkues Todorov.
Tani, çështja bëhet më interesante.
Gjuha e trupit nuk është thjesht diçka që na duhet ta mësojmë. Shprehjet më emocionale vijnë natyrshëm te ne. Për shembull, shkencëtarët nga Kolumbia vëzhguan sjelljen e njerëzve të verbër në atletikë. Nga të dy atletët që fituan, si i verbri dhe ai që shihte, shprehën të njëjtën gjuhë trupi rreth fitores.
Gjuha e trupit mund të përmirësojë shumë jetën tuaj të përditshme. Amy Cuddy nga Universiteti Harvard shpjegon gjuhën e trupit mbështetur te bota e biznesit dhe si mund të rrisim shanset e suksesit.
Ka dy lloj pozicionesh trupore sipas Cuddy-t.
Një nga pozat e fuqishme është kur personi zë sa më shumë vend në hapësirë. Kjo arrihet duke hapur duart apo këmbët dhe me anë të një shtriqje.
Nëse shprehni sa më shumë poza pushteti do të mund të gjeni punë më të mira, do të ndiheni më komodë dhe më të suksesshëm në përgjithësi. Kjo shkon përtej hapjes së këmbëve apo duarve.
screen-shot-2013-04-17-at-4-50-09-pm
screen-shot-2013-04-17-at-4-50-28-pm
Sipas Cuddy-t, brenda trupit diçka ndryshon kur ne ndryshojmë perceptimin për veten. Këto ndryshime kanë të bëjnë me hormonet.
Dy hormone luajnë rolin kryesor: Testosteroni, hormoni i pushtetit që na bën një lider më të mirë dhe më të përqendruar dhe kortizoli, hormoni i stresit që na bën më shumë të stresuar, më pak të kënaqur dhe na bën të ndihemi të pafuqishëm.
Sipas eksperimentit të Harvardit, disa persona u futën në një dhomë dhe për dy minuta iu kërkua të mbanin poza të fuqisë ose mungesës së fuqisë. Më pas shkruan të japin intervistën e punës.
Rezultatet ishin tronditëse.
Rekrutuesit neutralë, që nuk e dinin se cili mbajti pozën e pushtetit apo mungesës së pushtetit, zgjodhën të punësonin atë që kishte mbajtur pozë pushteti.
Përveç kësaj, nivelet e hormoneve ndryshuan gramatikisht. Pati rritje të testosteronit dhe rënie të kortizolit pas performimit të pozës së pushtetit ndonëse për vetëm dy minuta. E kundërta ndodhi me ata që bënë pozat e mungesës së pushtetit, ku pati ulje të testosteronit dhe rritje të kortizolit.
Ndryshimi i gjuhës së trupit nuk ndikon te rezultatet. Por ndryshon atë që ne jemi si njerëz. Ja si të arrini të përcillni më shumë pushtet te të tjerët.
Përqendrohuni te pozicioni i këmbëve
Carol Kinsey Goman ka bërë kërkime mbi rëndësinë e gjuhës së trupit në vendin e punës për shumë vite. Një nga këshillat e saj kryesore është që tregoni kujdes për këmbët. Nëse i bashkoheni bisedës së dy kolegëve dhe ata kthejnë drejt jush vetëm pjesën e sipërme të trupit, por nuk ndryshojnë pozicionin e këmbëve, kjo do të thotë se nuk duan t’ju përfshijnë në bisedë. Nëse këmbët e tyre hapen për nga ju, atëherë po ju ftojnë të jeni një pjesëmarrës. Për të kuptuar kur një bisedë ka marrë fund, mjafton të shihni nëse këmbët e kolegut janë kthyer për nga dera.
Buzëqeshni
Ne buzëqeshim sepse jemi të lumtur. Por studimet tregojnë se njerëzit që buzëqeshin edhe pa qenë të lumtur, përcjellin të njëjtin mesazh. Gjeni kohën të buzëqeshni përpara se të keni një takim të rëndësishëm, pasi me shumë gjasa do të ndikojë në nivelin tuaj të suksesit.
Praktikoni pozat e suksesit
Praktikoni pozat trupore të njerëzve të suksesshëm përpara një bisede të rëndësishme. Merrni sa më shumë vend për duart dhe këmbët, pasi nëse mbështilleni në vetvete, kjo ju bën të ndiheni më pak të suksesshëm.
screen-shot-2013-04-17-at-4-49-22-pmscreen-shot-2013-04-17-at-4-49-49-pmscreen-shot-2013-04-17-at-4-50-09-pm-1
Përshtatuni me gjuhën trupore të bashkëbiseduesit
Për të çliruar stresin e ardhur nga ndonjë situatë e pakëndshme, mjafton të përshtateni me gjuhën e trupit të bashkëbiseduesit tuaj. Praktikojeni këtë sidomos te njerëzit e rinj që njihni.
Ulni zërin dhe bëni frymëmarrje të thella
Ndonëse nuk është pozicion trupor, kjo do t’ju ndihmojë shumë. Burrat dhe gratë që kanë zëra më të ulët dhe më të thellë kanë më shumë gjasa të marrin pozicione lidershipi dhe perceptohen me autoritet më të madh.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix6 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix6 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix6 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix6 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix6 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix6 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix6 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix6 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix6 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix6 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook