Lidhu me ne

Temporal

Pse tradhtojnë burrat ?

Zakonisht gjatë bisedave të ndryshme me miq apo dashamirës të Tabu, kam kuptuar që nëse në një çift tradhton burri, atëherë partnerja do patjetër të dijë PSE. Një pjesë e proçesit të shërimit është patjetër dhe pranimi, në mënyrë që të kuptosh arsyet dhe të evitosh, një herë të dytë rastin.
Ja disa nga arsyet që burrat japin rreth tradhtisë:
  • Nuk bëjnë mjaftueshëm seks në shtëpi, ose seksi që bëjnë është i mërzitshëm. Këta janë djem dhe burra që deklarojnë që kanë një libido më të zhvilluar se sa partnerja e tyre. Janë burra që kanë nevojë për vëmendje seksuale.
  • Për t’u hakmarrë ndaj një partneri që i ka tradhtuar. Për disa djem apo burra, tronditja nga  zbulimi i tradhtisë nga partnerja mund të tejkalohet vetëm duke bërë të njëjtën gjë.
  • Sepse mund ta bëjnë. Disa djem mendojnë që nëse nuk ka ndonjë mundësi  që partnerja të zbulojë tradhtinë ( ndonëse ka gjithmonë një mundësi), atëherë ata mund ta bëjnë. Djemt dhe burrat  kanë shumë mundësi për tradhti dhe shumë vështirësi për refuzim.
  • Sepse është shumë eksituese. Disa burra, djem dhe meshkuj ndihen mirë nga arritja e “kapjes “ së predhës, ndërsa disa të tjerë sepse kanë nëvojë për variacion. Në marrëdhënie e gjata dhe monogame shpesh pasioni humbet, por kjo është një marrëveshje që bëjmë me veten në momentin që zgjedhim monogaminë. Për shkak të egos. Kur je në dijeni që meshkuj apo femra të tjeta të duan, ego përkedhelet. Kjo praktikë është më e përhapur tek burrat, me moshë mesatare, të cilat duan ende ti tregojnë vetes që janë në lojë.
  • Sepse partnerja nuk të eksiton më. Fatkeqësisht në marrëdhënie të gjata dhe monogame, partneri shpesh here e le veten pas dore, duke marrë për të mirëqenë prezencën e tjetrit. Ndodh që mbasi kemi partnerin tonë, akomodohemi dhe nuk mundohemi më që të dukemi bukur apo joshës si më parë. Për këtë arsye shpesh herë burrat kërkojnë dikë tjetër që ti përmbushë dhe estetikisht.
  • Ai e do partneren por nuk edashuron më. Dashuria nuk zgjat përgjithmonë. Dashuria është një ndjenje fortë, sidomos në fillim të marrëdhënies. E reja është gjithmonë me eksituese se e vjetra. Fatkeqësisht në vend që të ndahemi nga partneri, kërkojmë aventura jashtë ҫiftit. Kjo shton rrezikun e zhvillimit të ndjenjës për dikë tjetër dhe si pasojë ndarjen.
Nëse tradhton partneren, shanset që mos jesh i lumtur janë të shumta. Por kjo është një problematikë për të cilën duhet të gjesh zgjidhje. Nëse do të vazhdosh marrëdhënien që je duke jetuar,tradhtia nuk është opsion. Por mund të ndihesh, më mirë, mund të duket si një mundësi për t’u larguare nga realiteti, por kjo nuk është zgjidhje afatgjatë.

Zhaklin Lekatari-Tabu.al

KOMENTI I NJE LEXUESI
KOMENT SHUME INTERESANT

Po mundohem qe te shpjegoj se perse tradhton nje mashkull duke e vendosur mashkullin ne rolin e pershkaqenit.

Kur jemi te rinj jemi si puna e fokave qe notojne ne siperfaqe, e shohim jeten plot energji, plot rreze dielli, plot ngjyra dhe fizikisht jemi me te lehte. Ketu deti simbolizon jeten ku rrymat e ndryshme jane situatat e veshtira te jetes. Per fokat ka ndonje dite me dallge por shume shpejt dallget kalojne dhe ato i rikthehen notit ne siperfaqe ne nje det te qete.

Tani me kalimin e kohes ne plakemi, fiziku nuk eshte me i njejti dhe shnderrohemi sikur peshkaqenet. Behemi me te medhenj por jetojme me ne thellesi. Ne thellesi ka rrymat e detit , me lart thame qe jane veshtiresite e jetes. Rrymat e lekundin peshkaqenin pak , por ama me ane te eksperiences dhe peshes i shmanget rrymave.
Thellesia e detit lejon me pak rrezet e diellit qe te deportojne poshte, pra peshkaqeni jeton ne nje ambient te erret, te ftohte dhe ku jeta eshte monotone. Cdo fotograme qe peshkaqeni sheh me sy eshte dicka qe ai ka pare me perpara. Peshkaqeni avash avash pershtatet ambienteti sado i erret mund te jete ai.

Vjen nje rryme ne ne det qe e ngre lart peshkaqenin drejt siperfaqes, avash avash drita behet me e forte dhe shqisat e peshkaqenit fillojne qe te kene me shume ndjesi. Duke ju afrua siperfaqes ai sheh nje foke qe noton dhe nga instikti i ti e sulmon direkt.

Per shume meshkuj foka prezanton mundesine per tu ngjitur ne siperfaqe , per te ikur nga erresira ku kane perfunduar.
Nje nga karakteristikat e njerezve eshte pershtatja me çdo ambient dhe me çdo situate.
Ndonjehere, jeta te jep ca impulse qe te dalesh nga equilibri jot, por prape se prape njerezit kthehen gjithmone tek equilibri i tyre.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 orë më herët

Sophie Turner: Taylor Swift, mbështetja ime gjatë divorcit nga Joe

Sophie Turner është mirënjohëse që Taylor Swift e lejoi të qëndrojë në apartamentin e saj në Nju Jork pas divorcit...

Mix2 orë më herët

Dieta e vezëve/ A duhet ta provoni për të ulur peshën?

Një nga temat me interesante në kërkimet shkencore për dietat dhe jetesën e shëndetshme është roli i vezëve dhe proteinave...

Mix2 orë më herët

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë të falënderojë Bes Kallakun për famën që ka, më parë nuk e njihte askush

Këngëtari i njohur Robert Berisha ka bërë së fundmi disa deklarata të forta që kanë nxitur diskutime në sferën publike,...

Radar2 orë më herët

“Pronat publike”/ “Vjedhje me ligj!”,Lulzim Basha: Skemë e qeverisë me mafian e pronave dhe oligarkët

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp foli në lidhje me ligjin e miratuar ditën e...

Radar2 orë më herët

VIDEO/ Rama i mat kohën Vuçiçit gjatë fjalimit në Samit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët! Presidenti serb nuk mban dot të qeshurën

Një moment epik ka ‘shpëtuar’ nga takimi i djeshëm në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Kotor të Malit...

Mix2 orë më herët

FOTOT: Koha për Naomi Campbell ka ngrirë që nga 1996 dhe veshja e saj është prova

Ajo që Naomi Campbell demonstroi në ‘Festivalin e Filmit në Kanë 2024’ është se si mund të bësh një pakt...

Mix1 ditë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix1 ditë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix1 ditë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix1 ditë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Facebook