Lidhu me ne

Kryesore

Kush e gjurmon Ben Blushin? Fotografohet duke hyrë në Kryeministri

Drejtori i Top Channel, Ben Blushi është fotografuar duke hyrë në godinën e Kryeministrisë.

Lajmi është publikuar në disa media on-line, ku nga fotot e siguruara, shihet që Blushi është drejtuar drejt hyrjes së pasme të godinës, ndërkohë që nuk dihet motivi i kësaj vizite të papritur, por duhet theksuar se pas gjithë akuzave të ndërsjellta që janë bërë midis Ramës dhe Blushit, ky takim është tepër surprizues.

Ajo që ka shtuar dyshimet rreth kësaj vizite të beftë është ideja se kush mund t’a ketë fotografuar Ben Blushi, ndërkohë që ai është tërhequr nga politika për t’iu rikthyer profesionit në media.

Kujtojmë se Blushi ka qenë një kritik i Edi Ramës, fillimisht me Lëvizjen për Mendimin Ndryshe, por gjatë fundit të mandatit të parë të qeverisë Rama i prishi marrëdhëniet me kryeministrin duke dalë në opozitë me qeverinë.

Blushi krijoi partinë e tij “Libra”, e cila u fut në zgjedhjet e kaluara të përgjithshme, por pa mundur të marrë asnjë mandat deputeti.

Gazetari Artur Zheji nga studio e emisionit “360 gradë”, të enjten deklaroi se takimi i z.Blushi me kryeministrin Edi Rama në Kryeministri, krijon dyshime se qeveria tranzitore mund t’i besohet Ben Blushit.

Ai që ma thotë mua di dhe gjëra korridoresh dhe Rama është duke kërkuar personazhin tranzitor, pavarësisht se thotë se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme”,- tha Zheji.

Megjithatë edhe pse shumë personazhe të njohura në vend dhe nga media hyjnë dhe dalin nga Kryeministria, duket se lajm përbën vetëm Ben Blushi. Rikujtojmë se ky i fundit, prej një viti, ndiqet dhe fotografohet në takime të ngjashme edhe pse nuk është më pjesë e politikës. Më herët, ai u fotografua gjatë një dreke me këshilltarin e kryeministrit për mediat, Endri Fugën dhe herë tjetër me gjykatësin Ardian Dvorani, në një nga lokalet e njohura të kryeqytetit./ Gazeta Liberale

MË TEPËR

Radar9 orë më herët

Ajri në Tiranë është më shumë helm se oksigjen, duhet të jesh i zhytur në krim që të mos marrësh masa

Nga Ervin Goci Sot, ajri dukshem ne Tirane eshte me shume helm se oksigjen. Sot do duhej qe te mblidheshin...

Kryesore17 orë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix17 orë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi1 ditë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi1 ditë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix1 ditë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix1 ditë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske1 ditë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar2 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix2 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Facebook