Lidhu me ne

Mix

Si të dekorojmë shtëpinë për festa

Si të dekorojmë shtëpinë për festa

Entela Resuli

Po afrohet festa e Krishtlindjes dhe pas saj ajo e Vitit të Ri. Këto dy festa automatikisht na imponojnë zbukurimin e shtëpisë me aksesorë që i shkojnë përshtat këtij muaji.

Sigurisht që këto festa kërkojnë shumë elegancë në përzgjedhjen e zbukurimeve për ambientin brenda dhe jashtë shtëpisë. Duhet të bëjmë kujdes në përzgjedhjen e pemës, të dritave dhe zbukurimeve të tjera, të cilat të kombinohen jo vetëm me njëra-tjetrën por edhe me ambientin e dhomës. Do të ishte e papërshtatshme nëse zbukurimet do të ishin ngjyrë violë dhe arredimi i dhomës me ngjyrë të kuqe ose kafe.

Përveç zbukurimit të pemës dhe vendeve strategjike të shtëpisë, ideale do të ishte dhe zbukurimi i tavolinës. Për Krishtlindje, një mbulesë tavoline me ngjyrë të kuqe, ose me dekorime festash, aksesorët e ushqimit me këto motive gjithashtu do të ishin një përzgjedhje e përshtatshme.

Jashtë shtëpisë

Kopshti, tarraca, ballkoni i shtëpisë mund të zbukurohen për festa me dritat e zakonshme që përdoren në këto raste. Nëse keni lule dhe pemë në kopshtin tuaj, i zbukuroni ato me yje Krishtlindjesh, portën e jashtme me kurorë peme natyrale jeshile. Nëse gjatë këtyre festave ka rënë borë bëni një plak të bukur dëbore dhe pozicionojeni në qendër të kopshtit tuaj.

Pema

Të vogla apo të mëdha, të ngarkuara apo të thjeshta: shumë ide për simbolin e festave të Krishtlindjeve që nuk duhet të mungojë asnjëherë…madje edhe në zyrë! Pema e Krishtlindjes është me të vërtetë simboli i festave dhe njihet kudo në botë edhe në ato vende ku 25 dhjetori është verë dhe bora as nuk dihet se çfarë është. Por kështu është: dëshira për të festuar është gjithmonë shumë dhe ideja për mbledhjen e dhuratave nën pishën e zbukuruar është gjithmonë shumë e madhe.

Pra, le të shqyrtojmë llojet dhe madhësitë e pemëve që mund t’u pëlqejnë të gjithëve… ose pothuajse!

Me shumë ngjyra: Pa marrë parasysh rezultatin, ajo që ka rëndësi është të argëtoheni. Këtu është pema që bën për ata që nuk kanë ndërmend të angazhohen në estetikë, por thjesht i japin trupit dëshirën për t’u ndier mirë së bashku. Topa me ngjyra të të gjitha formave dhe madhësive dhe shumë dhurata në këmbët e pemës: gëzon imagjinatën!

Bardhë: Nëse bora nuk është shfaqur ende, ne mund ta sjellim atë brenda mureve të brendshme, duke përdorur një pemë të bardhë. Në këtë pikë ne mund të luajmë me dekoret për të pasur një pemë të re çdo vit: vetëm topa të kuqe ose vetëm rozë ose vetëm të artë. Rezultati do të jetë elegant dhe i sofistikuar.

Rigoroz, madje i ashpër: Gjithmonë për dashamirësit e profilit të ulët, pema e gjitha e zezë që vishen me topa të polistirenit të bardhë është më e matur se ç’mund të mendoni.  Një propozim alternativ për shtëpitë super-glam që lënë edhe hapësirë për festat për t’u festuar. Ftohtë, por këndshëm.

Edhe në punë: Kush tha se në zyrë duhet të harrojmë traditat dhe të lejojmë që Krishtlindja të kalojë pa u vënë re? Pema është e shkëlqyer kudo dhe nëse nuk kemi një sallë mbledhjesh në dispozicion, mund të përdorim forma të thjeshta prej druri, të lira, me ngjyra dhe të përshtatshme për t’u vendosur kudo, madje edhe në rafte me pluhur. Fjalëkalimi? Është këtu festa!

Të vogla, të vogla, të mëdha, të mëdha: Për ata që nuk u pëlqejnë masat gjysmë. Pema e vogël është e përkryer që të vendoset kudo në shtëpi, madje edhe në kuzhinë, pa shqetësuar askënd dhe pa kompromentuar hapësirat në shtëpi, gjithmonë shumë të vogla për atë që duam.

Madhësia e pemës XXL është ideale për ata që duan të bëjnë simbolin e Krishtlindjes dhe të mbledhin atmosferën e gëzueshme pavarësisht nga ngarkesa: të gjitha janë mirë, natyrisht…Secilit pemën e tij!

Çmimet

Po çmimet? “Të dekorosh një shtëpi duhet të kesh minimalisht 30 mijë lekë të reja në xhep. Por ka edhe pemë që shkojnë 20 mijë lekë, sigurisht, janë për familje që e përballojnë dhe që kanë vila të mëdha, por blihen, njerëzit i marrin”, na thotë një shitëse në një prej dyqanet e njohur në Tiranë. Ku nuk duhet të gabojmë? “Kur flasim për pemën, ajo le të jetë e pastër si pemë, jo e ngatërruar. Nuk jam për kombinime ekstreme ngjyrash. Unë jam për një linjë të qetë të pemës, që mos të të marrë mendjen”.

Një tjetër gjë që duhet të kemi parasysh janë filxhanët, pjatat, mbulesat. Ato duhet të jenë me motive festive, që t’i përshtaten festave.

Kush zbukuron shtëpinë për festa është më i lumtur?!

Steve McKeoën, psikolog dhe themelues i Klinikës McKeoën, argumenton se, zhytja në atmosferën festive ndodh për të mbajtur kontakt me fëmijën që është brenda nesh, duke na mbajtur larg përgjegjësive dhe problemeve të jetës si të rritur. “Në një botë plotë stres dhe ankth” vazhdon psikologu, “njerëzit i lidhin festat e fundvitit me lumturinë, duke evokuar ndjenja të forta të fëmijërisë. Zbukurimet janë thjesht një spirancë për emocionet kur ishim fëmijë “.

Edhe psikoterapisti dhe eseisti Amy Morin shton se për disa njerëz festat janë gjithashtu një mënyrë për të kujtuar dikë që nuk është më. “Festat në këtë rast, shërbejnë si një kujtesë kur të dashurit ishin gjallë, ose duke shikuar pemën e zbukuruar sjellin ndër mend se çfarë jete kishin, si hidheshin kur prisnin dhuratat. Për ata që kanë humbur dikë, festat sjellin në mendje kohërat e mira.”

Disa truke të thjeshta, me pak shpenzime dhe me shumë harmoni, do të të ndihmojnë ta kthesh shtëpinë në një festë të vërtetë

Si ta dekorosh shtëpinë për Krishtlindje

Me ca lëvizje të thjeshta, mund ta bësh dekorin festiv të fundvitit vërtet magjik. E gjithë koha e përgatitjes së zbukurimeve në shtëpi është një kohë e pazëvendësueshme, argëtuese dhe e bukur. Megjithatë, disa gjëra të vogla duhet t’i kesh parasysh para se të fillosh zbukurimet e Krishtlindjeve.

Studio hapësirën

Kush nuk do të donte një bredh të madh Krishtlindjesh në shtëpi, por a është hapësira e nevojshme për ta pasur? Nëse jeton në një shtëpi apo apartament të vogël, për vendosjen e pemës e ke të nevojshme të heqësh disa mobilie rreth e rrotull apo ta spostosh pemën në një ambient tjetër nëse nuk është e mundur të gjesh një hapësirë në sallon. Ki parasysh që kudo ta vendosësh, ambienti duhet të ketë hapësirën e duhur të qarkullimit. Një pemë e madhe në një ambient të ngushtë dhe të vogël do të ishte mbytëse dhe do të humbte dhe funksionin estetik që ka. Por edhe nëse ke një hapësirë të madhe, duhen marrë gjithmonë në konsideratë zonat e qarkullimit përpara përcaktimit të vendit të bredhit.

Zgjidh dekoret tradicionale

Pema është simboli i Krishtlindjeve, ndaj e para gjë që duhet të bësh është të zgjedhësh një pemë të vërtetë dhe të blesh zbukurimet artificiale. Dekorin për pemën mund ta zgjedhësh sipas shijeve dhe stilit tënd, këtu nuk ka asnjëherë rregulla. Vendi më i mirë për të është salloni, në mënyrë që të gjithë të ftuarit ta vërejnë sapo të hapet dera. Nëse të duken të pamjaftueshme zbukurimet, ja disa ide që mund ta pasurojnë pemën:

Një pemë e ndezur me drita shumëngjyrëshe krijon menjëherë atmosferë tjetër në shtëpi dhe gjithçka rreth e rrotull e bën më të bukur. Dritat e vogla të bardha janë të njohura, por mund të blesh edhe të tjera me ngjyra të ndryshme, blu, të kuqe, të kaltra etj. Fillo zbukurimin e pemës duke e vendosur vargun e dritave nga poshtë, në mënyrë që të ketë afër edhe ndonjë prizë elektrike. Më pas, vendosi dritat në formë spirale.

Zbukurimet

Pema e Krishtlindjes, nëse nuk ka zbukurimet, nuk ka asnjë vlerë. Ndaj, edhe kur mundësitë janë të pakta, disa gjëra të vogla mund t’i bësh edhe vetë. Përdor kopsa, kristale, letra shumëngjyrëshe, pambuk etj. Mos harroni të vendosësh yllin në krye të pemës. Është një simbol tradicional i yllit të Davidit, që çoi tre njerëzit e mençur për të gjetur vendlindjen e Jezusit. Po ashtu, mund të vendosësh në pemë një engjëll, një flokë dëbore ose gjithçka tjetër si dekorim festiv.

Dekori në fund të pemës

Poshtë pemës mund të vendosësh një tapet të bardhë, në mënyrë që të duket si një sipërfaqe toke e mbuluar nga bora. Vendos dhuratat rreth e qark pemës në mënyrë të çrregullt. Mos harro kafshët. Animacioni është shumë i preferuar këtë vit.

Çorapet e kuqe

Çorapet janë një element tjetër mjaft i rëndësishëm. Mund të jenë edhe çorape të punuara me dorë. Përdor fjongo të kuqe dhe të gjelbra, pasi janë ngjyrat që simbolizojnë festën. Është mirë që çdo anëtar i familjes të ketë çorapen e vet. Vendosi bashkë pranë oxhakut!

Dekoro derën me një kurorë Krishtlindjesh

Bli një kurorë të bërë me gjethe bredhi të freskëta ose artificiale. Një kurorë do ta bëjë shtëpinë të duket më e dashur për Krishtlindjeve. Po ashtu, mund të bësh një kurorë me tela ose plastike që mund ta përdorësh edhe pas sezonit festiv.

Drita në natyrë

Nëse ke pemë të vogla ose shkurre në oborr, mund të vendosësh disa drita në formë rrjete, duke i hedhur ato mbi shkurre. Konsideroje si një ide të zgjuar blerjen e dritave në formë copash akulli që rrinë të varura mbi derë.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix2 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix2 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix2 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix2 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook