Lidhu me ne

Radar

Intervista/ Besjan Pesha rrëfen Nismën Thurje dhe aksionin e saj

Intervista/ Besjan Pesha rrëfen Nismën Thurje dhe aksionin e saj

Rezultate imazhesh për besjan pesha

Besjan Pesha rrëfen për citynews në një intervistë ekskluzive aksionin e Nismës Thurje dhe betejat e fituara prej saj.

Pesha tregon se si lindi Nisma Thurje dhe si me kalimin e kohës filloi të përfaqësonte interesat e qytetarëve dhe kryesisht bizneseve.

Ai tregon për betejat e fituara të Nismës Thurje, që prej vitit 2014 për çmimin e energjisë elektrike, për çmimin e naftës, koncesionit të parkingjeve, për ligjin për “Procedurat Tatimore”, i cili u anulua nga Gjykata Kushtetuese, dhe betejën e fundit me Bashkinë e Tiranës për rritjen e taksave për bizneset.

Sipas Peshës, fitoret e arritura tregojnë se kush reagon, fiton. Ai i bën thirrje qytetarëve të bashkohen për një shoqëri të mirëorganizuar për të luftuar një qeveri të mirëorganizuar.

Intervista e plotë me Besjan Peshën

Citynews- Si lindi Nisma Thurje?

Besjan Pesha- Nje grupim profesionistesh te rinj, disa nga komuniteti I biznesit e disa me profesione te lira kishin filluar te mblidheshin rregullisht pergjatë shtator-tetorit te vitit 2014, duke diskutuar se si mund te permiresohej diskursi publik ne Shqiperi, duke e terhequr ate nga kanalet e debateve personale te cilat degjenorjne ne sharje dhe fyerje dhe nuk bien asnje rezultat per qytetaret e duke e ulur ne tryezat e debateve teknike mbi alternativat e zgjidhjeve te ceshtjeve te ndryshme. Gjate ketyre diskutimeve, ku une pata fatin  te isha nje nga protagonistet, shpesh rrihej ideja se si mund te kombinonim me efikasitet organizimin qytetar si mjet presioni nga nje ane dhe ekspertizen teknike nga ana tjeter per te realizuar nje vendimarrje me te dobishme per qytetaret dhe per te demaskuar te gjitha elementet e qeverisjes.

Keshtu lindi ideja e krijimit te nje mekanizmi qytetar, i cili jo vetem reagon por edhe propozon zgjidhje dhe ngre debat per ceshtje te caktuara. Emri Thurje lindi nga kombinimi I “thurjes” si simbol I kreativitetit me “thurjen” ne kuptimin e # pra simbolit te unifikimit te nje kauze ne rrjetet sociale.

Citynews– Kush jane dhe cfare perfaqeson?

Besjan Pesha- Grupi fillestar perbehej nga rreth 8 persona, por gjate kohes ky grupim eshte rritur dhe sot jemi me dhjetra. Ka mes nesh pedagoge, avokate, inxhiniere, mjeke dhe ekonomiste si edhe njerez te cilet kane qene te suksesshem ne bizneset e tyre. Disa prej nesh jane figura publike dhe me te ekspozuar ne media, disa preferojne te jene “heronj te heshtur” duke dhene kontribut ne prapavijen e llogoreve qytetare ku ne luftojme. Grupimi nuk ka nje lider dhe nuk bazohet te promovimi I individeve por te promovimi I ideve dhe zgjidhjeve. Kur idete dhe zgjidhjet refuzohen nga pushteti, atehere zbresim ne rruge sic kemi bere disa here.

Citynews- Kauzat e fituara dhe aksioni ne te ardhmen?

Besjan Pesha- Sapo kemi nisur, debati I pare ne te cilin jemi perfshire, ka qene ai I Energjise elektrike. Ne periudhen shtator-tetor te vitit 2014, qeveria nepermjet zv. Kryeministrit Peleshi propagandoi se do te rriste cmimin e e energjise elektrike sepse sistemi nuk perballonte me humbjet. Ne kemi reaguar duke bere nje pune studimore dhe duke I propozuar qeverise qe ne vend qe te rriste cmimin per ata te cilet paguanin rregullisht, duhet te niste nje fushate per te ulur humbjet ne rrjet. Propozimi yne ju dergua zyrtarisht qeverise por edhe u promovua ne rrjetet sociale ku gjeti nje mbeshtetje shume te madhe nga qytetaret. Ne fillim reagimi ishte negativ por mbas mbeshtetjes se gjere qe gjeti ideja online, propozimi yne u adaptua nga qeveria dhe u shnderrua ne politike zyrtare.

Me pas jemi perqendruar shume te cmimi I naftes, duke bere nje oponence konstante dhe faktuese ndaj politikes se taksave te larta qe qeveria ndjek per kete sektor, politika qe e bejne vendin tone nje nga vendet me cmimin me te larte te naftes ne bote (nese llogarisim cilesine super te ulet). Kemi organizuar edhe nje proteste per kete ceshtje perpara Kryeministrise ne 2015. Presioni yne ka sjelle disa here uljen e cmimit te naftes, por betejen e taksave nuk e kemi fituar dot ende. Ajo qe kemi fituar ama eshte fakti qe sot ska qytetar shqiptar qe nuk eshte I informuar mbi arsyet se perse cmimi I naftes eshte kaq I larte dhe perse cilesia eshte kaq e ulet. Uroj qe qytetaret ta mbajne mend kete gje.

Me pas kemi patur beteja me Keshillin Bashkiak Tirane gjate periudhes qe drejtonte Lulzim Basha per sa I perket projektit te koncesionit te parkingjeve, I cili u anullua mbas presionit qytetar apo per buxhetin e vitit 2015. Gjithashtu kemi prekur ceshtjen e emigracionit dhe disa ceshtje qe lidhen me politikat fiskale. Kemi qene shume aktiv ne denoncimin e keqperdorimit te aksionit antiinformalitet dhe besoj se kemi patur nje efekt te kenaqshem jo vetem ne sensibilitetin e njerezve por edhe ne frenimin e aksioneve abuzuese si rrjedhoje e nxitjes se reagimit qytetar.

Ne tetor te vitit qe shkoi organizuam protest ate fuqishme para Kryeministrise me tregtaret, protesta te cilat synonin anullimin e ligjit per procedurat tatimore, nje ligj qe parashikonte gjoba falimentuese per biznesin. Mbas dy protestash nje ankeses ne gjykaten kushtetuese, arritem ta anullonim ligjin fale vendimit te gjykates. Sot, e them me krenari, qindra mijra biznese ne Shqiperi marrin fryme me lirshem fale punes tone. Po ashtu, perpara dy javesh nisem nje beteje me Bashkine Tirane per te kundershtuar vendimin nr.59 I cili nder te tjera parashikonte dhjetefishimin e tarifave per bizneset dhe vendosjen e nje takse absurd te pastrimit per lokalet. Mbas dy protestash dhe 3 raunde negociatash arritem ta heqim njeren takse dhe ta ulim deri ne 2/3 tarifen e hapesires duke ju hequr lakun nga fyti mijera bizneseve te Kryeqytetit. Kjo beteje, do te vazhdoje edhe kete jave ne keshillin Bashkiak, ku do I bejme thirrje te gjithe anetareve qe te ulin edhe me shume tarifat duke ndihmuar bizneset.

Ne jemi ne organizim te vazhdueshem dhe do te jemi ne front te reagimit qytetar, ndaj ftoj kedo qe e mendon si ne te na bashkohet. Shqiperia sot ka shume nevoje per organizimin e qytetareve. Perballe nje klase politike te mireorganizuar, duhet se sben te vendoset nje shoqeri e mireorganizur. Kjo do e orientoje produktin drejt qytetareve dhe jo drejt pushtetareve.  Kjo qeveri shpesh, me aksionet e pamenduara, me koncesionet, me aferat ne tendera e ato ne emerime nepotike e partiake, ne perdorimin e dhunes ndaj qytetareve e mbi te gjitha ndaj biznesit te vogel dhe mungesen e deshires per te luftuar korrupsionin nuk mund te ndalet pa rezistence. Prandaj eshte detyre e qytetareve te organizojne rezistencen. Jo vetem ate fizike por mbi te gjitha rezistencen e ideve. 

Ne kemi treguar me shembuj se kush reagon, fiton.  cna.al

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix3 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix3 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix3 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix3 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook