Lidhu me ne

Kryesore

Bashkimi me Shqipërinë, Albin Kurti për Kathimerini: Kufiri nuk është i yni, na u imponua nga Serbia dhe Jugosllavia

Bashkimi me Shqipërinë, Kurti për Kathimerini: Kufiri nuk

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka ripërsëritur njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia si një kusht i domosdoshëm për marrëveshjen.

Në një intervistë për ‘Kathimerini’, Kurti ka shprehur shqetësimin e tij për përhapjen e mundshme të luftës ruse në Ukrainë, edhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Teksa flet për njohjen e Kosovës dhe aspiratat e tij në Ballkan, Kurti tregon edhe projektin e tij politik që lidhet me dëshirën për të bërë bashkë Shqipërinë me Kosovën.

Kurti tregoi se Kushtetuta e Kosovës nuk e lejon mbajtjen e një referendumi për të votuar bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, ndërsa shtoi se kufiri ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë është imponuar nga Beogradi dhe Jugosllavia.

“Ne duam bashkëpunim të ngushtë me Shqipërinë por jo në dëm të minoriteteve. Shqipëria dhe Kosova janë dy shtete të ndryshme por jo dy kombe të ndryshme. Problemi është kur Beogradi hidhet dhe dëshiron të minojë shtetësinë dhe institucionet tona. Atëherë është e natyrshme që ne të dëshirojmë të jemi më të fortë, sepse Serbia është shumë më e fortë se ne. Ne duam të forcojmë vendin tonë. Referendumi për bashkim me Shqipërinë nuk lejohet sipas kushtetutës sonë. Kushtetuta jonë ishte gjithashtu e rregulluar ndërkombëtarisht, ajo ka një nen që nuk na lejon të bashkohemi me një vend tjetër. Dhe është e vështirë të ndryshosh. Siç thashë, ne jemi një komb dhe është e pamundur të harrojmë se kufiri ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë na është imponuar nga Serbia dhe Jugosllavia. Është një kufi që nuk është i yni. Dhe kur Serbia sulmon Kosovën, ne nuk reagojmë vetëm si Kosovë, ne reagojmë si popull shqiptar, sepse Serbia ka një aleat shumë të ngushtë në Moskë dhe është më e madhe se ne, kështu që ne reagojmë në atë mënyrë që na afron më shumë mbrojtje të suksesshme”, tha Kurti.

Kryeministri i Kosovës nënvizoi rrezikun që i kanoset rajonit të Ballkanit, nga presidenti rus Vladimir Putin, duke theksuar se Kremlini ka filluar ta përmendë shpesh Kosovën referuar rastit të Krimesë në Ukrainë. AI tregoi një takim mes Vuçiç dhe Putin, ku presidenti serb i është referuar veriut të Kosovës.

“Në të kaluarën Kremlini na përmendte një herë në muaj, tani po krahason rrejshëm Kosovën dhe Krimenë çdo ditë. Në takimin e tyre të fundit, të 19-të në nëntor, Vuçiç dhe Putin folën për “standarde të dyfishta dhe hipokrizi në marrëdhëniet ndërkombëtare” dhe Vuçiç i tregoi Putinit pjesën veriore të Kosovës në hartë. Pse do ta bënte këtë? Pra jemi në rrezik”, shtoi Kurti.

AI u shpreh se Kremlini sheh tre vende si mundësi ku mund të përhapë konfliktin: Moldavia, Gjeorgjia dhe Ballkani Perëndimor.

“Mendoj se Kremlini sheh tre vende potenciale ku mund të përhapë konfliktin. Moldavia, Gjeorgjia dhe Ballkani Perëndimor: Bosnja, Kosova, Mali i Zi. Në Ballkanin Perëndimor ata mund t’i kontraktonin operacionet Serbisë, ndërsa në Gjeorgji dhe Moldavi do t’u duhej të shpërndanin pushtetin. Kjo është arsyeja pse unë jam i shqetësuar për rajonin tonë, dhe veçanërisht për vendin tonë. Në vitin 2012 ka pasur dy aktivitete të përbashkëta ushtarake ndërmjet Serbisë dhe Federatës Ruse, në vitin 2016 ishin 50 dhe vitin e kaluar 100”, përfundoi Albin Kurti.

MË TEPËR

Mix8 orë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix9 orë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix9 orë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix9 orë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix9 orë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix9 orë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix21 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix21 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix21 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix21 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook