Lidhu me ne

Kioske

Si nuk u morëm me drogë! Do ishim bërë deputetë ose kryetar bashkie…

Skerdilajd Zaimi – Respublica.al

Partia Socialiste e Edi Ramës ka shtënë në punë si alibinë e fundit parimin e përgjegjësisë individuale. Edhe pse e shpall veten një familje ku bilbilon vetëm një njeri, pra një vatër patriarkale ku tund tespiet Plaku Mere, kjo parti po na thotë të gjithëve se : nëse mes nesh kapen hajdutë, ata e kanë vetë fajin. 

Pra, ndërkohë që sipas Plakut Mere, “është sistemi që korrupton njeriun”, në rastin e tanishëm, nuk është problem sistemi, por disa njerëz. Korrupsioni kështu shpallet si e vetmja reformë decentralizuese e një partie hiper të centralizuar. Ose një qeveri personale si kjo që shohim dhe kemi. 

Pyetja është sesi mundet që individë problematikë, të njohur në territor si të tillë penetrojnë në degët e shëndetshme të partisë dhe qeverisë. Në një deklaratë të para dy ditëve në MCN Tv, një nga njerëzit e vjetër të PS-së, Petro Koçi, tha se shoqëria shqiptare ka ndryshuar. Jetojmë në kapitalizëm dhe njerëziit janë më pragmatistë. 

Dakord, po çfarë lidhje ka kjo me krimin dhe njerëz që vijnë nga një e shkuar problematike? Pse nuk ndodhte në parë ky depërtim, që e pranojmë se është i pashmangshëm, por jo deri në këto përmasa? 

Është për t’u shënuar dhe do mbahet mend gjatë këmbëngulja me të cilën Edi Rama si kryeministër mbronte Elvis Roshin që i dha Kavajën, pra në mendësinë e z. Rama, poshtëroi Berishën.

Është flagrante heshtja me të cilën z. Rama ka mbuluar përherë z. Doshi, i shpallur non grata nga ShBA, por me pushtet të pacenuar. 

Vangjush Dako është pastaj kasata e tavës së nxehtë të korrupsionit, i përfolur e stëëfolur, përgjuar e akuzuar. Z. Rama deklaroi se atë do ta mbante shok apo mik edhe në burg. 

Po Ardian Çela i OSHEE-së që është thuajse i paprekshëm, njësoj si drejtorët e tjerë që sepse duken sikur kanë më shumë pushtet, politik dhe financiar sesa ua lejon posti? 

Po kupolën e deputetëve të Lezhës, a mund t’i harrojmë vallë? Po vallë ky kryeministër përherë nuk ka ditur gjë, s’ka dyshuar ndonjëherë, s’ka tentuar të pyesë apo verifikojë? 

Ju thotë gjë emri Alket Hyseni, Saimir Tahiri? Me siguri që balta e kazanit ka bërë pis shumëkënd, por ja që koha po provon se ekselentët e kësaj qeverisjeje janë “çunat e Londrës”, të hashashit, e të tenderave. Po, edhe vajzat e lëpirjes ndaj shefit përderisa nuk përfaqësojnë asgjë në rrafshin profesional. 

Kajmaku i Vorës flet me vepra, qartë dhe pastër. Nuk punojnë vetëm çunat e Londrës…

Kush akuzon për nihilizëm refuzon të shohë se në fakt kjo është nomenklatura e re e pushtetit, asgjë më shumë. Një pushtet i korruptuar del me argumente juridike, një pushtet që ka programm zhvillimi dhe është ajo që thotë, preferon argumentin moral dhe politik. 

Është ai pari që e bën sot çdo shqiptar të mendojë i penduar: si s’u mora me drogë të isha bërë deputet! Ose kryetar bashkie…

MË TEPËR

Mix17 orë më herët

Sa fruta duhen konsumuar në ditë? Mos e teproni duke thënë se janë të shëndetshme

Me ardhjen e muajve të verës, frutat më të njohura të stinës zënë vendin e tyre në frigorifer. Pavarësisht nëse...

Mix17 orë më herët

Eva Longoria: Do doja ta dinin të gjithë si është Victoria Beckham

Eva Longoria është një mike e vjetër e stilistes, Victoria Beckham, ku së fundmi ka treguar se si është ajo...

Mix17 orë më herët

Lëngu i pjeprit: Zgjidhja e freskët për rënien nga pesha!

Pjepri është nga frutat më të pasura me ushqyes të dobishëm për shëndetin e njeriut. Ai është i pasur me...

Radar17 orë më herët

Edi Rama i drejton vetë ndjekjet penale dhe hetimet që bën SPAK

Avenir Peka: Edi Rama drejton vetë ndjekjet penale dhe hetimet që bën SPAK Drejtuesi i departamentit të Sigurisë në PD,...

Radar1 ditë më herët

4 vite gënjeshtra të Ramës për gjobën e Beketit

Për vite me radhë kryeministri shqiptar i ka thënë vazhdimisht publikut, se asnjë lek i taksapaguesve shqiptar nuk do të...

Mix1 ditë më herët

Universitetet më të vjetra në botë, të cilat janë ende sot në funksion

Universitetet më të vjetra në botë të cilat janë ende në funksion sot janë: 1. Universiteti i Bolonjës – Itali...

Radar1 ditë më herët

Qumështi i importit rritet me 28%, ‘zhduket’ prodhimi vendas

Qumështi i importit rritet me 28%, ‘zhduket’ prodhimi vendas Në tregun vendas është zgjeruar pesha e qumështit të importuar, duke...

Radar1 ditë më herët

Donald Trump kryeson thellë ndaj çdo rivali republikan – Sondazhi

Ish-presidenti Donald Trump po udhëheq çdo sfidues të mundshëm republikan jo vetëm në një grup hipotetik, por kokë më kokë,...

Kioske2 ditë më herët

Sa është norma e korrupsionit në Shqipëri?

Operacioni i fundit i SPAK, si dhe rasti tjetër në gjykim, ai i incineratorit të Elbasanit, sugjeron se norma e...

Radar2 ditë më herët

Joe Biden nuk është i aftë për të rikandiduar

“As fizikisht, as mendërisht”, doktori i Obamës: Biden nuk është i aftë për të rikandiduar Një ish-doktor i Shtëpisë së...

Facebook