Një prej gjërave që na mundon më shumë përditë është paraqitja jonë në punë. Mendohemi për orë të tëra çfarë do të veshim, si do të lyhemi apo si do t`i mbajmë flokët. Hairstylist e Class Hair and Makeup, Monaliza Kasaj ka menduar për të gjitha vajzat për t`iu dhënë një zgjidhje. Ky është modeli i flokëve më i përshtatshëm për në zyrë, sidomos në këto ditë të nxehta vere, që mund ta bëni shumë thjeshtë dhe ju merr pak kohë. Ky model është i përshtatshëm jo vetëm për në zyrë, por edhe për një darkë jashtë. Mund të dukeni elegante me shumë pak përpjekje. Ju duhen një llastik, disa karfica dhe mund ta realizoni për pak minuta.
Ndajini baluket nga pjesa tjetër e flokëve dhe lërini para duke i ndarë në mes, ndërsa me pjesën tjetër bëni një gërshet kurrizpeshk.
Gërshetin lidheni me një llastik në fund, më pas rrotullojeni dhe kapeni në formë topuzi me disa karfica.
Bëjini gërshet edhe baluket dhe kapini me karfica në mënyrë horizontale sipër topuzit.