Lidhu me ne

Kryesore

Shqipëria e përgjakur/ Në 120 ditë, 29 të vrarë nga Jugu në Veri

Shqipëria e përgjakur/ Në 120 ditë, 29 të vrarë nga Jugu në Veri

Viti 2019 mund të konsiderohet një vit i përgjakur nga bilanci i numrit të vrasjeve të ndodhura. Në 120 ditë kalendarike në Shqipëri janë shënuar 23 vrasje si pasojë e të cilave janë shënuar 29 viktima.

Nëse bëjmë krahasimin me të njëjtën periudhë të një viti më parë, shohim se ka gati dyfishim të numrit të vrasjeve. Në tremujorin e parë të vitit 2018 në Shqipëri ndodhën 12 vrasje ndërsa këtë vit në periudhën janar- mars kanë ndodhur 22 vrasje, nga të cilat 8 në familje.

Ajo që e bën alarmante situatën është fakti që krimi dhe vrasjet mafioze kanë një shtrirje gjeografike në të gjithë vendin.

Në 30 janar të këtij viti kryeqyteti u trondit nga vrasja mafioze e Arben Bilalit, autorët e së cilës ende nuk dihen. 18 ditë më vonë Vlora u trondit nga një tjetër vrasje mafioze ku viktimë mbetën Aurest Rexho dhe Arjan Hasani ndërsa u plagos Armando Sulejmani që dyshohet se ishte shënjestra e atentatit. As për këtë ngjarje nuk dihen autorët.

Një ditë më pas në Tepelenë u zbulua një tjetër krim. Sokol Rama i zhdukur prej 6 shkurtit u gjet i ekzekutuar nga shoku i tij Roland Milo, i cili u vu në pranga. Më pas në 16 dhe 18 mars kryeqyteti u trondit sërish nga 2 vrasje.

Të vdekur nga plumbat mbetën Haxhi Baçinozi dhe Jurgen Kurti, ngjarje për të cilat policia ka venë në pranga autorët. Më pas krimi zhvendoset në Theth ku më 20 mars u vra në një atentat Nard Polia për të cilin polica ka arrestuar 3 persona dhe ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar.

Vetëm 2 ditë më vonë në 22 mars u ekzekutua në një lokal në Elbasan avokati Revik Gura. Për këtë ngjarje nuk ka ende asnjë të dyshuar.

Tronditëse për opinionin publik ka qenë vrasja në derë të shtëpisë te vëllezërve Astrit dhe Ibrahim Bilali në Shkodër më 30 mars, e cila u zbardh nga policia dhe tashmë në pranga 2 persona dhe një tjetër është shpallur në kërkim.

Ngjarja e fundit kriminale u shënua në Laç ku viktimë mbetën Kelvin dhe Erion Jushi ndërsa autorët njihen dhe janë në kërkim.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore2 ditë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore3 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar3 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix3 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix3 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix3 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix3 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix3 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook