Lidhu me ne

Mix

 10 sekretet e Papa Françeskut për të qenë të lumtur

“Jeto dhe lëri të tjerët të jetojnë”/ 10 sekretet e Papa Françeskut për të qenë të lumtur
114033449-85284efe-64b9-4bef-8a74-870e9aa25012
Më poshtë po sjellim edhe 10 këshilla të Papa Françeskut për një jetë të plotë dhe të lumtur.
screenshot_1
Sekretet e Papa Françeskut drejt lumturisë
1- “Jeto dhe lëri të tjerët të jetojnë.” Secili do të duhej të udhëhiqet nga ky princip, ka thënë ai, i cili ka kuptimin e njëjtë me thënien romake “Ec përpara dhe lëri të tjerët ta bëjnë të njëjtën.”
2- “Bëhu i dhënë pas të tjerëve.” Njerëzit kanë nevojë të jenë të hapur dhe zemërgjerë me njëri-tjetrin, thotë ai, sepse “nëse mbyllesh në vete ka rrezik të bëhesh egocentrik. E uji që rri bëhet i qelbur.”
3- “Vepro qetësisht në jetë.” Papa, i cili më parë ka ligjëruar letërsi në shkollën e mesme, e ka përdorur imazhin e një novele argjentinase të Ricardo Guiraldes, në të cilën protagonisti, Don Segundo Sombra, e kujton mënyrën se si ka jetuar më parë.
4- Sensi i shëndetshëm i kohës së lirë. Papa ka thënë: “Konsumerizmi na ka bërë nervozë”, dhe u bën thirrje prindërve që gjithmonë të ndajnë kohë për lojë me fëmijët e tyre, dhe ta ndalin televizorin përderisa hanë.
5- Të dielat duhet të jenë ditë pushimi. Punonjësit duhet të kenë pushim të dielave sepse “E diela është për familjen,” thotë ai.
6- Gjeni ide të reja për të krijuar vende të dinjitetshme pune për të rinjtë. “Duhet të jemi kreativë me të rinjtë. Nëse nuk u japim mundësi të mjaftueshme, ata do t’i drejtohen drogës” dhe keni kujdes me vetëvrasjet, thotë ai.
7- Respektojeni dhe kujdesuni për natyrën. Degradimi i mjedisit është “një nga sfidat më të mëdha që i kemi,” ka thënë Papa. “Mendoj që pyetja që nuk po ia bëjmë vetes është: A nuk po bën vetëvrasje raca njerëzore me trajtimin tiranik dhe diskriminues që po bën ndaj natyrës?”
8- Ndaloni së qeni negativ. “Nevoja për të folur keq për të tjerët indikon nën-vlerësim të vetvetes. Kjo do të thotë, ‘Unë ndihem aq i ulët sa që në vend se ta ngrej veten, provoj t’i ulë të tjerët,’” thotë Papa. “Heqja dorë në mënyrë të shpejtë nga negativiteti, është e shëndetshme.”
9- Mos provoni t’i ndryshoni të tjerët; respektoni bindjet e të tjerëve. “Ne mund t’i inspirojmë të tjerët përmes dëshmisë se askush nuk bashkohet në komunikim. Por, gjëja më e keqe është kur dikujt mundohemi t’ia ndryshojmë religjionin, që tingëllon si: ‘Po flas me ty për të ta mbushur mendjen.’ Jo. Çdo njeri dialogun, duke filluar me identitetin e vet. Kisha rritet duke i tërhequr njerëzit e jo duke i detyruar ata,” ka thënë Papa.
10- Punoni për paqe. “Ne po jetojmë në periudhën kur po zhvillohen shumë luftëra,” ka thënë ai, “dhe thirrja për paqe duhet të dëgjohet. Paqja nganjëherë të jep përshtypjen e heshtjes, por kurrë nuk heshtë, paqja është gjithmonë e zhurmshme dhe dinamike.”
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore1 muaj më herët

Ish Sekretari Blinken: U qëndroj plotësisht sanksioneve ndaj Berishës, ato tregojnë fajet e tij, jo të SHBA

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është pyetur gjatë një bashkëbisedimi “Harvard Institute of Politics”, për shpalljen “non grata” të...

Kryesore4 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore6 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike6 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar6 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore6 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Radar6 muaj më herët

Mamdani, Obama i ‘ri’ dhe çfarë e frikëson vërtet Trumpin; 3 mesazhet nga vota në Nju Jork

Shkruar nga Massimo Gaggi Fitorja e Mamdanit duhet të trajtohet me kujdes nga Partia Demokratike. Ajo ka rizbuluar aftësitë e...

Radar6 muaj më herët

Dyshime për një fluskë triliona-dollarëshe të data center për Inteligjencën Artificiale

Gara për Inteligjencën Artificiale është aktualisht një ndër më përcaktueset për të ardhmen e ekonomive kryesore. Megjithatë inevstimet në të...

Temporal6 muaj më herët

Kur Arti Bëhet Urë: Reflektime nga Shkëmbimi Rinor Erasmus+ në Qipro

/ Jona Kaso Në fund të tetorit 2025, ishulli i Qipros u kthye në një pikë takimi për krijimtarinë, emocionindhe...

Radar8 muaj më herët

Si hyri në gjak fisi Kim me fisin Berisha për demokracinë në Shqipëri

nga Indrit Vokshi Juri Kim doli në pension 53 vjeçe. Departamenti i Shtetit e quan largimin e Kim si tranzicion...

Facebook