Lidhu me ne

Kryesore

Rrëfim ndryshe duke thënë të njëjtat gjëra

The world afterwards (3) Albanian prime minister and artist Edi Rama: “It's  a major failure. The world is unable to be together” - Judith Benhamou-Huet  Reports

Rrëfimi ndryshe i Ramës për revistën italiane.

Kjo frazë katundareske është pjesë e titullit të një “lajmi” që gazeta “Tema” ka publikuar sot në faqen e vet online. Pasi bën një hyrje të vetën përmes së cilës na njoftohet se z. Rama ka folur për revistën “Arte”, gazeta e përcjellë të plotë shkrimin. Fraza autodenoncon disa gjëra: nevojën tonë të përhershme për të marrë afirmimin gjetiu se jemi të veçantë, kompleksin e mediave që çdo gjë që thuhet jashtë e quajnë me vlerë, sikundër faktin se qarkullimi i copëzave të tilla janë asgjë më shumë sesa kufiza propagandistike.

Nëse lexon të ashtuquajturin rrëfim “ndryshe”, aty përsëritet e njëjta “romancë gazetareske” me kryeministrin artist, që strehon sa kuriozitetin e intervistuesit përballë këtij gagareli të politikës që di të shesë diçka prej bohemi, artisti, në punën e politikanit, duke u vetëshërbyer kështu si një lloj këpuce llustrafinë e llojit monk, por me 6 zava si e si për të bërë diferencën.

Shtesa artistike e z. Rama në lëmin e politikës është sasiore dhe jo cilësore në krahasim me të ngjashmit e tij në politikë, sepse ai është edhe basketbollist, polemist, publicist, mik i kriminelëve që i bëri me mandat. Polimorfia e tij karakteriale reflektohet në këtë kuadër si mani për të eksperimentuar me veten pa bërë asgjë saktë deri në fund.

Por t’i lëmë konsideratat për këtë gjeni të rrallë të këtyre anëve ku gjeniu është mall konsumi. 

Në një moment të rrëfimit ndryshe, z. Rama thotë se babai i vet “shqetësohej për problemet që mund të kisha për shkak të ideve të mia, por ai kurrë nuk e pengoi lirinë time”. 

Cilat ide ka patur z. Rama? Madje jo vetëm ai, po brezi i tij? Idetë janë koncepte abstrakte dhe ato nuk mund të ngatërrohen thjesht me aftësinë formuluese dhe artikuluese.

Ky vend, kjo shoqëri nuk ka për fat të keq asnjë Ide, asnjë të vetme. Shteformimi, shtetndërtimi dhe ai ashtuquajtur reformism yni është asgjë më shumë sesa kojim i modeleve ekzistuese përshtatur dhe degraduar në nivelin e përgjitshëm tonin. Arti i z. Rama, ai i para viteve ’90, kur kryeministri pretendon se kishte ide problematike, nuk dihet të përfaqësojë asgjë ndryshe, asgjë kritike, apo disidente.

Z. Rama mundet të jetë duke ngatërruar kritikën e vet për kohën kur ishte i ri me idetë. Mirëpo ky është dallim i madh, sepse kritika është një material parafabrikat, ajo lind edhe duke ngacmuar shqisat, jo vetëm mendjen. Ne të gjithë jemi kritikë, edhe me llojin e humorit që bëjmë. Edhe Enver Hoxha bënte autokritikë, madje e nxiste atë.

Rrëfimi kaq ndryshe vazhdon me itinerarin e Edit pas vitit ’90 që e dimë të gjithë. Galeri, art, kryetar bashkie, kryeministër. Jeta e një shqiptari që rend pas pushtetit të cilin e kupton si mundësi për konsum. Në fund të fundit skic-ideja jonë për ndryshimin, për lirinë u provua se lidhej me konsumin, me stomakun. Aq e vërtetë është kjo saqë sot ky artist që vetëtin në qiellin e zymtë të historisë shqiptare është garantuesi i këtij sistemi të zhvatjes me ligj e kushtetutë, që ligjëron dhe pëdhos çdo etikë të rendit të gjërave duke imponuar një episod të radhës, të dhunshëm të asaj që është kundërhistoria e qytetërimit. Sepse në fakt ne një të tillë e kemi, një kundër-histori që ilustron sesi zhbëhet çdo gjë, por jo si ndërtohet diçka.

Por t’i shumëzojmë me zero të gjitha këto: cili është rrëfimi ndryshe i këtij 57 vjeçari që ka folur e shkruar si pak të tjerë?

s.zaimi Respublica.al

MË TEPËR

Mix3 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix3 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix3 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix3 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Kryesore3 orë më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix3 orë më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Mix3 orë më herët

Julia Fox reflekton për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Julia Fox nuk e shikon me dashuri romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja e “Uncut Gems” tha...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar1 ditë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore1 ditë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Facebook