Lidhu me ne

Sport

Messi vs Maradona/ Kush është më i miri?

Rikthimi zhgënjyes i Lionel Messit në skuadrën kombëtare të Argjentinës ka ndezur sërish debatin e vjetër se kush është më i mirë: lojtari i Barcelonës apo legjenda Diego Maradona?

Gjithkush ka pasur një mendim se kush është më i miri, nga ish-shokët e skuadrës deri tek trajnerët, por ata që kanë luajtur kundër tyre janë në pozitë edhe më të mirë për të shprehur opinionin.

Ata që mendojnë se Maradona ishte më mirë se Messi

Zico: “Unë mendoj se Maradona luajti futboll më konkurrues. Ai gjithmonë ishte një golashënues, bëri më shumë për Argjentinën, fitoi Kupën e Botës.”

Pele: “Për mua, Maradona ishte një nga lojtarët më të mirë që kemi njohur. Nëse më pyesni ‘A ishte më i mirë se Messi?’, ishte shumë më i mirë.”

Gabriel Batistuta: “Për mua, Diego ishte më i miri. Maradona përfaqëson Argjentinën në shumë gjëra, jo vetëm në futboll. Ai ishte i pari që na vuri në hartë, duke fituar Kupën e Botës, ishte diçka e jashtëzakonshme.”

Romario: “Njerëzit debatojnë se kush është më i mirë, Maradona apo Messi. Maradona është ende më i miri për atë që bëri me Argjentinën.”

Luis Figo: “Maradona mbetet më i miri në histori.”

Juan Roman Riquelme: “Maradona është unik, ai është më i miri në histori. Unë jam rritur me Maradonën, ai bëri gjëra që askush tjetër nuk i kishte bërë më parë.”

Zlatan Ibrahimovic: “Maradona fitoi Kupën e Botës dhe, për mua, është më i miri në histori. Por Messi ka fituar shumë më tepër se ai, por jo Kupën e Botës. A e bën kjo një lojtar më të keq se Maradona? Fare.”

Ata që mendojnë se Messi është më i mirë se Maradona

Diego Maradona: “Messi është futbollisti më i miri që kam parë në 56 vitet e mia dhe falenderoj Zotin çdo ditë që është argjentinas.”

Alex Ferguson: “Karriera e Maradonës ishte në nivelin më të lartë vetëm për disa vite, prandaj Messi është më i mirë se ai.”

Sergio Ramos: “Maradona është i shkëlqyeshëm, një lojtar i madh dhe unë e respektoj shumë. Por në Argjentinë e dinë se Maradona është prapa lojtarit më të mirë argjentinas, që për mua është Lionel Messi.”

Dani Alves: “Doni që të krahasojmë Messin me Maradonën, por nuk mund t’i krahasoni ata. Sa Ballon d’Or ka Maradona?”

Vicente Del Bosque: “Messi është lojtari më i mirë, ai është i dashuruar me futbollin. Është një talent i lindur, është më i miri në histori.”

Eden Hazard: “Nuk ka dy lojtarë më të mirë në histori. Ka vetëm një dhe ai është Messi.”

Andres Iniesta: “Messi është më i miri në histori, i ka të gjitha. Nuk kam parë askënd të bëjë atë që bën ai në një fushë futbolli dhe nuk flas vetëm për një vit: vazhdon ta bëjë për 15 vjet.”

Xavi: “Ai bëhet një lojtar akoma më i mirë çdo ditë që kalon. Është i pabesueshëm, jo vetëm për momentin, por edhe në histori. Ai është lojtari më i mirë në histori, sigurisht, sipas mendimit tim.”

David Villa: “Unë nuk mendoj se një lojtar si Messi që ka kaluar gjithë këtë kohë në nivelet më të larta të futbollit duhet të fitojë Kupën e Botës për t’u konsideruar si një nga më të mirët në histori. Ai do të jetë më i miri, pavarësisht se çfarë fitojnë të tjerët.”

Mario Kempes: “Messi nuk ka rival vetëm Maradonën, së pari kishte Ronaldinhon dhe më pas Cristiano Ronaldon. Dhe ai është ende më i miri nga të gjithë ata.”

MË TEPËR

Radar3 orë më herët

Ajri në Tiranë është më shumë helm se oksigjen, duhet të jesh i zhytur në krim që të mos marrësh masa

Nga Ervin Goci Sot, ajri dukshem ne Tirane eshte me shume helm se oksigjen. Sot do duhej qe te mblidheshin...

Kryesore11 orë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix11 orë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi1 ditë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi1 ditë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix1 ditë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix1 ditë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske1 ditë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar2 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix2 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Facebook