Lidhu me ne

Kryesore

Raporti: Shërbimin shëndetësor më të keq në Europë e ka… Shqipëria

Raporti: Shërbimin shëndetësor më të keq në Europë e ka… Shqipëria

Shqipëria renditet e fundit nga 35 shtete europiane në Indeksin e Shëndetit Konsumator 2018 të matur nga instituti suedez, Health Consumer Powerhouese. Në krahasim me publikimin e vitit të mëparshëm, Shqipëria është përkeqësuar me tre vende, duke zbritur e fundit. Në indeksin e 2017-s, më keq sesa ne ishin Rumania, Mali i Zi dhe Bullgaria, por tashmë stafetën e ka marrë vendi ynë.

Indeksi është një mënyrë për të matur se në çfarë mase, secili nga 35 vendet përmbush pritshmëritë e një shëndeti shëndetësor të mirë dhe të orientuar ndaj konsumatorëve.

Shqipëria, thekson raporti, ka burime shumë të kufizuara të kujdesit shëndetësor. Shpjegimi i ministrisë shqiptare të shëndetësisë për nivelin e ulët të përdorimit të kujdesit shëndetësor lidhet me faktin se “shqiptarët janë të vështirë dhe shkojnë tek doktori vetëm kur janë të detyruar”. Por, sipas raportit, ky është një thjeshtim i situatës; Shqiptarët vizitojnë doktorin e tyre kryesor më se dy herë më shumë se suedezët (3.9 vizita në vit kundrejt 1.7)!

Ndryshe nga Shqipëria, vendet e tjera të Ballkanit kanë bërë përpara në drejtim të përmirësimit të shëndetit konsumator.

Indeksi përbëhet nga 6 nën-disiplina: të drejtat e pacientit dhe informacioni; aksesi (koha e pritjes për trajtimin); rezultati; lloji dhe aksesi në shërbime; parandalimi; produktet farmaceutike.

Sipas raportit, Shqipëria merr pikët më të ulëta në Europë në treguesin e të drejtave të pacientit dhe informacionit (67 pikë), parandalimit, me 71 pikë, produkteve farmaceutike me 33 pikë,llojit dhe aksesit në shërbime, ku është e fundit në Europë me vetëm 42 pikë. Më mirë Shqipëria paraqitet në kohën e pritjes për trajtimin. Në total, Shqipëria merr 544 pikë.

Sipas grafikëve të paraqitur në raport, Shqipëria ka dhe shpenzimet më të ulëta për frymë për kujdesin shëndetësor, të matura sipas barazisë së fuqisë blerëse. Një tjetër tregues ku jemi të fundit është numri i doktorëve për 100 mijë banorë. Pacientët shqiptarë nuk kanë as akses tek të dhënat e tyre mjekësore dhe as nuk ndërveprojnë me mjekun përmes telefonit ose internetit, por paraqiten fizikisht pranë qendrës më të afërt.

Vendi ynë është i parafundit në Europë edhe për aksesin në trajtimin ndaj kancerit, duke lënë pas vetëm Hungarinë, ndërsa sa i përket kohës së pritjes së skanerit ka një renditjen pozitive, në zonën e gjelbër.

Shqipëria ka dhe nivelin më të lartë të vdekshmërisë foshnjore në Europë, me 12 vdekje për 1,000 lindje.

Vendi është i treti në Europë për nga niveli i ulët i mbijetesës nga kanceri, së bashku me Poloninë dhe Rumaninë, me një normëmbijetese midis 40-50%, nga gati 70% që e ka Zvicra, shteti me normë më të lartë mbijetese.

Shqipëria renditet e dyta në Europë dhe për normën e lartë të vetëvrasjeve, me 0.05 për 100 mijë banorë, pas Qipros. Jemi të fundit në Europë dhe transplantet e veshkave si dhe për kujdesin shëndetësor për të moshuarit mbi 65 vjeç (nuk ka shtëpi kujdesi për të moshuarit dhe as shtretër për ta).

Për vdekjet nga aksidentet renditemi të dytët në Europë, pas Rumanisë.

Një tregues ku jemi pozitiv është përqindja e mbulimit me vaksina për 8 sëmundje, ku Shqipëria renditet e dyta pas Hungarisë. Edhe për nivelin e konsumit të alkoolit, e kemi më të ulëtin në Europë.

Shërbimin më të mirë shëndetësor në Europë tashmë e ka Zvicra,duke ia kaluar Holandës. Zvicra ka një sistem shëndetësor pothuajse të përkthyer për shkak të investimeve të mëdha në këtë fushë.

Në vend të dytë është Holanda, e ndjekur nga Norvegjia, e cila ka dhe shpenzimet më të larta për frymë për kujdesin shëndetësor. Dhjetëshja vazhdohet nga Danimarka, Belgjika, Finlanda, Luksemburgu, Suedia, Austria, Islanda.

Në Europën Juglindore, Italia dhe Spanja ofrojnë shërbime shëndetësore, ku ekselenca mjekësore mund të gjendet në shumë vende.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix4 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix4 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix4 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix4 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook