Prej 10 majit mbyllen lojërat e fatit në Kosovë

Prej datës 10 maj kompanitë e lojërave të fatit do të mbyllen për 10 vitet e ardhshme dhe në Kosovë. Qeveria e Kosovës miratoi në fund të marsit rezolutën, sipas së cilës dyqanet dhe kompanitë e lojërave të fatit pezulloheshin fillimisht për 30 ditë, ndërkohë që punoi për të miratuar ligjin për mbylljen e tyre.

Sipas të dhënave të Revistës Monitor, në Kosovë janë 306 lokale bastesh, 133 lokale me kompjutera për lojërat e fatit dhe 6 ambiente ku zhvillohet bingo. Të paktën 4 mijë persona të punësuar në këto pika do të mbeten pa punë, ndërkohë që nuk ka shifra të sakta se sa do të jetë ndikimi ekonomik i këtij vendimi.

Nga 58 kompani të regjistruara në Kosovë, 19 janë kompani shqiptare. Gjashtë prej tyre janë regjistruar në Kosovë muajt e fundit, pas mbylljes së lojërave të fatit në Shqipëri më 1 janar 20119.

Kuvendi i Kosovës nisi diskutimin për mbylljen e lojërave të fatit pas dy vrasjeve në mars, të dy të rinjve në ambiente ku luheshin lojëra fati.

Më 17  mars, Jetmir Aliaj, 32 vjeç, punonjës në një kazino, u vra  brenda lokalit ku punonte në Suharekë. Tri ditë më vonë, më 20 mars, Florent Ahmetaj, 32 vjeç, po ashtu punonjës u vra me armë zjarri brenda një kazinoje në Lipjan. Të dy viktimat tentuan të mbronin lokalin ku punonin nga grabitës të armatosur.