Kreu i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi ka qenë i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin Top Show.

Gjatë diskutimeve në panel, Idrizi ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me qëndrimin e Shqipërisë, ndaj Greqisë e cila ka qenë gjithmonë në heshtje totale.

Sa i takon takimit Rama-Mitsotakis, Idrizi tha se në atë takim u diskutua vetëm për kërkesat e Greqisë.

“Sa herë që bëheshin bisedime ishte një heshtje totale ng pala shqiptare, dhe ne mundoheshim të kuptonin ndonjë gjë nga pala greke. E gjithe kjo situatë është krijuar në mungesë totale të transparencës ng apala shqiptare.

Sot jam akoma më i shqetësuar, se greku kur të trajton mirë dhe të bën dhurata duhet të kesh dy herë më shumë kujdes, por përtej kësaj nqs do të shohësh të vetmen gjë që ne kemi zot zyrtare të z. Rama ose kryeministrisë më bën përshtypje një gjë.

Rama i ka kërkuar Greqisë të rimarri rolin e vet në Ballkan, ndërkohë që ne e dimë shumë mirë që rruga e Shqipërisë është Berlin, Romë, Ëashington. Kjo gjë është në dëm të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Sa i takon takimit Rama-Mitsotakis, Rama thotë se folëm për gjithccka ndërkohë paraqet vetëm kërkesat e palës greke.

Nqs Athina është e qartë edhe në këtë takim me kërkesat e Greqisë ndaj Shqipërisë, ne nuk e dëgjuam kryeministrin Rama atë që është e para dhe më kryesorja në raportin mes dy vendeve, heqja e ligjit të luftës midis Shqipërisë”, është shprehur Idrizi.