Lidhu me ne

Temporal

Si u ngrit kompania Adidas

BILD
Disa thonë se ai është një vizionar. Të tjerë e quajnë themeluesin e korrupsionit në sportin modern.
Në çdo rast, Horst Dassler është një figurë shumë e rëndësishme e historisë ekonomike gjermane.
Një dokumentar i kanalit ZDF ka hedhur dritë mbi lindjen e kompanisë Adidas, një nga markat më të njohura në botë. Sipas dokumentarit, Dassler ia doli që me anë të një sistemi ryshfeti, spiunazhi dhe presionesh, të ngrejë Adidas në majën e markave sportive botërore.
Horst Dassler, djali i themeluesit të firmës, Adi Dassler, ishte një njeri që nuk njihte kufinj.
Historia e kompanisë Adidas është një histori lufte mes vëllezërish. Historia e dy burrave, që luftuan deri në gjak. Në vitin 1924, dy vëllezërit Adi dhe Rudolf Dassler themeluan një fabrikë të këpucëve sportive. Biznesi ecte mirë. Kur nisi Lufta e Dytë Botërore, Rudolf Dassler shkoi në front. Pas mbarimit të luftës, ai përfundoi në një burg amerikan. Rudolf mendonte se gjithçka ishte vepër e vëllait të tij dhe të shoqes, Kaethe, që donin të pastronin rrugën prej tij. Në familje shpërtheu një sherr i madh. Vëllezërit u ndanë dhe themeluan Adidas (Adi) dhe Puma (Rudolfi). Dy sipërmarrje, që luftonin ashpër me njëra-tjetrën. Mosmarrëveshjet vazhduan edhe gjeneratën që i pasoi.
Horst Dassler, djali i Adi dhe Kaethe, mori përsipër kompaninë Adidas. “Horst është bashkëfajtor për të gjithë problemet e botës sportive sot,” thotë ish-menaxheri i kompanisë Adidas, Guenter Sachsenmaier.
Në vitin 1956 ai shpërndau këpucë gratis në lojërat olimpike verore, duke fituar respekt. Në vitin 1968 paguante sportistët më të mirë me pesë shifra për të mbajtur produktet e Adidas.
Ai zihej shpesh me mamanë dhe motrat, por nuk ndalej.
Horst e kishte kuptuar se duhej të fitonte besimin e funksionarëve të lartë të sportit. Një nga të besuarit e tij thotë se kush nuk pranonte, vihej nën presion. Në federatat kryesore sportive në botë, kishte të besuar të kompanisë. Gjatë Luftës së Ftohtë, Dassler negocoi marrëveshje edhe me sovjetikët, duke u dhënë ryshfet. “Kishim pushtet të madh, ndikim të fortë,” thotë ish-menaxheri Guenter Sachsenmaier.
Familja e tij i shihte në mënyrë kritike këto veprime. Kur nëna Kaethe i vdiq në vitin 1984, Horst Dassler e kishte rrugën krejt të lirë. Ai e mori tërësisht në dorë kompaninë. Por nuk e kishte vënë re se në treg po hynin edhe aktorë të rinj si Nike dhe Reebok.
Në prill të vitit 1987, Dassler vdiq nga kanceri në moshën 51-vjeçare. Familja e tij e ndarë mori aksionet, Adidas u bë një kompani publike.
“E kuptuan që duhej të merrnin njerëz nga jashtë,” thotë ish-menaxheri i kompanisë, Peter Rduch. Suksesi u dha të drejtë vendimmarrësve të rinj. Sot kompania punëson më shumë se 57 mijë njerëz në mbarë botën dhe së fundmi ka gjeneruar 21 miliard euro të ardhura- pesë herë më shumë se konkurrenti lokal Puma.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix23 orë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix23 orë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix23 orë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix23 orë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Mix23 orë më herët

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?

Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30...

Mix23 orë më herët

Ferrari prezanton dy makina të reja me motor V12

Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të...

Mix23 orë më herët

A shkakton kapsllëk qumështi i gjirit te bebet?

per nenat Foshnjat e porsalindura që ushqehen me gji më të vegjël se 6 javësh duhet të defekojnë të paktën...

Mix23 orë më herët

Stresi gjate shtatzanise mund te shkaktoje autizem

per nenat Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit. Vaksinat, dietat dhe mungesa...

Mix23 orë më herët

Çfarë duhet të dini për alergjinë e gojës?

per nenat Nëse fëmija juaj ka alergji sezonale dhe gjithashtu goja e tij irritohet pas ngrënies së disa frutave ose...

Radar23 orë më herët

Mbi kryeministrin Robert Fico shtiu urrejtja e mbjellë në media

Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico raportohet si “jashtëzakonisht kritike”. Përveç aktit të kryer nga një poet 71 vjeçar, problemet...

Facebook