Lidhu me ne

Kioske

Lista/ 10-familjet që kontrollojnë botën (FOTO)

Padyshim që e keni dëgjuar mbi teorinë se pothuajse të gjitha paratë në botë kontrollohen nga familjet më të pasura. Disa prej tyre i shpenzojnë në gjërat që duan e disa preferojnë të jetojnë një jetë të qetë.
Por është diçka që i bashkon: statusi i tyre shoqëror dhe pozicioni i tyre në shoqëri si që dhe misteret e ndryshme. Disa njerëz mendojnë se këto familje kontrollojnë presidentët e të gjithë vendeve të botës. Më poshtë do të gjen një listë të 10 familjeve që me shumë gjasa kanë kontrolluar dhe kontrollojnë këtë botë.
The Rockefellers

Qarkullojnë legjenda për shumën e parave që zotëron familja Rockefeller. Askush nuk e di shifrën e saktë por bazuar në burime të ndryshme vlerësohet të jetë rreth 1 deri në 3 trilion dollarë. Kjo familje u bë e famshme falë John Rockfeller, milioneri i parë. Në fund të shekullit të 19, Rockfeller kontrollonte 90% të tregut të naftës në SHBA. Pothuajse të gjithë kompanitë moderne të naftës e filluan me Rokfelleret. Të dy luftërat botëërore e bënë edhe më të pasur këtë familje. Ata ndihmuan anën gjermane dhe aleatët. Tani, përveç bankave dhe naftës, Rockefellerët bëjnë bamirësi dhe fitojn monedha kripto. Teorpitë konspirative besojnë se anëtarët e famijes janë kryetarët e një qevere të fshehtë botërore dhe ndjekin idenë e “miliardës së artë” (Golden Million).
The Morgans
Teoritë e shumëfishta politike besojnë se familja Morgan përcaktojnë rrjedhën politike të SHBA dhe kontrollojnë të gjithë bankat në botë. Personi i parë në i kësaj familje ishte John Pierpont Morgan i cili filloi peradnorinë e parë financiare në SHBA. Ai shiti armë gjatë luftës Civile dhe ishte i ndjekur për këtë. Në vitin 1907 ai ndaloi rënien e sitstemit bankar. Edhe tani, Morganët janë një nga familjet më me ndikim në sferën bankare. Ata kanë degë jo vetm në SHBA por edhe në Evropë. Disa anëtarë të familjes thuhet se kontrollojnë General Motors dhe General Eletctric.
The House of Saud
“Shtëpia e Saudit” është dinastia mbretërore që ka qeverisur Arabinë Saudite që nga viti 1932. Kreu i familjes është mbreti Salman Bin Abdulaziz Al Saud dhe numri i anëtarëve të kësaj familje është 25,000. Kreu i familjes ka fuqinë absolute politike dhe anëtarët e familjes kanë pozita të rëndësishme qeveritare dhe ushtarake. Ata mund të marin çfarë pune të duan brenda vendit. Ata gjithashtu kontrollojnë rreth 20% të rezervave globale të naftës.
The Rothschilds
Rothschilds ishin një nga familjet më të pasura në botë në kohën e Napoleonit. Dinastia u nis nga Mayer Amschel Rothschild. Në Gjermani, ai krijoi një biznes të madh bankar dhe krijoi perandorinë e tij financiare. Kur vdiq, Amschel la një amanët për trashëgimtarët e tij, ku shprehu mënyrat se si duhet të kontrollohet perandoria dhe Rothsçajlldët kanë ndjekur këto rregulla për më shumë se 200 vjet.Ka pasur shumë teori dhe thashetheme të ndryshme rreth familjes së tyre. Disa njerëz thonë se i kontrollojnë të gjitha paratë në botë dhe të gjitha institucionet financiare. Të tjerë mendojnë se Rothsçajlldët sponsorizojnë dhe inkurajojnë shumicën e luftrave.
Shuma e parave që kanë Rothsçajlldët vlerësohet të jetë rreth 2 trilionë dollarë. Ata bëjnë investime, kontrollojnë tregtinë dhe bankat dhe posedojnë kompani që prodhojnë naftë dhe gaz.
The Baruchs
Barukët kanë më pak para se Rothsçajlldët dhe Rockefellerët, por patjetër që kanë shumë ndikim. Bernard Baruch, personi që nisi këtë pasuri, ishte këshilltar për 5 presidentë amerikanë dhe një mik i ngushtë i Sir ëinston Churchill. Ai ishte personi i cili thuhet se krijoi termin “Lufta e Ftohtë”, dhe kontrolloi shpikjet e bombës atomike. Disa njerëz mendojnë se ai ishte personi që krijoi qeverinë botërore.
Ka shumë pak informacion rreth trashëgimtarit të perandorisë Baruch. Ai kishte dy vajza dhe një djalë. Djali i tij, Bernard Baruch Jr vdiq në vitet ’90. Nuk ka asnjë informacion për nipërit e mbesat e Bernard. Disa njerëz besojnë se ato janë të fshehur me qëllim dhe se ata ende e kontrollojnë qeverinë amerikane.
The Waltons
Në vitin 1962, Sam ëalton hapi dyqanin e parë Walmart. Kështu e bëri veten një nga njerëzit më të pasur në botë. Me kalimin e kohës, Walmart u bë dyqani më i madh zinxhir në SHBA.
Pas vdekjes së Sam ëalton, kompania është kontrolluar nga gruaja e tij dhe 4 fëmijë. Përveç supermarketeve, familja kontrollon Bankën Arvest dhe ata gjithashtu posedojnë një koleksion të artit dhe drejtojnë një fond bamirësie familjare.
The House of Windsor
Shtëpia e Windsor është familja mbretërore e Britanisë së Madhe. Aktualisht, kreu i familjes ëindsor është Mbretëresha Elizabeta II. Ajo është kreu i Kishës dhe Komandante në krye të forcave ushtarake të Britanisë së Madhe.
Përveç Britanisë së Madhe, Elizabeta II është monark mbretëror i 15 vendeve të pavarura. Çdo politikan do të ishte xheloz për vlerësimet e Mbretëreshës dhe nuk ka asgjë të habitshme për këtë. Të gjithë anëtarët e familjes mbretërore jetojnë një jetë modeste, shërbejnë në ushtri dhe bëjnë punë bamirësie.
The Murdochs
Murdokët filluan të ndërtojnë perandorinë e tyre në Australi. Keith Murdoch ishte një gazetar politik në një nga gazetat e Melburnit. Kur Keith arriti postin e redaktorit, ai rriti shitjet e gazetës dhe më vonë u bë CEO.
Djali i tij Rupert ishte gjithashtu gazetar. Pasi ata kishin kontrollin e të gjitha mediave kryesore të Australisë, ata krijuan Neës Corporation. Tani, Murdoch- zotërojnë i 20- Century Fox, Fox Neës, Myspace dhe Doë Jones. Neës Corporation u padit për përgjimin e paligjshëm të familjes mbretërore, të famshëm, dhe korrupcionin e policisë dhe forcave speciale.
Rupert është një person shumë popullor në kulturën pop. Ai u bë pjesë e Tomorroë Never Dies, serive televizive, Succession, dhe u përmend në teorinë e The Big Bang Theory dhe The Simpsons.
The Oppenheimers
Oppenheimers kanë shumicën e rezervave të arit në botë. Personi i parë i kësaj familje është, Ernest Oppenheimer, i cili u zhvendos në Kimberley të Afrikës së Jugut, ku u bë kryetar i bashkisë së qytetit dhe më pas kreu i një prej kompanive të diamanteve. Më vonë, ai monopolizoi tregun botëror të diamantit.
Tani, perandoria e diamantit është e sunduar nga nipi i Ernest, Nicky Oppenheimer. Familja prodhon dhe shet jo vetëm diamante, por edhe ar, hekur, platin dhe mineralet industriale.
The Pritzkers
Kjo është familja e imigrantëve hebrenj nga Ukraina që u transferuan nga Kievi në Çikago në vitin 1881. Pritzkers janë pronarë të korporatës Hayat. Kjo është një kompani hotelesh dhe zotëron 777 hotele në 54 vende.
Pritzkers tani jetojnë në Çikago dhe ata hapën shkollën e tyre të arkitekturës. Kjo familje përcakton mënyrën se si duket qyteti.
A besoni teorinë se bota është e kontrolluar nga familje të pasura apo nga një qeveri sekrete?
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix23 orë më herët

“The Line”, qyteti futurist në Arabinë Saudite: Ferr apo parajsë?

Imagjinoni dy rreshta rrokaqiejsh 500 metra të lartë (shumë më shumë se Empire State Building në Nju Jork, i cili...

Mix23 orë më herët

Diamanti blu që mund të arrijë 50 milionë dollarë në ankand!

Diamanti më i madh blu, i zbukuruar, pa të meta, i nxjerrë ndonjëherë në ankand mund të shitet deri në...

Mix23 orë më herët

Cilat janë markat më të mira të hoteleve luksoze në botë?!

Ka renditje të hoteleve më të mira në botë. Por një listë e re, e lëshuar nga grupi vetëm për...

Mix23 orë më herët

Ky shtet ka më shumë nga 50 restorantet më të mira në botë se çdo vend tjetër!

Nuk do të ishit larg nëse do ta mendonit Italinë ose Francën si vendin me më shumë nga restorantet “50...

Mix23 orë më herët

Makina më e shpejtë në botë në rrugë del në ankand – A ia vlen çmimi prej 5.5 milionë dollarë?

Bugatti Chiron Super Sport 300+ e vitit 2022 është pjesë e një serie me edicion të kufizuar prej vetëm 30...

Mix23 orë më herët

Ferrari prezanton dy makina të reja me motor V12

Prodhuesi i makinave sportive luksoze Ferrari prezantoi dy modele të reja, 12Cilindri dhe 12Cilindri Spider, që u drejtohen adhuruesve të...

Mix23 orë më herët

A shkakton kapsllëk qumështi i gjirit te bebet?

per nenat Foshnjat e porsalindura që ushqehen me gji më të vegjël se 6 javësh duhet të defekojnë të paktën...

Mix23 orë më herët

Stresi gjate shtatzanise mund te shkaktoje autizem

per nenat Duket sikur çdo ditë, studiuesit “drejtojnë gishtat” tek një nga shkaktarët e mundshëm të autizmit. Vaksinat, dietat dhe mungesa...

Mix23 orë më herët

Çfarë duhet të dini për alergjinë e gojës?

per nenat Nëse fëmija juaj ka alergji sezonale dhe gjithashtu goja e tij irritohet pas ngrënies së disa frutave ose...

Radar24 orë më herët

Mbi kryeministrin Robert Fico shtiu urrejtja e mbjellë në media

Gjendja e kryeministrit sllovak, Robert Fico raportohet si “jashtëzakonisht kritike”. Përveç aktit të kryer nga një poet 71 vjeçar, problemet...

Facebook