Lidhu me ne

Kioske

10 filma italianë që gozhduan shqiptarët për vite me radhë

10 filma italianë që gozhduan shqiptarët për vite me radhë

Teksa shihja si dukej sot Xhulia e “Përgjithmonë Xhulja”, u ktheva shumë vite pas. Krejt papritur më erdhën ndër mend gjithë filmat, serialet dhe aktorët italianë që më mbanin gozhduar para televizorit mua, familjen time dhe gjithë shqiptarët dekada më parë.

Ndonëse isha fare e vogël asokohe, shumë personazhe dhe histori janë ngulitur në kujtesën time, aq sa sot më lindi dëshira për ta përcjellë tek ju gjithë nostalgjinë time.

Përgjithmonë Xhulja (1989)

Duke qenë se Xhulja ishte personazhi që më ngacmoi për të nisur këtë listë, po e nis me të. Gjithçka zhvillohet në Italinë e viteve ’40-të. Carmen de Blasco, e martuar me një fashist, bie në dashuri me një mik të babait, partizanin e ri Armando Zani. Në fund të luftës, Carmen sjell në jetë vajzën e tyre, Xhulia, e kthehet sërish tek bashkëshorti.

Dy dekada më vonë, Xhulia bie në dashuri me studentin Ermes Corsini e pavarësisht kësaj, ai vendos të martohet me trashëgimtaren e pasur e egoiste, Marta Montini. Vite  dhe një martesë e dështuar më vonë, Xhulia ribashkohet me dashurinë e jetës. Ermes është i lodhur nga Marta, kështu që nis një lidhje jashtëmartësore me Xhulian.

Një ditë, ajo diagnostikohet me një sëmundje të tmerrshme… Aq i dashur u bë personazhi i saj, sa sot e kësaj dite, çdo mama mallëngjehet kur krejt papritur në ekran shfaqet “Përgjithmonë Xhulja”.

Nëse një ditë do të  trokasësh në portën time. (1986)

Për herë të parë, titullin e këtij seriali e dëgjova nga im atë kur isha ende adolëshente. E dëgjoja të ma tregonte dramën e Livia-s dhe Claudia-s. E intriguar nga titulli, e pashë dhe aty kuptova pse shqiptarët u dashuruan kaq shumë pas Virna Lisi-it.

Një nënë (aktore në karrierë) përballet krejt papritur me realitetin e hidhur. E bija,  e varur nga dr oga braktis shtëpinë. E gjendur para një fakti tronditës, e ëma i thotë se nëse një ditë përpiqet të kthehet, dera e shtëpisë nuk do të jetë më e hapur për të…

Oktapodi ( La Piovra 1984)

Mini-seriali më i famshëm i mafies në Shqipëri asokohe. Aq shumë i dashur u bë për shqiptarët ky film, sa Komisar Katani (Michele Placido ) ende perceptohet si heroi më i famshëm që është përballur me krimin e organizuar italian.

Miku im (Amico mio 1993)

Mjafton të shihni këtë foto, për t’ju kujtuar aventurat e Spilo-s, vogëlushit që jetonte në spital dhe historisë së dashurisë mes doktor Magri-it dhe koleges së tij Angela.

Carabinieri (2002-2008)

Pas Katanit, seriali më i famshëm investigativ ishte padyshim Carabinieri.

Aty u dashuruam me policen më seksi që kemi parë ndonjëherë Paola Vitali (Manuela Arcuri), por ata që me shumë gjasa s’do t’i harrojmë kurrë ishin djemtë me sy hipnotizues që u bënë heronjtë tanë për vite me radhë..

Ah, ç’kohë!

Çmendurisht i dashuruar! (Innamorato pazzo 1981)

Mund të krijon histori pafund me princesha që bien në dashuri me njerëz të zakonshëm, por vendin e princeshë Cristina-s (Ornella Muti) dhe shoferit karizmatik të quajtur Barnaba (Adriano Celentano) nuk do ta zërë asnjë dyshe tjetër.

Shoferi i autobuzit, çmendurisht i dashuruar pas princeshës delikate na dhuroi kaq shumë skena dhe batuta sa sot e kësaj dite i shohim edhe të përdoren në Instagram nga të rinjtë që ndoshta s’e kanë idenë ç’film kanë humbur!

Grindavec i zbutur (Il Bisbetico Domato 1980)

Meqë jemi tek Adriano dhe Ornella, nuk mund të mos jua kujtoja këtë film. Elia, fermeri me personalitet të veçantë që bëri për vete Lisa-n na bën t’i rikthemi këtij filmi sa herë që shohim këtë foto…

E madhja,  dashuria ime e vogël (Piccolo grande amore 1993)

Shumica e vajzave, ranë në dashuri kokë e këmbë me Raul Bova-n, bukuroshin të cilin fati e bashkoi me princeshë Sofinë. E lodhur nga burokracitë e familjes mbretërore, princesha ishte gati të niste aventurat me instruktorin seksit të sërfit.

Ngjyrat e jetës (2005)

Ndonëse gjithë filmat e Nancy Brilli-it ishin shumë të dashur për shqiptarët, ai që na mbajti gozhduar më gjatë se të tjerët ishte padyshim Ngjyrat e jetës. Historia e dy shoqeve të ngushta, Adua-s, aspirante për aktore dhe Gulia-s, pianiste brilante, shkruan Anabel.

Ngjarjet mes tyre marrin tjetër rrjedhë për shkak të nënës së njërës prej të dyjave dhe një mashkulli, Luca, që s’mund të ishte askush tjetër përveç Gabriel Garko-s.

Katerina dhe të bijat (Caterina e le sue figlie, 2004)

Katerina, (Virna Lisi) u bë zëri i pothuajse të gjithë nënave shqiptare. E braktisur nga i shoqi, asaj ju desh të rriste e vetme 3 vajza me gjithë problemet që mosha dhe jeta sillte ditë pas dite…

Bukuria e grave (Il Bello delle donne)

Jam e sigurt kur them se kasti i aktoreve në këtë serial është i preferuari i grave shqiptare dhe jo vetëm.

Historitë e ndryshme të Anna-s, Vicky-it, Miranda-s, Francesca-s e shumë të tjerave, në një moment bashkohen me njëra tjetrën duke e bërë këtë një nga filmat e preferuar që kujtohet edhe sot gjithë nostalgji!

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix1 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix1 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix1 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix1 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix1 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix2 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix2 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix2 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix2 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook