Lidhu me ne

Kryesore

Me celular – Edison Ypi

Celulari nuk është vetëm për të bërë muhabet, për të dhënë e marrë mesazhe. Me celular mund të krruash bythën, të blesh sende, të paguash fatura, të bësh selfie, dhe plot gjëra të tjera.
Me celular hedh në erë një makinë ose një shtyllë.
Me celular gjen brimën e çelësit në errësirë.
Me celular shet e blen votën.
Me celular dhe pseudonim shan, shpif, trillon, intrigon, për njerëz me emër e mbiemër.
Me celular mundesh me e shpall veten patriot të zjarrtë që flijohesh për Shqipërinë pa luajtur vendit me një rrjesht e gjysëm në Fejsbuk.
Me celular bën shkrime gazete me 1 mijë fjalë dhe 2 mijë gabime.
Së shpejti do hidhen në treg celularë me të cilët pret thonjtë, krruan dhëmbët, pastron veshët, po ashtu dhe të tjerë modele më të avancuara celularësh që do zëvendësojnë çekiçin, sqeparin, shaminë e qurrave, thikën me sustë për vdekje të sigurtë.
Po punohet gjithashtu për një celular që do zëvendësojë briskun për rruajtjen e mjekrrës dhe prerjen e fytit.
Ende nuk ka celular që të jetë njëkohësisht copë djathi, rrotë sallami, misër i pjekur, kofshë pule, filxhan kafeje, thekse buke. Por s’ka vend për dekurajim. Edhe për këta lloj celularësh po punohet.
Në varësi të faktit sa smart është celulari dhe sa hajvan është përdoruesi, celulari mund të bëhet fare mirë sharrë, kaçavidë, si dhe lugë e trefishtë; për të trazuar sheqerin, për të ngrënë imambajalldinë, për të mbathur këpucët, si dhe pirun e thikë për ta prerë mishin në llokma.
Shpikja e një celulari që do vlejë si letër higjenike për fshirje bythe është në prag.
Si të bëhesh me anë të celularit i njerzishëm, i këndshëm, dashur, i aftë për të derdhur lot, sidomos si të ngjizësh kalamaj me celular, tanipërtani s’ka gjasa. Por pavarsisht nga kjo pengesë, është e sigurtë se në një të ardhme jo të largët, pas atij që e përdor, celulari do mbetet vegla e dytë pa të cilën humanoidët nuk do mund të ekzistojnë.

MË TEPËR

Mix5 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix5 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix5 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix5 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix6 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix6 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix6 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix6 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix6 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix6 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook