Lidhu me ne

Kioske

Si të përgjigjeni kur një intervistues ju pyet: Sa është paga juaj aktuale?

Si të përgjigjeni kur një intervistues ju pyet: Sa është paga juaj aktuale?
“Sa është paga juaj e tanishme?” – ju pyet një intervistues pune. Ju nervozoheni në çast, pa ditur si të përgjigjeni.
Ky është një skenar i zakonshëm dhe i sikletshëm në një intervistë pune. Në fakt, në disa vende nuk është më e ligjshme që një aplikues pune të pyetet për pagën e tij të mëparshme. Por, për sa kohë që çështja debatohet ende, është më mirë që të jeni të përgatitur për përgjigjen.
Disa mund t’ju këshillojnë që t’i bëni bisht pyetjes ose të jepni një shifër të përafërt për të shmangur shifrën e saktë. Sipas Suzy Welch, autores së mirënjohur të shumë librave bestseller mbi menaxhimin dhe kontribuuese e CNBC, mënyra më e mirë për të siguruar vendin e punës në një kompani të re dhe për të përparuar në karrierën tuaj, është thjesht duke thënë të vërtetën.
“Njerëzit do t’ju thonë që duhet ta manipuloni bisedën”, thotë Welch për programin Make it të CNBC, “apo që duhet t’i bëni bisht pyetjes duke folur me përafërsi. Por nuk është kjo mënyra e duhur për të nisur një marrëdhënie”.
Sipas saj, ia vlen barra qiranë, të thoni pagën tuaj. Nëpërmjet dy hapave, Welch ju këshillon sesi t’i përgjigjeni kësaj pyetjeje me spec:
1- Njihni vlerën tuaj në treg
Të diskutosh pagën në një interviste punë “do të thotë të ecësh në një tokë të minuar”, shprehet Welch. “Për të dalë me sukses, së pari duhet të dini pozicionin tuaj”,
Tregohuni të zgjuar dhe bëni kërkime”, thotë ajo. “Interesohuni sa është paga e përafërt e punës dhe sa të vlefshme janë aftësitë tuaja në tregun e hapur.”
Faqe si PayScale, Glassdoor apo Linkedln Salary mund t’ju ndihmojnë të dini sa duhet të jetë paga për një punë të caktuar dhe ju tregon “nëse po fitoni mbi apo nën kushtet e tregut”, thotë ajo. Mund të zbuloni se po paguheni më pak se ç’duhet, gjë që mund të ndodhë nëse keni kohë që punoni në kompaninë tuaj apo nëse jeni punësuar me një pagë të ulët. Ju mund ta gjeni veten edhe në situata të pazakonta ku paguheni më shumë se sa duhet.
Gjithsesi, për një intervistë pune ju duhet të jeni të përgatitur me informacion konkret për gjendjen tuaj të tanishme.
2- Tregojeni pagën tuaj të tanishme dhe arsyetoni me argumente
Pasi ta dini si krahasoheni me njerëz me punë të ngjashme, jini të ndershëm për pagën tuaj të tanishme, thotë Welch.
Në këtë mënyrë, ju tregoni se jeni të sinqertë dhe keni integritet. Mund të jepni përgjigjen, “Paga ime është X, shpërblimi është zakonisht Y, që afërsisht bëjnë shumën totale prej vetëm Z”.
Pasi ta keni treguar shifrën, argumentoni në favor të vetes. “Mund të jepni arsye bindëse se pse do të ishit i gatshëm të paguheshit më pak për hir të mundësive apo rritjes në të ardhmen, apo pse duhet të paguheni më tepër”, thotë ajo. Pasi ta keni shtruar argumentin, nuk ju mbetet gjë tjetër veçse të prisni për të parë si do të përgjigjet menaxheri intervistues – dhe nëse ai ju trajton me konsideratë.
“Nëse punëdhënësi juaj i mundshëm përpiqet t’ju manipulojë gjatë kësaj bisede, kjo është një shenjë paralajmëruese”, – thotë ajo. “Mos e shpërfillni.”
Burimi: CNBC
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix20 orë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix20 orë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix20 orë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix20 orë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Mix20 orë më herët

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?

Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30...

Mix20 orë më herët

Ferrari prezanton dy makina të reja me motor V12

Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të...

Mix21 orë më herët

A shkakton kapsllëk qumështi i gjirit te bebet?

per nenat Foshnjat e porsalindura që ushqehen me gji më të vegjël se 6 javësh duhet të defekojnë të paktën...

Mix21 orë më herët

Stresi gjate shtatzanise mund te shkaktoje autizem

per nenat Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit. Vaksinat, dietat dhe mungesa...

Mix21 orë më herët

Çfarë duhet të dini për alergjinë e gojës?

per nenat Nëse fëmija juaj ka alergji sezonale dhe gjithashtu goja e tij irritohet pas ngrënies së disa frutave ose...

Radar21 orë më herët

Mbi kryeministrin Robert Fico shtiu urrejtja e mbjellë në media

Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico raportohet si “jashtëzakonisht kritike”. Përveç aktit të kryer nga një poet 71 vjeçar, problemet...

Facebook