Lidhu me ne

Aktualitet

Kush është Lumir Abdixhiku, kryetari i ri i LDK-së?

Profili i Lumir Abdixhikut, kryetarit më të ri të LDK-së

Profili i Lumir Abdixhikut, kryetarit më të ri të LDK-së

Lumir Abdixhiku është kryetari i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës. 37-vjeçari ka marrë shumicën e votave të delegatëve, për ta marrë udhëheqejen e partisë. Ai u bë kryetari më i ri që e ka drejtuar LDK-në ndonjëherë. Për të votuan 191 delegatë të partisë. Prapa e ka lënë nënkryetarin e LDK-së, Lufti Hazirin, të cilin e kanë votuar 116 delegatë. Ndërkaq Besian Mustafa ka marrë 16 vota.

Kush është Lumir Abdixhiku?

Abdixhiku ka lindur më 22 prill 1983. Studimet universitare i kishte përfunduar në Universitetin e Prishtinës. Në vitin 2006 kishte marrë titullin magjistër shkence në Universitetin e Staffordshire të Britanisë së Madhe, në fushën e Moralit fiskal.

Profili i Lumir Abdixhikut, kryetarit më të ri të LDK-së
Lumir Abdixhiku është kryetari i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës. 37-vjeçari ka marrë shumicën e votave të delegatëve, për ta marrë udhëheqejen e partisë. Ai u bë kryetari më i ri që e ka drejtuar LDK-në ndonjëherë. Për të votuan 191 delegatë të partisë. Prapa e ka lënë nënkryetarin e LDK-së, Lufti Hazirin, të cilin e kanë votuar 116 delegatë. Ndërkaq Besian Mustafa ka marrë 16 vota.Kush është Lumir Abdixhiku?

Abdixhiku ka lindur më 22 prill 1983. Studimet universitare i kishte përfunduar në Universitetin e Prishtinës. Në vitin 2006 kishte marrë titullin magjistër shkence në Universitetin e Staffordshire të Britanisë së Madhe, në fushën e Moralit fiskal. Në vitin 2013, ai ka marrë titullin doktor shkence i ekonomisë, nga Universiteti Staffordshire, pas katër vitesh hulumtimi e kërkimi në fushën e determinantëve të evazionit fiskal të bizneseve në vendet e tranzicionit.

Abdixhiku gjithashtu ka qenë drejtor ekzekutiv i Institutit “Riinvest”. Ai i ishte bashkuar këtij instituti në vitin 2005 dhe që nga atëherë ka qenë i angazhuar në disa projekte kërkimore, të avokimit e zhvillimit – në Kosovë dhe jashtë saj. Për një kohë, Abdixhiku shkruante nga një kolumne të rregullt javore, në gazetën ditore “Koha Ditore”.

Në vitin 2017, Abdixhiku iu bashkua Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në dy palë zgjedhje të mbajtura, ai u zgjodh dy herë deputet i Kuvendit të Kosovës, ndërsa këtë e ka arritur edhe në zgjedhjet e fundit të 14 shkurtit.

Në angazhimin e tij parlamentar, Abdixhiku kishte qenë edhe kryetar i Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa.

MË TEPËR

Mix5 orë më herët

10 plazhet më të bukura shqiptare sipas revistës spanjolle “Condé Nast”!

Revista prestigjioze spanjolle Condé Nast në një artikull tregon 10 plazhet më të bukura të Rivierës Shqiptare. Vlorë! Vlora është qyteti-port, ku...

Sport5 orë më herët

FOTO/ Zbulohet e DASHURA e Lamine Jamal? Kush është VAJZA që u pa në ndeshjen Francë-Spanjë!

Lamine Jamal/ Padilla Lamine Jamal, djaloshi 17-vjeçar dhe lojtari më i ri që ka shënuar në historinë e Kampionatit Europian, është...

Mix5 orë më herët

Mesazhet e fundit që la Steve Jobs para se të ndërronte jetë

Steve Jobs vdiq si një miliarder, me një pasuri prej 7 miliardë dollarësh, në moshën 56 vjeçare nga kanceri i...

Mix5 orë më herët

Depilimi me Lazer, përfitimet dhe rreziqet e mundshme

Nëse nuk jeni të kënaqur me mënyrat tradicionale të depilimit, heqja e qimeve me lazer mund të jetë një opsion...

Mix5 orë më herët

Si të kurseni para? Mos u vononi më shumë

Kursimi i parave është një nga proceset më të vështira që mund të hasin njerëzit. Disa e hedhin fajin tek...

Mix5 orë më herët

Vazhdojnë përplasjet mes Kendrick Lamar dhe Drake…

Kendrick Lamar ka publikuar një tjetër këngë të re, që është një ‘diss’ për Drake, duke marrë parasysh sherrin mes...

Mix5 orë më herët

Ushqimet afrodiziake: Si funksionojnë dhe si mund t’i përfshini në takimin tuaj

Disa gjëra janë padyshim romantike: një shëtitje në plazh në perëndim të diellit ose përkëdhelje në pikën më të lartë të qytetit...

Mix5 orë më herët

Nga stresi te pagjumësia, disa arsye pse ju jeni duke shtuar në peshë

Ngrënia pa kriter nuk është ndër arsyet e vetme përse një person shton peshë. Kur të mësoni sesa shkaqe të...

Mix10 orë më herët

Lajme të mira nga dukesha Kate Middleton

Kate Middleton do të marrë pjesë në finalen e meshkujve në Wimbledon të dielën. Lajmi është konfirmuar Kensington Palace. Siç...

Mix10 orë më herët

Agjencia e Statistikave nxjerr shifrën: Ja sa është popullsia e Kosovës

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat paraprake të regjistrimit të popullsisë dhe sipas këtyre të dhënave, Kosova...

Facebook