Kreu i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka deklaruar se shumë shpejt në Shqipëri do të zhvillohen zgjedhje të parakohshme.

Kreu i PDIU i bëri këto deklarata në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”.  Ai thotë se zgjidhja e vetme e krizës janë zgjedhjet. “Çdo krizë zgjidhet me zgjidhje politike dhe zgjedhje të parakohshme. Nuk është krizë thjeshtë që janë vjedhur zgjedhjet, por janë kapur të gjitha pushtetet. Tani shoh ca emra të çuditshëm, mendoni se do të jenë opozita shqiptare?!”.

Sipas Idrizit, Shqipëria ka krizë ekonomike dhe politike që po i detyron shqiptarët të largohen nga atdheu. “Jem në një krizë multidimensionale. Shqiptarët kanë vetëm dy rrugë, ose të ikin ose të protestojnë. Vendi ka ikur në drejtim të paditur. Nuk ka Parti Socialiste, sot kemi ose rilindas ose njerëz të panjohur, Rama ka uzurpuar gjithçka. Nuk mund të ekzitojë një vend pa opozitë sepse kalojmë në një sistem monist siç jemi sot”, u shpreh Idrizi.