Lidhu me ne

Kioske

Arsyet e shpeshta pse shtojmë në peshë

Arsyet e shpeshta pse shtojmë në peshë
Shtimi në peshë mbetet ende një problem në rritje i botës së zhvilluar. Kjo vjen si jo vetëm si rezultat i marrjes së kalorive në sasi më të mëdha, sesa ato që shpenzojmë, por edhe nga ulja e aktivitetit fizik, gjë e cila po ashtu ndikon në pakësim të kalorive të shpenzuara. Janë një sërë faktorësh që ndikojnë në shtimin e peshës, veçanërisht faktorët e stilit të jetesës. Mjekja Ilda Xhelili tregon në vijim të shkrimit arsyet më të shpeshta që ndikojnë në shtimin e peshës, ndërlikimet që shfaqen, si dhe këshillat që ndihmojnë në mbajtjen e një peshe të shëndetshme.
Mungesa e gjumit
Një ndër faktorët që ndikon më së shumti në shtimin e peshës është mungesa e gjumit të mjaftueshëm. Duket sikur gjatë gjumit nuk djegim kalori, por në fakt kjo nuk qëndron. Gjatë gjumit trupi ynë ushtron një aktivitet të plotë, edhe pse digjen më pak kalori se sa gjatë aktivitetit të përditshëm, apo gjatë aktivitetit fizik. Gjithashtu, edhe ndryshimet biokimike nga privimi i gjumit favorizojnë urinë, duke bërë që të hamë më shumë se zakonisht.
Stresi
Në ditët e sotme një faktor tjetër mjaft problematik që ndikon në shtimin e peshës është edhe stresi. Madje duhet të theksoj se stresi është një faktor i rëndësishëm i shtimit në peshë. Kjo pasi prania e situata stresuese ndikon në çlirimin e hormonit “kortizol”, që njihet edhe si hormoni i stresit. Kortizoli shton urinë dhe për pasojë do të hamë më shumë se normalisht kur nuk përjetojmë situata stresi.
Medikamentet
Medikamentet kundër depresionit kanë si efekt anësor shtimin në peshë. Ndërkohë që pacientë të tillë nuk duhet të ndërpresin në asnjë mënyrë mjekimin vetë, është mirë të bisedojnë me mjekun e tyre për një dietë të shëndetshme dhe aktivitetin e mundshëm fizik. Po ashtu, edhe medikamentet kortizonikë, janë shkaktarë të njohur të shtimit në peshë. Kjo pasi këto medikamente mbajnë lëngjet në organizëm, por mund të shkaktojnë edhe një ndryshim të përditshëm në shpërndarjen e yndyrës trupore, kryesisht duke e shtuar në zonën e fytyrës, qafës ose barkut. Në këto raste, sasia e shtimit në peshë varet si nga doza e mjekimit, ashtu edhe nga kohëzgjatja e tij.
Ndikimi i gjëndrës tiroide
Aktiviteti i ulët i gjëndrës tiroide (hypotireozaështë një arsye tjetër që favorizon shtimin në peshë. Niveli i ulët i hormoneve të tiroides çon në uljen e metabolizmit duke rritur mundësinë e shtimit në peshë. Hypotireoza trajtohet mjaft mirë me medikamente duke zvogëluar kështu edhe mundësinë e shtimit në peshë.
Menopauza
Menopauza për gratë mund të çojë në mbipeshë, kjo sepse procesi i plakjes ul metabolizmin prandaj, në këtë periudhë është mjaft e rëndësishme që gratë të bëjnë kujdes me ushqyerjen, teksa këshillohet që të shtojnë aktivitetin fizik (sigurisht në varësi të gjendjes individuale shëndetësore). Gjatë menopauzës rriten edhe gjasat e grumbullimit të yndyrës në zonën e barkut dhe të belit.
Cistet në vezore
Femrat që vuajnë nga sindromi i ovarit policystik (cyste në vezore) rrezikohen nga shtimi në peshë, i cili tenton të jetë kryesisht në zonën e barkut, duke rritur edhe rrezikun për sëmundjet e zemrës. Gjatë këtij sindromi, kemi çrregullime të tilla hormonale që mund të çojnë në shtimin e qimeve në fytyrë dhe zona të tjera të trupit, por edhe në rritjen rezistencës ndaj insulinës. Rritja e rezistencës insulinike fut më pak glukozë në qeliza duke favorizuar shfaqjen e diabetit, por edhe shtimin në peshë.
Lënia e duhanit
Një shtim të vogël në peshë mund të marrin edhe personat që lënë duhanin. Arsyet janë të ndryshme. Mungesa e nikotinës në gjak mund të stimulojë ndjenjën e urisë, por ky efekt zhduket pas disa javësh. Mungesa e nikotinës mund të favorizojë edhe uljen e metabolizmit, por edhe kjo kalon me kohë. Njerëzit që ndërpresin duhanin kanë tendencë të hanë shpesh karamele ose ëmbëlsira të tjera, si të thuash për të zëvendësuar vesin e pirjes së duhanit. Por tashmë  dihet që konsumimi i tepërt i karbohidrateve luan rol të madh në shtimin në peshë.
Çfarë duhet të keni parasysh nëse shtoni në peshë?
Së pari, nëse mbipesha vjen si rezultat i efekteve anësore të medikamenteve që merrni duhet të konsultoheni me mjekun që trajton sëmundjen. Mos ndërprisni kurrë medikamentet pa këshillën e mjekut, pasi medikamentet mund të jenë thelbësore për shëndetin dhe mirëqenien tuaj, përveçse mund të jenë edhe jetike. Një tjetër këshillë që duhet t’i kushtoni shumë vëmendje është edhe vlerësimi i efekteve anësore të ilaçeve. Në asnjë rast, efektet anësore të medikamenteve nuk duhet t’i krahasoni me persona të tjerë sepse ato janë të ndryshme për persona të ndryshëm. Mos u frikësoni nëse merrni peshë për llogari të mbajtjes së ujit, siç ndodh në rastin e medikamenteve kortizonike. Ky efekt mund të zvogëlohet me kalimin e kohës, si edhe të kalojë plotësisht me ndërprerjen e mjekimit nga ana e mjekut.
Si mund të shmanget ndryshe mbledhja e lëngjeve në trup?
Ndërkohë, mund të shmangni mbajtjen e lëngjeve duke ndjekur një dietë të ulët natriumi (kripe) pasi kripa është ajo që lidh ujin. Përdorimi i pakët i kripës është po ashtu një ndihmesë e madhe për shëndetin, pasi kontribuon në mbajtjen larg të shumë sëmundjeve, e veçanërisht atyre kardiovaskulare.
Sa i takon stilit të jetesës çfarë mund të rekomandojmë?
Nëse shtimi në peshë vjen si rezultat I ngadalësimit së metabolizmit siç ndodh për shembull me kalimin e moshës, mundohuni të nxisni metabolizmin tuaj. Plakja është një proces fiziologjik, i detyrueshëm për të gjithë përderisa jetojmë, ndaj mos u frikësoni, por hani shëndetshëm, qëndroni larg yndyrave dhe sheqernave, si edhe ajo që është më kryesore, shtoni aktivitetin fizik në përputhje me situatën individuale shëndetësore. E rëndësishme është që ato kalori të cilat i marrim nëpërmjet ushqyerjes, t’i djegim për të mos lejuar grumbullimin e shtresave yndyrore që janë të dëmshme për shëndetin, por edhe të pakëndshme nga ana estetike.
Këshilla për ushqyerje të  shëndetshme
  • Konsumo një dietë ushqyese të bazuar në ushqime të ndryshme me origjine kryesisht bimore se sa shtazore.
  • Konsumo bukë , drithë ra, oriz, ose patate disa herë në ditë.
  • Konsumo varietete zarzavatesh e frutash disa herë në ditë (se paku 400 gram në ditë ).
  • Mbaj peshën trupore në limitet e rekomanduara (një IMT te 20-252) duke mbajtur nivele të moderuara të aktivitetit fizik, çdo ditë.
  • Mbaj në n kontroll konsumin e yndyrave (jo më shumë se 30% të energjisë ditore) dhe zëvendëso yndyrat më të saturuara me vajrat vegjetale të pasaturuara ose margarina të lehta.
  • Zëvendëso mishin me dhjamë dhe prodhimet e mishit me bizele, bishtajore, thjerrëza, peshk, pule ose mish pa dhjamë .
  • Përdor qumësht dhe nënproduktet e tij (qumësht të prerë, salce kosi, kos dhe djathë) që kanë sasi të pakta yndyre dhe kripe.
  • Zgjidh ushqime që janë me përmbajtje të paket sheqeri, dhe konsumo sheqer të përpunuar dhe me kursim, duke limituar frekuencën e pijeve me sheqer dhe ëmbëlsirave.
  • Zgjidh një diete me sasi të pakë t kripe. Konsumi total i kripë s nuk duhet të jetë më shumë se një luge çaji (6 gr) në ditë duke përfshirë kripen në buke dhe ushqimet e konservuara, e te përpunuara.
  • Në se konsumoni alkool, konsumi limit duhet të jetë jo më shumë se 2 pije (secila të përmbajë 10 gr alkool) në ditë.
  • Përgatitni ushqimin në mënyre të sigurt dhe higjienikisht pastër.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix6 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix6 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix6 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix6 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix6 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix6 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix7 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix7 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix7 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix7 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook