Lidhu me ne

Kioske

Horoskopi i muajit prill 2019 nga astrologja Meri Shehu nga shenjat më pak të favorizuara tek ato me shumë fat

Horoskopi i muajit prill nga astrologja Meri Shehu nga shenjat më pak të favorizuara tek ato me shumë fat

12 – Demi – Janë në fund të renditjes pavarësisht se ky muaj iu përket. Pas datës 20 futet Dielli në shenjën e tyre, por menjëherë takohet me Uranin dhe kjo i bën Demët të surprizuar, të paqartë dhe me një tendencë për të bërë një ndryshim të madh. Kjo papërgatitje nga e reja i bën ata të jenë në fund të renditjes. Duhet të jenë me këmbë në tokë për të pritur gjera të reja. Do kenë financë pak të vështirësuar, puna me ndryshime të mëdha dhe dashuria do të jetë e mirë deri në datë

11 – Peshorja – Do të kenë një muaj romantik dhe do të dashurojnë në punë. Mund të fillojë një flirt shumë i zjarrtë dhe gjërat do të shkojnë mirë. Do jenë më emocionalë seç duhet dhe për ndikimin emocional që kanë nga të tjerët janë në këtë pozicion. Ky muaj do të jetë i mirë në lidhje me punë, dashurinë dhe me bashkëpunimet e reja. Financat nuk janë aq mirë sa duket, mund të harxhojnë në mënyrë të pakontrolluar.

10 – Virgjëresha – Në ekonomi do të kenë probleme, por edhe në çështjet erotike. Do të kenë bashkëpunime, puna do jetë shumë mirë. Rreth datës 20-të mund të kenë një të papritur që për shumë virgjëresha do jetë e pakëndshme. Ose një njohje surprizë që do tronditë themelet e tyre ekzistuese ose një ndarje surprizë.

9 – Peshqit – Afërdita do jetë në shenjën e tyre deri më datë 20 Prill dhe kjo është një nga ndikimet e bukura për ta. Do të kenë ndjenja të bukura, takime, pasione, por të gjitha planet e tyre do të hidhen në erë pas datës 20-të. Nuk do të stabilizohen dot me planet dhe do të marrin një tjetërsim. Duhet të përshtaten me mënyrën e re.

8 – Gaforrja – Do të kenë lajme të mira, me udhëtime, kontakte me jashtë ose do të rilidhen me persona me të cilët kanë pasur probleme më përpara. Në rrugë ligjore mund të kenë mbështetje, por mund të kenë edhe ndryshime aleancash në mënyrë të papritur. Në lidhje me karrierën mund të themi që do kenë fund muaji shumë dinamik dhe pak nervoz.

7 – Bricjapi – Kanë një moment deçiziv në lidhje me punët familjare. Ky deçizivitet do fillojë kryesisht pas datë 17 Prill. Do kenë udhëtime, mund të ndryshojnë shtëpi. Gjithë muaji Prill është me mundësi shumë të mira për ta. Por disa projekte ligjore do të kthehen pas, kështu që duhet të bëjnë kujdes.

6 – Akrepi – Ky është një muaj që do të merren me punë. Do kenë një muaj që do të lidhen shumë me partnerët, do marrin një vendim ose do të kenë çaste romantike. Por duhet të kenë kujdes në partneritetet që mund të kenë në biznes ose në martesë. Disa Akrepë mund të kenë edhe ndarje.

5 – Shigjetari – Do të kenë një periudhë shumë të mirë për rregullimin e marrëdhënieve familjare. Duhet të kenë kujdes me shpenzimet e tyre. Do të bëjnë njohje të mira në ambientet familjare. Është një periudhë e mirë për tu prezantuar. Nëse kjo nuk ndodh deri në datë 20-të atëherë ata do të bëhen shumë flirtues dhe romantikë.

4 – Ujori – Do të kenë një muaj shumë të fuqishëm ekonomik, do të kenë lajme të mira dhe plane të mira për jetën personale. Edhe për këtë shenjë ekziston tendenca që të mos i menaxhojnë mirë paratë . Prilli do të jetë emocional dhe prurjet e mira mund të ikin papritur. Disa ujorë do të kenë ndryshime të mëdha në lidhje me punën, jo thjeshtë një ndryshim pozicioni, por një ndryshim i rëndësishëm. Mund të kenë ndryshim në profil pune ose në mënyrë jetese.

3 – Binjakët – Janë në një pozicionim të mirë sepse i ndihmon Afërdita në shenjën e Peshqve. Do të marrin lajme të mira, por nuk duhet të ëndërrojnë më shumë se duhet. Financat për ta do të futen në ritme të mira. Ky muaj gjithashtu është muaj fejesash dhe martesash për ta.

2 – Luani – Janë në një pozicion më të privilegjuar, Jupiteri në shenjën e Shigjetarëve iu jep të gjitha mundësitë që të ecin, të përparojnë dhe të bëjnë ndryshime të mëdha. Do të kenë prurje të madhe ekonomike nga bashkëpunimet ose nga partnerët e tyre. Nëse do të dinë t’i investojnë do të ndihen shumë mirë. Do të kenë takime të mëdha dhe të këndshme dhe pasiononte për jetën personale.

1 – Dashi – Janë në pozicionin e duhur, dielli është në shenjën e tyre dhe ky është një ndikim shumë i mirë. Nuk do të kenë energjinë për të vepruar në mënyrë impulsive dhe të pakontrolluar këtë muaj. Mbizotërohen nga ndjenja të mira, janë bërë të thellë. Ky organizim i brendshëm i çliron dhe iu jep shanse.

 

MË TEPËR

Radar17 orë më herët

Ajri në Tiranë është më shumë helm se oksigjen, duhet të jesh i zhytur në krim që të mos marrësh masa

Nga Ervin Goci Sot, ajri dukshem ne Tirane eshte me shume helm se oksigjen. Sot do duhej qe te mblidheshin...

Kryesore1 ditë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix1 ditë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi2 ditë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi2 ditë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix2 ditë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix2 ditë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske2 ditë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar2 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix2 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Facebook