Lidhu me ne

Kryesore

Mbajmë rekord botëror për këtë biznes, por edhe ai po falimenton!

Mbajmë rekord botëror për këtë biznes, por edhe ai po falimenton!

Nëse e gjithë popullsia ulet njëkohësisht në bar-kafetë dhe restorantet që ndodhen në gjithë vendin, ato mund të akomodojnë gati 660 mijë persona, ose një të katërtën e popullsisë. Jo më kot, Shqipëria rezulton një nga vendet që ka numrin më të lartë të bar kafeneve në botë për sa i përket numrit të popullsisë, duke u krahasuar me Spanjën.

Por edhe ky biznes duket se po shkon drejt maturimit. Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë se për herë të parë në 2017-n, numri i bar-kafeneve ka ardhur në rënie. Në vend kishte gjithsej 14,217 bar-kafe, duke u ulur me 4%, ose në vlerë absolute kishte 602 bar-kafe më pak në vend. Kjo rënie shënohet për herë të parë që nga viti 2009, kur INSTAT raporton të dhënat. Në atë kohë në vend kishte vetëm rreth 8,600 bar-kafe, por numri i tyre u rrit me shpejtësi vit pas viti, duke arritur rekordin në 2016-n, me 14,820 të tilla, për të rënë vitin e mëpasshëm.

Në të kundërt, restorantet kanë rezistuar. Numri i tyre vijoi rritjen në 2017-n, duke arritur në 4,097, ose 131 më shumë, pas tkurrjes që kishte shënuar vitin e mëparshëm.

Në total, numri i vendeve në bare e restorante ra me 10% në 2017-n, në raport me vitin e mëparshëm.

Hapja e bareve e kafeneve ka qenë një alternativë e lehtë biznesi për këdo, pas viteve ’90. Të hapje një bar-kafe, edhe poshtë pallatit, ka qenë forma më e thjeshtë që shumë shqiptarë menduan të bënin para, apo thjesht edhe të mbijetonin. Nga rreth 107 mijë biznese aktive, dhe bar-restorantet përbëjnë rreth 17% të tyre. Ndërsa “akomodimi dhe shërbimi ushqimor” kishte rreth 54 mijë të punësuar në 2017-n, ose rreth 13% të totalit, duke qenë sektori i tretë më i madh punësues, pas tregtisë me pakicë dhe shërbimeve.

Por tashmë të hapësh një bar-kafe duhet të mendohesh mirë. Konkurrenca është shtuar dhe nga linjat e bar-kafeve që kanë punuar për krijimin e markës, duke tërhequr klientëlën nga lokalet tradicionale të lagjeve.

Rekord në botë për kafenetë në raport me popullsinë

Në raport me popullsinë prej 2.87 milionë banorësh, në Shqipëri ka 640 bar-kafe për 100 mijë banorë, sipas përllogaritjeve të “Monitor”, ose 1 bar kafe për 156 banorë. Në krahasim me 2016-n ka një rënie të lehtë të treguesit, për shkak të mbylljes së 600 bar-kafeneve, shkruan monitor.al.

Në vitin 2016, Shqipëria ia kali edhe Spanjës për këtë tregues, e cila deri tani mbante rekordin në Bashkimin Europian (BE) dhe në botë për numrin e lartë të bar-kafeve për banorë, me 592 bar kafe për 100 mijë banorë, ose një bar-kafe për 169 banorë, sipas një studimi të fundit të BE.

Në Europë, pas Spanjës dhe Shqipërisë, për nivel të lartë baresh renditet edhe Qipro, me rreth 470 bare për 100 mijë banorë (edhe në Qipro ka pasur mbyllje për shkak të krizës).

Në Itali, sipas FIPE (Federazione Italiana Pubblici Esercizi) ka rreth 250 bar-kafe për 100 mijë banorë, apo gati sa gjysma e Shqipërisë. Në Amsterdam ka 63.5 bare për 100 mijë banorë, sipas Trade Association for Horeca and Catering, në Berlin 36, në Bruksel 148.3, në Londër 32, në Stamboll vetën 2.1, në Nju Jork 32.5, në Paris 27.2, Stokholm 19.1, në San Paolo 133.3. Më i lartë është në Seul me 186.4, Tokio 216.5, Rio De Janerio 191 etj.

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix4 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix4 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix4 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix4 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook