Lidhu me ne

Kioske

10 orët monumentale më të bukura në botë (FOTO)

10 orët monumentale më të bukura në botë (FOTO)

Dikur shërbenin ekskluzivisht për të treguar kalimin e orëve, sot funksioni i tyre është vetëm monumental: janë orët më të bukura në botë, të kërkuara dhe fotografuara nga turistë të panumërt.

Disa, si i famshmi “Big Ben”, janë shndërruar në simbol të vetë qytetit që “i strehon’, të tjerët janë xhevahirë të vërtetë të mekanikës dhe të artit. Po zbulojmë disa prej tyre, vërtet “pa kohë”.

“BIG BEN”, LONDËR –  Është një ore esenciale, e cila gjatë “rrugëtimit” që bën të gjithë e dinë melodinë e akrepave. Emri i tij, për të qenë të saktë, është ai i ziles së vendosur brenda kullës po aq të famshme, por tani është zgjeruar në të gjithë monumentin, edhe pse emri i saj zyrtar është “Elizabeth Tower”.

“Big Ben”, Londër

 

“RATHAUS-GLOCKENSPIEL”, MYNIH, GJERMANI – Kulla e famshme e orës në Mynih të Gjermanisë, është një kryevepër në stil Gothic, me shifra të animuara në sajë të një pajisjeje mekanike që daton në histori që nga shekulli XVI.

“Rathaus Glockenspel”, Mynih, Gjermani

 

ORA ASTRONOMIKE, PRAGË – Sigurisht një nga orët më të famshme në Europë. Ora është shënuar me një përshkrim të vdekjes, ajo paraqitet si një skelet, protagoniste e lëvizjes mekanike të figurave alegorike që e popullojnë atë.

Ora astronomike, Pragë

 

“ZYTGLOGGE”,  BERNË, ZVICËR –   Kulla e Sahatit është formuar portën e parë perëndimore të qytetit, e ndërtuar në vitin 1200, ndërsa ora astronomike daton në vitin 1530. Akrepat e orës mbajnë emblemën e Cronus, Zot i kohës.

Zytglogge, Bernë, Zvicër

 

ORA ASTRONOMIKE, KATEDRALE E NOTRE DAME – STRASBUG – Gjendet në brendësi të Katedrales së qytetit dhe është ndërtuar në shekullin XVI dhe është një kryevepër e Rilindjes. Pas një restaurimi të gjatë, të bërë në ‘800, ora tashmë sjell shenja me lëvizjen mekanike të një numri të figurave prej druri dhe ofron një pamje të plotë të astronomisë të shekullit të Gjashtëmbëdhjetë.

Notre Dame, Strasburg

 

KULLA SPASSKAYA, MOSKË – Kulla ndodhet në anën lindore të Kremlinit dhe është më e madhja dhe më e rëndësishmja. E ndërtuar në vitin 1491 nga arkitekti italian Pietro Antonio Solari, me pamje nga Sheshi i Kuq, është kulla kryesore e kompleksit dhe përshkohet nga një pasazh i mrekullueshëm.

Kulla Spasskaya, Moskë

 

RAJABHAI, MUMBAI, INDI – Një monument tërheqës me shije angleze. Ndodhet në Mumbai, në Indi dhe është një nga gjurmët e së shkuarës së saj nga kolonia britanike deri para pak dekadash.

Rajabhai, Mumbai, Indi

 

SULLTAN ABDUL SAMAD, KUALA LUMPUR – Një kullë madhështore me orë, me 40 metra lartësi, është një nga pikat thelbësore të qytetit. Është një ndërtesë e ngritur në fund të shekullit të Nëntëmbëdhjetë me pamje nga Dataran Merdeka (Sheshi Pavarësia), në sheshin kryesor të qytetit, në të cilin kremtohen ngjarjet më të rëndësishme të Malajzisë.

Sulltan Abdul Samad, Kuala Lumpur

 

“MECA ROYAL HOTEL CLOCK TOWER”, ARABIA SAUDITA –  Ora është pjesë e një kompleksi të quajtur “Abraj Al-Bait Towers”, e cila mban disa rekorde botërore: ai është hoteli më i lartë në botë, me kullën më të lartë me një orë më të lartë absolute. Ora është më e madhja e fasadës ekzistuese dhe është e vendosur në zonën më të madhe të grataçelave në nivel botëror.

“Meca Royal Hotel Clock Tower”, Arabia Saudite

 

“THE FLORAL CLOCK”, NIAGARA PARKS – KANADA –  Kjo është një orë e vërtetë në formë luleje, një nga më të bukurat në botë, e ndërtuar në vitin 1950. Ajo është e përbërë nga më shumë se 20 mijë lule dhe bimë sezonale, sipas një dizajni që është ndryshuar dy herë në vit.

“The Floral Clock”, Kanada
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix6 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix6 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix6 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix6 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix6 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix6 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix6 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix6 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix6 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix6 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook