Lidhu me ne

Radar

Morena Taraku revoltohet me Ramën: E bërë serbin më të dashur se kosovarin

"Kosova qëndroi ditë e natë zgjuar", Morena Taraku

Këngëtarja Morena Taraku ka shpërthyer e revoltuar ndaj kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit falenderoi në Forumin Ekonomik të gjitha vendet e rajonit që i dhanë mbështetje Shqipërisë në tërmetin e 26 Nëntorit.

Rama i kushtoi një falenderim të veçantë forcave të ekip-shpëtimit nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut. “Në Shqipëri ra tërmeti dhe ishin forcat e kërkim-shpëtimit nga vendet e rajonit që mbërritën me shpejtësi dhe mes tyre ishin edhe forcat e kërkim-shpëtimit nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut”, u shpreh Rama.

Ka qenë pikërisht deklarata e Ramës ajo që ka acaruar këngëtaren, e cila përmes një postimi në Instastory ka thënë se nuk mund t’iu mohoet ndihma shqiptarëve të Kosovës dhe të përmenden të parët serbët dhe maqedonasit.

“Nuk përzihem fare me politikën e aq më pak shoh lajmet andej. Por këtë që lexova tani më preku mua e lë më gjithë kosovarët e tjerë që ndihmuan në Shqipëri gjatë tërmetit! Mirë kam një pyetje! Kamionët që nisën mërgimtarët tanë nga Evropa, tendat, ushqimet, veshmbathje e që gjithat zhdukeshin ende pa arritur në vendin që presim ne, a thu ku mbetën apo i paskan zhdukur me qëllime që kinse Kosova nuk paska ndihmuar asgjë?

Unë erdha nga Turqia lashë babain e sëmurë, edhe pse tërmetet i kam fobi. Këtë po ta them ty që ta dish!

Mirë e bëre serbin më të dashur se kosovarin nuk çuditem fare. Por mos vallë folët ndonjëherë ose mos na dekoruat me ndonjë falenderim ne artistave të Kosovës që qëndruam ditë e natë të zgjuar atje ku njerëzit e qeverisë tënde as që kishin qenë ndonjëherë!

Mirë! Po shtëpinë që unë Morena Taraku ndërtova në Kameras s’ke dëgjuar jo sepse po të dëgjoje me siguri s’do thoje serbët erdhën të parët. Por ja që ndihmuam se ju kemi borxh vëllezërve tanë”, shkruan Morena.

"Kosova qëndroi ditë e natë zgjuar", Morena Taraku
"Kosova qëndroi ditë e natë zgjuar", Morena Taraku
"Kosova qëndroi ditë e natë zgjuar", Morena Taraku

MË TEPËR

Mix11 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix12 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix12 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix12 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Kryesore12 orë më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix12 orë më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Mix12 orë më herët

Julia Fox reflekton për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Julia Fox nuk e shikon me dashuri romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja e “Uncut Gems” tha...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar1 ditë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore1 ditë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Facebook