Lidhu me ne

Radar

Benefitet e dhurimit të gjakut

Përfitimet që mund të marrim nga dhurimi i gjakut

Zemër më të shëndetshme: Dhurimi i gjakut përmirëson shëndetin kardiovaskular. Rritja e nivelit të hekurit në gjak rrit mundësitë për sëmundje të zemrës. Dhurimi i rregullt i gjak ndihmon veçanërisht burrat të ulin sasinë e hekurit në gjak. Kjo i ul mundësitë për atak kardiak me 88%.

dhurim i gjakutRritje e prodhimit të qelizave të reja: Pas dhurimit të gjakut, trupi i dhuruesit fillon të zëvendësojë gjakun e humbur. Qelizat e reja të palcës riaktivizohen brenda 48 orëve që nga momenti i dhurimit, ndërsa qelizat e kuqe të gjakut zëvendësohen për 1 ose 2 muaj.  Pra ky proces e stimulon trupin e njeriut  të prodhojë qeliza të reja, duke e bërë të jetë i shëndetshëm dhe të funksionojë më mirë.

Djeg kalori: Duke dhuruar gjak  mund të humbësh kaloritë e tepërta.  Të dhurosh 450 ml gjak do të thotë të humbasësh 650 kalori.

Rrit ndjenjën e mirëqenies tek të moshuarit: Shumë të moshuar që janë me shëndet të mirë thonë se  dhurimi i gjakut në mënyrë të rregullt i bën ata të ndjehen shumë mirë.

dhurim gjakuUl rrezikun për kancer: Dhurimi i gjakut nëkupton uljen e rrezikut për t’u prekur nga kanceri i stomakut, mushkërive, zorrës së trashë, mëlçisë dhe fytit.

Kontroll mjekësor falas: Nëse dikush vendos të dhurojë gjak, mund të përfitojë një kontroll të shëndetit pa kosto, pasi gjaku që ai dhuron do t’i nënshtrohet të gjitha analizave përkatëse pa pagesë.

Shpëton jetë: Nëpërmjet dhurimit të gjakut  mund të shpëtosh jetë dhe t’i japësh dikujt tjetër një mundësi të dytë për të jetuar.

U fal gëzim të tjerëve: Përveç personit të cilit i keni shpëtuar jetën, ju gëzoni edhe njerëzit e tij të afërt, të cilët janë të shqetësuar mbi shëndetin e tij. Në këtë mënyrë nga zemërgjerësia juaj do të lumturohen shumë njerëz.

MË TEPËR

Radar14 orë më herët

Ajri në Tiranë është më shumë helm se oksigjen, duhet të jesh i zhytur në krim që të mos marrësh masa

Nga Ervin Goci Sot, ajri dukshem ne Tirane eshte me shume helm se oksigjen. Sot do duhej qe te mblidheshin...

Kryesore22 orë më herët

Uria në Gaza, një krim lufte

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi...

Mix22 orë më herët

Eskortat e huaja “pushtojnë” Tiranën, Lekatari denoncon rastin në pallatin e saj

Në një kohë kur në Tiranë po diskutohet shumë lidhur me kthimin e kryeqytetit në një “parajsë” të eskortave të...

Letersi1 ditë më herët

‘Marshi i UÇK’-së, interpretim rrëqethës nga Arif Vladi

“Marshi i UÇK” -së është një ndër këngët më të njohura dhe më të dashura të cilën e ka sjell...

Letersi1 ditë më herët

Poezi për atdheun “Mëmëdhe quhet toka, ku më ka rënë koka…”

Poezi nga Andon Zako Qajupi Mëmëdhe quhetë tokaku më ka rënurë koka,ku kam dashur mëm’e atë,ku më njeh dhe gur’...

Mix1 ditë më herët

Cilësia e lëkurës nis nga ushqimi, kjo është dieta kundër plakjes

Pavarësisht cilësisë së një kremi, ndërhyrjeve apo përparimit të teknologjisë për të përmirësuar pamjen e jashtme, ajo çfarë do të...

Mix1 ditë më herët

Pasuria marramendëse e Selena Gomez, nuk do ta besoni sa fiton për një postim në Instagram

Selena Gomez është një ndër këngëtaret më të pasura të momentit. Me një vlerë neto të raportuar prej 800 milionë...

Kioske2 ditë më herët

Kartolinat e paguara nga Tirana

Nga Andi Bushati Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revistës lifestyle italiane Vanity Fair, shkaktoi një polemikë të...

Radar2 ditë më herët

“Noc Rroku” strategjik per qytetaret

Klodian Tomorri Qeveria shpalli sot fazen e dyte te tenderin per ndertimin e ujesjellesit Draleos Drimadhes, i cili do te...

Mix2 ditë më herët

Publikohet traileri i pjesës së katërt të “Bad Boys Ride or Die”

Will Smith dhe Martin Lawrence kthehen në rrënjët e tyre në pamjen e parë për pjesën e katërt të ekskluzivitetit ...

Facebook