Lidhu me ne

Kryesore

Dosja/ Salianji: Shumë gazetarë janë përgjuar, përveç Tan Hoxhës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, të martën, deklaroi se gazetarë të shumtë janë përgjuar për dosjen “Babale”.

I ftuar në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan, Salianji tha se vetëm gazetari Artan Hoxha nuk është pjesë e përgjimit, ndërsa gjithë të tjerët po.

Ai theksoi se në përgjime Fredi Alizoti flet që nga drejtori i policisë dhe shumë drejtorë të tjerë policie.

Sipas tij, Albert Veliu është vendosur në përgjim në datën 15, ndërsa në datën 19 është vendosur në përgjim Fredi Alizoti.

Ai tha se të gjithë njerëzit që fliste “Babalja” ishin në përgjim.

“Gjatë kohës që Babalja ka qenë këtu nuk deklarohej se ky ishte aktori.  Ky, Alizoti përmend emra politikanësh, si Gramozi, Taulanti etj… Drejtori i Policisë së Fierit nuk ka folur vetëm njëherë, ka qindra komunikime mes tyre. Unë i kam të gjitha me prova. Kjo është e datës 8 qershor, drejtori i policisë komunikon në 12 të natës. E merr drejtori në telefon. Kemi atë të datës 7 dhe ky i kërkon komunikim me shefin e madh, që është ose Veliu ose Xhafaj, nëse nuk merr lekët”,- tha Salianji.

Ai shtoi se në këtë hetim janë përfshirë 4 prokurorë, oficerë të policisë gjyqësore dhe vetëm Tan Hoxha nuk është aty në survejim, të gjithë gazetarët janë të përgjuar.

Salianji tregoi se është përgjuar edhe gazetarja e Top Channel dhe shumë gazetarë të tjerë.

MË TEPËR

Kryesore1 javë më herët

Shqiptarët e Austrisë letër të hapur institucioneve austriake dhe të BE-së: “Koha e heshtjes ka mbaruar, Edi Rama duhet të japë dorëheqjen!”

Vjenë, 20 tetor 2026 – Protestuesit shqiptarë në Vjenë, të organizuar nën emrin Revolucioni Flamingo Austria, i kanë dërguar një...

Kryesore1 muaj më herët

Të jesh shqiptar…..

Nga Besnik Rama Të jesh shqiptar është krenari.Të jesh nga Kosova është histori.Të kujtosh UÇK-në është të kujtosh një nga...

Radar4 muaj më herët

Figura të njohura të komunitetit çam mbështesin riorganizimin e Shoqatës Patriotike Çamëria

Në këtë aktivitet të rëndësishëm spikati prania e biznesmenit të njohur Lutfi Nuriu, ish-deputetit të PDI-së Dashamir Tahiri, ish-deputeti dhe...

Kryesore5 muaj më herët

Pasarelë-protesta: shto ujë e shto miell, e ka humbur fillin.

Bilbil Beqiri Pasarelë-protesta: shto ujë e shto miell, e ka humbur fillin. Të kritikosh protestën në këtë moment duket pothuajse...

Kryesore7 muaj më herët

Ish Sekretari Blinken: U qëndroj plotësisht sanksioneve ndaj Berishës, ato tregojnë fajet e tij, jo të SHBA

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken është pyetur gjatë një bashkëbisedimi “Harvard Institute of Politics”, për shpalljen “non grata” të...

Kryesore10 muaj më herët

Rama: Paga mesatare 833 euro, në janar rroga minimale do të jetë 500 euro. Ja sa do të rriten pensionet sipas kategorive

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundvitit me gazetarët foli për një rritje ekonomike pozitive. Ai u ndal tek rritja...

Kryesore11 muaj më herët

“Thjesht për kënaqësinë e shqipes”/ Rama njofton botimin e një libri

Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” ka bërë me dije se po shkruan në tjetër libër. Rama tha...

Kritike11 muaj më herët

Mustafa Nano: Berisha, një burracak që është duke e bërë në brekë nga frika. Një i mbaruar, që mbeti dyerve të SPAK për të mbrojtur fëmijët

Mustafa Nano, për dëshminë e ish-kryeministrit Sali Berisha në SPAK, për 21 Janarin, thotë se për herë të parë ai...

Radar11 muaj më herët

Si një aferë korrupsioni mund t’i japë fund luftës në Ukrainë

Volodymyr Zelenskyy / Një aferë prej 100 milionë dollarësh ka tronditur udhëheqjen ukrainase dhe mund ta detyrojë të pranojë kushte...

Kryesore12 muaj më herët

Kokalari zbulon mesazhin e ‘koduar’ të LaCivita: Humbjen në 11 maj ia faturon Sali Berishës

Evi Kokalari, aktivistja shqiptaro-amerikane, e cila ishte një prej mbështetësve kryesorë të Sali Berishës në periudhën kur ish-Kryeministri nisi ‘Foltoret’...

Facebook