Lidhu me ne

Kryesore

Shqiptarët pakësojnë telefonatat dhe SMS, kursejnë edhe internetin


Të dhënat e tremujorit të katërt të vitit të shkuar, të publikuara nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, tregojnë se shqiptarët kanë folur më pak në celular dhe kanë dërguar më pak mesazhe se në vitin 2017. Në rënie ishte edhe trendi i përdorimit të internetit nëse krahasimin e bëjmë nga tremujori i fundit të vitit me atë korrik-shtator.

Ashtu siç pritej, rënie të dukshme ka pasur në numrin e pajtimtarëve sipas kartave SIM si dhe përdoruesve aktivë, një efekt që vjen si rezultat i mbylljes së operatorit të katërt Plus.

Referuar të dhënave të AKEP, numri i pajtimtarëve të shërbimeve celulare sipas kartave SIM në fund të T4 2018 ishte rreth 4,143,603, që përbën një ulje me 10.5% në krahasim me tremujorin e mëparshëm, dhe një ulje me 25.5% në krahasim me T4 2017. Numri i përdoruesve aktivë të telefonisë celulare gjatë T4 2018 arriti në rreth 2.7 milionë, që përbën një rënie me rreth 5% me T3 2018 dhe rënie me 25.1% në krahasim me T4 2017.

“Numri i përdoruesve aktivë të aksesit broadband në internet nga rrjetet celulare në T4 2018 ishte rreth 1.8 milionë, që përbën një rënie me 8.9% me tremujorin e mëparshëm, dhe një rënie me 10.9% në krahasim me tremujorin e katërt 2017.

Totali thirrjeve dalëse të gjeneruara nga pajtimtarët celularë në Shqipëri në T4 2018 ishte rreth 1.5 miliardë minuta, me një rënie prej 5.9% në krahasim me tremujorin paraardhës dhe me një rënie prej 7.3% me të T4 2017. Sasia e thirrjeve drejt rrjeteve të tjera celulare kombëtare (off-net) u ul me 5.9% në krahasim me T3 2018 dhe u ul me 13.8% në krahasim me një vit më parë në T4 2017;

Sasia e thirrjeve on-net u ul me 5.6% në krahasim me T3 2018 dhe pësoi një rënie me 1.1% në krahasim me T4 2017. Numri i mesazheve SMS të dërguara nga pajtimtarët e rrjeteve celulare në T4 2018 ishte rreth 284 milionë, që përbën një rënie me 5.4% krahasuar me T3 2018 dhe një rënie me 14.9% me T4 2017”, raportoi AKEP.

Lidhur me internetin, luhatja është më e vogël. AKEP vlerëson se sasia e trafikut data (Internet) në rrjetet celulare gjatë T4 2018 ishte rreth 14.6 milionë GByte. Një përdorues aktiv i aksesit broadband celular ka përdorur 2.7 GB internet në muaj në T4 2018, që përbën një rënie me 2% në krahasim me T3 2018 dhe një rritje 17.9% krahasuar me T4 2017.

“Konsumi mesatar mujor për përdorues aktiv i shërbimeve celulare gjatë T4 2018 ishte: 188 minuta dalëse, 36 SMS dhe 2.7 GB internet. Krahasuar me T3 2018, konsumi mesatar i thirrjeve pati një rënie me 0.8%, konsumi mesatar i SMS-ve dhe konsumi mesatar i internetit pati rënie respektivisht me 0.4% dhe me 2%”, raporton AKEP. /Monitor

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix4 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix4 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix4 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix4 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook