Lidhu me ne

Aktualitet

‘INJOROJINI PIRANJAT QË KAFSHOJNË ME KOMENTE’

'Injorojini piranjat që kafshojnë me komente'

Nga Manjola Arizaj (Zeka)

Komentet në faqet e ndryshme shqiptare kanë një shfrim sidomos ndaj personazheve publike, që shkojnë me rritje nga akuzat, sharjet, mallkimet, e deri tek epshet e urimet per vdekje.. Portalet (jo të gjitha) dhe faqe të ndryshme facebook, twitter etj, ndihmojnë me sa munden në këtë gosti piranjash shqiptare, duke i provokuar me tituj, me lajme të perdredhura, me shpikje të ndryshme, me foto, me gjithçka…

 Mjafton që personazhi të hidhet mes piranjave dhe ato e mbarojnë vetë punën më pas, pak rëndësi ka për fjalorin vulgar, për injorancën e tejskajshme, analfabetizmin, apo rrugaçërinë…

Eshtë e frikshme në fakt. Kam lexuar komente monstruoze, të habitshme, vjellëse, jo vetëm për politikanë, jo vetem për gazetarë (që gjithsesi janë të pajustifikueshme), por edhe për artistë, për këngëtare, për futbollistë. Pra për njerëz që shohin karrierën dhe talentin e tyre dhe përpiqen të jenë përherë në majë.

Mëse e kuptueshme. Por jo për piranjat. Ata-ato, mezi presin, me emrat e tyre apo me emra false, pas anonimatit, të humbur diku nga jeta, nga fati, apo paaftësia, të shohin dikë për ta kafshuar e përgjakur.

 Për t’i folur rëndë, për ta fyer, për ta akuzuar, për ta sharë…

Pse? E kam pyetur veten shpeshherë si mund të thuhen gjithfarë lloj fjalësh, për aktorë që as merren me politikë (meqë për politikën është balta më e madhe), për këngëtarë, për sportistë, për gazetarë, për gjithkënd që është sadopak mbi të tjerët, për punën dhe talentin e tij…

Nga buron gjithë kjo urrejtje, mëri, mllef, frustrim, padurim për ta parë tjetrin të padinjitet, të sulmuar e të gërvishtur, mundësisht të zvarritur, tallur e dinjitetvrarë. Përgjigjen e përmbledhur e kam marrë dy herë në të njëjtin serial, Game of Thrones: Skena e parë është kur bija e një lordi, rrëmbehet dhe pasi e qellojnë duan dhe ta përdhunojnë. Më pas ajo pyet: Pse më shihnin me aq urrejtje, pse më godisnin pa mëshirë, jam vetëm 13 vjeç dhe nuk më njihnin e as i njihja. Çfarë u kisha bërë? Dhe pergjigjja ishte: Ata nuk do të jenë kurrë si ty…Skena e dytë ishte me një besimtare radikale e cila ruan dhe ngarkohet të çlirojë mbretëreshën nga mëkatet, deri në nxjerrjen e saj përpara qytetit pa rroba, ku gjithkush e goditi e shau, e fyeu etj. Dhe kur mbretëresha, pasi u kthye rrota, ‘e gjykoi’ i tha: Ty nuk të plaste fare për mëkatet e mia, thjesht të bëhej qejfi të më torturojë, ndjeje kënaqësi teksa vuaja…

Më duken kaq të ngjashme këto skena me çfarë ndodh përditë me komentuesit shqiptarë. Nuk përpiqen asnj moment të bëhen artistë, sportistë, këngëtarë, gazetarë, apo thjesht me të mirë se ç’janë Jo. Duan të bëjnë atë si vetja. Me lëshimin e gjuhës krejt pa fre, duke hedhur çdo pisllëk të mundshëm mbi ‘viktimën’ e tyre. Eshtë e kotë të thuash mungesë kulture, mungesë qëllimesh, injorancë e idiotësi. E kotë gjithashtu të thuash se në Europë, nuk është kurre kjo shkallë piranjërie  komentesh të anonimëve. Në fakt ndonjëherë duket sikur injoranca dhe idiotllëku mezi kanë pritur facebookun në Shqipëri që të nxitonin të shfaqnin veten jo vetëm në katundin a lagjen ku lindën…

Shoh dhe lexoj pastaj këta njerëzit me talente, apo të punës, apo fatit pse jo, që përpiqen ndonjëherë t’u kthejnë pergjigje, tu japin shpjegime, t’i bëjnë të logjikojnë, atëherë kur ua sjellin në majë të hundës provokimet. Mos! Mos ua jepni këtë kënaqësi. Mos ua jepni as minutën e tyre të lavdisë se arritën t’ju tërheqin vëmendjen. Lërini në llumin dhe anonimatin e tyre, nga i cili zgjedhin të mos dalin. Ata s’kanë për të qenë kurrë si ju! Injorojini. Ata veç do të kënaqen nëse ndjeni sadopak dhimbje. Nuk ka pse t’i vijë keq kujt për llumin, injorantët dhe idiotët që kërkojnë kurorë pa larë e prerë flokët më parë.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix6 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix6 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix6 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix6 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix6 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix6 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix6 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix6 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix6 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix6 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook