Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, gjatë prezantimit të platformës për zgjedhje të lira dhe të ndershme, ka deklaruar se lidhur me skandalin e “Unazës së Re”, sipas tij  ish-ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri duhet të ishte tani prapa hekurave.

“Për Unazën e Re do duhet të ishte mbrapa hekurave që nga ministri përgjegjës dhe deri te
punonjësi i fundit që ka firmosur”, tha Basha.

Gjithashtu gjatë fjalës së tij, Basha akuzoi Qeverinë e kryeministrit Edi Rama se nuk ka ardhur në pushtet nëpërmjet zgjedhjeve të lira, por nëpërmjet bashkëpunimit me krimit.