Lidhu me ne

Radar

Burra, evitoni këto 10 tipe grash!

Ja 10 tipet e grave, që sipas meshkujve, duhen evituar dhe duhen mbajtur larg sepse sjellin probleme gjatë një lidhjeje.

1- Nusja e ardhshme – Kjo lloj gruaje vuan lëvizjen e akrepave të orës biologjike dhe qëllimi i saj i vetëm është gjetja e një burri që ta cojë në altar. Nuk ka rëndësi nëse ishte një vajzë e lirë dhe e pavarur me pare; tani në cdo moment ajo ka idenë fikse për të gjetur princin e saj. Shpeshherë ajo bën edhe zgjedhjet e gabuara për shkak të nxitimit në lidhje me partnerin. 

2- Unë e di më mirë – Bisedat shkojnë shumë mirë për aq kohë sa ka dialog. Vështirësia nis kur duhet vendosur, kush ta thote fjalen e fundit. Pikërisht këto lloj femrash që thonë një lumë me fjalë pa ndaluar, bëhen të mërzitshme dhe përsërisin vetveten. Ato kanë si qëllim që të thonë gjithnjë dicka edhe kur nuk është vendi dhe momenti për të folur.

3-Gruaja porcelan – E ndjeshme dhe delikate deri në ekstrem. Gra të këtij lloji kërkojnë që të tjerët të përkujdesen shumë për të, sepse cdo fjalë, kritikë, batutë, koment mund të shkaktojë krizë të tmerrshme për ditë të tëra. Shkurt me femra të tilla, meshkujve do u shkojë jeta duke kërkuar falje.

4-Gruaja bankomat – Shpenzime, shpenzime, shpenzime është kryefjala e tyre. Mobilim shtëpie, ‘shopping’, këpucë, lule, aksesorë janë kërkesat kryesore për të marrë kartën e kreditit të partnerit. Këto lloj grash e shtrydhin partnerin si limon dhe më pas e lënë atë me borxhe.

5-Diktatorja – Nis me fjalët se bluzja nuk ju shkon, duhet të vishni me mirë këmishat, duhet të ndryshoni modelin e flokëve…Më pas vijon duke kontrolluar cdo aspekt të jetës suaj, duke nisur që nga zakonet e përditshme, miqtë që frekuentoni, fjalët dhe bisedat që bëni. Në fund një burrë do ta ndjejë veten të transformuar nëse pranon lidhjen me partnere të tillë.

6- E pasigurta – Në fillim gra të këtij lloji janë të ëmbla, pasi të mbulojnë me pyetje naive pa fund. Më pas zbulohet se tek to ka një pasiguri të thellë që manifestohet me xhelozi prej manjakeje. U telefojnë partnerëve të tyre 20 herë në ditë, kërkojnë të dijnë gjithcka, jetojnë në terror nga frika se mos braktisen. Dashuria e tyre kthehet në obsesion.

7-Joshësja – Je ulur në një bar dhe ajo të sheh me sy të zjarrtë, bën lëvizje joshëse para teje, në zyrë mban funde të shkurtra, këmisha të ngushta dhe nuk heziton të të provokojë. Kjo lloj gruaje ka dëshirë që të luajë me burrat si macja me miun.Qendroni larg saj, sepse nuk e keni për shumë kohë tuajën.

8-Mbretëresha në fron – Kjo lloj gruaje synon gjithnjë piedestalin, të jetë gjithnjë me sipër se të tjerët. Burrat për të janë skllevër, që duhet ta adhurojnë dhe të zbatojnë cdo urdhër të saj. Kujdes sepse do të përfundoni si qen dhe do të harroni respektin për veten tuaj.

9 – Gruaja misterioze – Jeta e saj është plot me të fshehta dhe ju nuk arrini të zbuloni se cila është ajo në të vërtetë. Nëse një grua ka një lloj enigme, do të thotë se po ju fsheh dicka të rëndësishme. Në fillim misteri është intrigues, por më pas bëhet i lodhshëm. Qartësia dhe ciltërsia është baza e cdo raporti të gjatë.

10 – Bukuroshja e fjetur – Janë gra që jetojnë në botën e tyre të ëndrrave me princa të kaltër, dashuri të përjetshme dhe romantike pa fund. Janë rritur me përkujdesje dhe përkëdhelje dhe nuk duan t’ia dijnë për faturat që duhen paguar dhe për banjon që duhet pastruar. Qendroni larg Miss Romantikes, sepse jeta juaj do të jetë tepër e vështirë.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix3 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix3 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix3 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix3 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook