Lidhu me ne

Radar

Kush është pronari i JOQ Albania ( Jeta Osh Qef ) dhe çfarë mendon për Edi Ramën ?

Pronari i i faqes “JOQ Albania”, Gentian Çekeli, i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama, që të tërhiqet nga lufta që ka nisur ndaj mediave. Ai bashkë me një koleg tjetër nga kjo faqe ishin gjahu i parë i kryeministrit Edi Rama, i cili u zotua se do të luftonte mediat, të cilat po i akuzon për disa nga pasojat e tërmetit.

Çekeli ka thënë se nuk frikësohet dhe ka shtuar se lufta ndaj mediave është e humbur gjithnjë.

“Edi Rama duhet të ndalojë luftën ndaj lirisë së mediave, pasi është konfirmuar shumë herë se kushdo që futet në këtë betejë do ta humb, sepse frika nuk më endet asnjëherë nëpër mend. E kam ëndërruar gjithmonë të shpallesha armik i partisë, por më shpallën në momentin më të keq të mundshëm. Atëherë kur duhet të raportonim dhe ndihmonim më shumë bashkëatdhetarët”, ka thënë Çekeli për reporteri.net.

Ai thekson se mediumi që është në pronësi të tij, punon në interes të qytetarëve dhe, sipas tij, do të jetë me qytetarët në çdo situatë. Çekeli beson se shteti duhet të merret me gjendjen në terren, dhe të mos përndjekë gazetarë që flasin të vërtetën.Reklamë

“JOQ është zë i përhershëm opozitar dhe do ta mbrojë gjithmonë interesin e shqiptarëve kudo që ndodhen, duke u bërë zëri i tyre në çdo situatë. Aparati shtetëror bashkë me mediat pranë saj, mafian, portalet, disa vipa të shoëbizit dhe deri tek faqet e memeve është vënë në lëvizje kundër meje dhe njerëzve që flasin të vërtetën, duhet të fokusohet në përmirësimin e gjendjes në terren, pasi ka akoma njerëz që rrezikohen nga pallatet e çara”, ka shtuar Çekeli për Reporteri.net.

Ndërkohë, kur të gjithë menduan se Çekeli bashkë me një kolegun e tij ishin arrestuar, ai thotë se ishte duke darkuar me disa miq jashtë Shqipërisë kur mediat pranë qeverisë nxorrën “fake neës” për arrestimin e tij. Ai shton se po vazhdon të qëndrojë vërdallë duke ndihmuar njerëzit e prekur nga tërmeti që, siç thotë ai, kanë nevojë.

“Për vendndodhjen time janë në dijeni familja dhe kaq ka rëndësi. E rëndësishme është që unë jam vërdallë duke ndihmuar njerëzit në nevojë”, thekson në fund tiranasi.

Sidoqoftë, kryeministri Rama nuk është zmbrapsur nga qasja e tij kundër mediave, e madje sot e ka ashpërsuar gjuhën duke paralajmëruar se do të bëjnë atë që “s’ua rrok imagjinata”.

”Gjatë periudhës së gjendjes së jashtëzakonshme të fatkeqësisë natyrore, Japonia ka masa ekstreme për mediat private, që mesa duket edhe në Japoninë e urtësisë së vjetër, paskan qenë taksirat mbi taksiratin e madh të tërmetit! Mos na detyroni të bëjmë atë që s’ua rrok imagjinata!”, shkruajti sot kreu i Qeverisë.

Ndryshe, JOQ Albania është medium më opozitar në vend, duke u futur kështu në thumb të institucioneve. Së fundmi, shteti ka bllokuar aksesin në domanin e tyre në Republikën e Shqipërisë, mirëpo për këtë kanë reaguar gazetarë e politikanë, duke e konsideruar si shkelje e rëndë e lirisë së mediave.

MË TEPËR

Radar8 orë më herët

Rama i dhuron 16 mijë m2 tokë dhe ndërtim Arbër Hajdarit të “Fundjavë Ndryshe”

Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e tij herë pas herë tallen me ligjin e krijuar vite më parë nga qeveria...

Mix8 orë më herët

Fakte interesante/ 100 vjet Hugo Boss!

Hugo Boss ishte një stilist dhe biznesmen gjerman, i cili themeloi kompaninë me të njëjtin emër plot 100 vjet më...

Mix8 orë më herët

A ju ndihmon vërtet të humbni peshë, pirja e 2 litra ujë në ditë?

A ju bën vërtet të humbni peshë pirja e ujit? Hulumtime të ndryshme konfirmojnë lidhjen mes ujit dhe humbjes së...

Aktualitet8 orë më herët

Çmenden Tatimet/ Masakër me profesionet e lira, u llogarisin tatimin mbi 30 për qind të xhiros

Nga Klodian Tomorri Mijëra profesionistë të lirë po përballen këto ditë me një masakër të vërtetë fiskale, teksa në adresat...

Kryesore8 orë më herët

A është çmendur Ilir Meta? – Koment nga Armand Shkullaku

Nga Armand Shkullaku Peisazhi mediatik i ditëve të fundit është përmbytur nga titujt e komentet e një çështje, e cila...

Mix8 orë më herët

Çdo dhimbje koke sinjalizon një problem shëndetësor – Çfarë duhet të dini

Në shumë raste, dhimbjet e kokës rrëfejnë mesazhe të fshehura të organizmit. Ato mund të paralajmërojnë edhe praninë e një...

Mix9 orë më herët

6 lodrat e seksit që do i aprovonte edhe ikonikja Samantha Jones

NETFLIX Nëse ka një mësim që e morëm nga “Sex & The City”, është ai i të jetuarit seksin dhe...

Radar9 orë më herët

Shitet investimi i parë strategjik/ Mentor Mezini shet Drymades Beach Resort për 12 milionë euro

Bluebay shpk, kompania që po realizon investimin strategjik Drymades Beach Resort në Gjilek të Himarës, ka ndërruar pronar. Mentor Mezini...

Mix9 orë më herët

50% e sëmundjeve vdekjeprurëse parandalohen nga dieta mesdhetare

E kuqe, jeshile, e bardhë, portokalli dhe lejla: këto janë pesë ngjyrat që nuk duhet t’i mungojnë asnjëherë tryezës. Në...

Temporal9 orë më herët

I vetmi geg mes toskëve! Çfarë shkruante New York Times për udhëheqësin e ri shqiptar, Ramiz Alia

Si u ngjit në karrierë Ramiz Alia nën udhëheqjen e Enver Hoxhës derisa iu besua detyra e lartë në prillin...

Facebook