Lidhu me ne

Kryesore

Rudina Hajdari: Askush nuk më nxjerr dot nga PD-ja


Deputetja Rudina Hajdari ka folur për vendimin që mori për të qendruar në parlament, ndërsa PD dogji mandatet. Në një intervistë për Adi Krastën në “A show” ajo tha se askush nuk do ta largojë nga Partia Demokartike, duke nënkuptuar se do kandidojë sërish. “Askush s’më nxjerr dot nga PD, vetëm nëse demokratët më thonë “nuk na përfaqëson më” dhe kjo do të shihet tek vota”, tha ajo.

Duke folur për momentin që vendosi të qendruar në Parlament Hajdari u shpreh: “Mu desh kohë ta merrja. Arsyetova me veten se ku do më çonte ky vendim, çfarë kosto do kishte për vendin. Nuk e mendova në asnjë moment se çfarë kostoje do kishte për mua. Më thanë që duhet të pozicionohesh mirë në PD nëse do një karrierë të gjatë politike dhe unë hezitova e thashë nuk është kjo arsyeja përse jam këtu”.

E pyetur nga Krasta nëse ky vendim ka ardhur për shkak të një frike për nënën e saj Fatmir Hajdari që mund të rrezikonte deryrën si gjyqtare në kuadër të vettingut, deputetja tha se nëna e saj është gjyqtare para se ajo të hynte në politikë dhe ka jetën e saj.

“Nuk më ka shkuar fare në mend sepse është komplet jashtë asaj që unë dua për të kontribuar në Shqipëri. Mamaja ime ka jetën e saj, vettingu, reforma në drejtësi ka marrë rrugën e saj. Nuk ndikoj dot në këtë proces. Mamaja ime ka qenë gjyqtare para se unë të hyja në politikë”, tha ajo më tej, duke pohuar se është edhe nënshtetase amerikane.

Për sa i përket reagimeve në PD, Rudina Hajdari tha se kanë qenë të shumta si pozitive ashtu edhe kritike.

Pyetje: Disa arsye bindëse pse e ke bërë?

Rudina Hajdari: Atëherë, e para se mendoj se kjo i vlen Shqipërisë. Se ky është një vendim ekstrem që mund ta çoj vendin në destabilitet. Prandaj jemi ne këtu të shfaqim një alternativë. Kjo është mënyra më e mirë të shprehim revoltën.

Pyetje: Jeni sot një kundërshtare e qeverisë?

Rudina Hajdari: Patjetër absolutisht, në gjithë qenien e saj.

Pyetje: Nuk është një parti e lehtë PD. Më duket në parim një vendim karrierë-vrasëse. Je gati për t’u nxjerrë nga kjo parti?

Rudina Hajdari: Askush s’më nxjerr dot nga PD, vetëm nëse demokratët më thonë “nuk na përfaqëson më” dhe kjo do të shihet tek vota. Unë do të bëj të pamundurën për Shqipërinë. Kjo është një gjë që e kam ëndërruar që e vogël sepse vendi ynë ka potenciale.

Pyetje: Të shqetëson fakti që tani të do më shumë PS-ja?

Rudina Hajdari: Shoqëria jonë është e përçarë ose PD ose PS dhe këtë e ka bërë politika shqiptare. Duhet të ndryshojë kjo kulturë.

MË TEPËR

Mix5 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix5 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix5 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix5 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix5 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix5 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix6 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix6 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix6 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix6 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook