Lidhu me ne

Temporal

Ja se çfarë heq një nuse shqiptare përpara se të martohet

Nga Anisa Bega

Meqë jemi në sezon dasmash, më erdhi në mendje të shkruaj diçka meqë edhe vetë për pak javë do martohem. Secila zonë ka zakonet e veta, por urimet e njerëzve janë ato që bëjnë diferencën. Ka raste ku ka njerëz që nuk shtiren dot, sikur janë të lumtur për martesën tënde. Jemi brenda fisit dhe shoqërisë së nuses, nuk po merrem me ato të dhëndrit.

Në mesazhet e një nuseje shqiptare vijnë këto urime, le të themi pozitivet në fillim: Të trashëgohesh dhe me jetë të lumtur (urim i zakonshëm).

Ndërsa negativët, kur njerëzit mendojnë se po mbulojnë xhelozinë e tyre me humor: Hajt urime, boll e zgjatët se ju iku mosha.( më falni çfarë ju duhet juve për kohën që secili çift zgjedh për t’u martuar?! Mesa duket këto lloj njerëzish mezi flenë natën nga ky merak i madh).

Një tjetër: Në fakt, u vonove pak, se për pak do na ngelje në derë.( Sërish jemi të bërja me detaje e llogarive dhe mëshira e këtyre njerëzve për ty, mos ngelje në derën e atyre dhe ndoshta mos i haje edhe ushqimin e shtëpisë së tyre, nderkohë vetë janë martuar më të mëdhenj se ty).

Në sezonin veror, nusja do bëj edhe plazh se nuk do rri e mbyllur në shtëpi, duke bërë listën e të ftuarve të dasmës bashkë me pajën. Por njerëzit sërish kanë diçka për të thënë. Nëse nusja disa ditë para dasmës ka marrë ngjyrë nga plazhi, ky është problem i madh. Këtyre njerëzve i ka mbetur ora në kohët kur nuset lyenin fytyrën me zhivë për ta zbardhur. Nuk guxon dot të nxjerrësh një foto në rrjetet sociale se fillojnë dhe të bëjnë moral pse po bën pushime.

Ndërsa një grup tjetër e ka merakun te përgatitjet e dasmës. Normale që nuk është e lehtë të organizosh një dasmë, por e pamundur nuk është. Sidomos në ditët e sotme, që çdo gjë është gati, mjafton të paguash. Sërish nëse të shohin duke bërë një jetë normale, fillojnë paragjykimet. Pse e ke marrë me kaq sportivitet dasmën, nuset duhet të jenë të tensionuara çdo ditë. Më falni, duhet të stresohem çdo ditë, për diçka që e bëj për kënaqësi dhe jo për hall. Sërish ne shqiptarët duam vuajtje, jo ta marrim me kënaqësi diçka.

Komeditë nuk kanë fund, pasi duan të dinë çmimet e çdo shpenzimi që ke bërë, që në fund të shohin sa ka paguar dhëndri. Mos të flasim për organizimet e tavolinave. Duhet 1 muaj ta përpilosh listën e të ftuarve dhe ta kombinosh ashtu si duhet vendet, se i ngel hatri direkt.

Ajo nuse që po lexon këtë shkrim, ndoshta mund të shtojë edhe ndonjë gjë tjetër, por për momentin unë kaq kisha.

Paçi fat dhe me trashëgime, mos e vrisni mendjen fare pasi ata që nuk duan të kënaqen në dasmë, do e gjejnë diçka për t’u ankuar!

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix3 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix3 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix3 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix3 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook