Lidhu me ne

Radar

Si të kuroni gurët në veshka me kura popullore

Si të kuroni gurët në veshka me mjekime popullore


Sëmundja e aparatit urinar është një sëmundje serioze e cila karakterizohet me majisjen e glomerulave dhe prishjen në shkallë të ndryshme të funksionit të veshkave.

Prek më tepër moshat fëminore, nga mosha 3-10 vjeç. Meshkujt janë më të rrezikuar se femrat. Në zhvillimin e sëmundjes rol të padiskutueshëm luan edhe faktori i alergjisë.

Zakonisht sëmundja fillon 10-15 ditë, pas kalimit të një katari të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, të një gripi apo të një sëmundjeje me temperaturë të lartë. Kjo sëmundje ka dhimbje beli dhe pakësim të urinës.

Sëmundja fillon përnjëherësh ose gradualisht. Ka ngritje të tensionit arterial, marrje mendsh, dhimbje koke, zhurmë në vesh. Urina është me gjak, i cili mund të duket me sy ose gjatë analizave. Në analizë vërehen albumin me sasi të mëdha, pakësim të rruazave të bardha dhe pakësim të sasisë së urinës.

Në veshka shkaktohen shumë sëmundje të ndryshme, formohen disa lloje gurësh: gurë fosfatikë, gurë oksolikë, gurë urate, gurë kalciumi. Ata formohen në veshka, uretër, uroter, fshikëz të urinës etj.

Ka plot metoda për thërmimin e disa gurëve të butë dhe të mesëm. Lejohet të përdorni vezë, mish të kafshëve të mëdha, djathë i bardhë, patate, oriz, barishte, fruta etj.

Ndalohet kafeja, kakao, çokollata, duhani dhe alkooli.

Kur i sëmuri ka probleme me veshkat duhet patjetër të paraqitet te mjeku kompetent, te urologu. Duhet që pacienti patjetër t’u shmanget përdorimit të kriprave që janë bërë shkak për gurët në veshka. Kjo vërtetohet nga analizat kimike nga gurët e nxjerrë.

Kura popullore

Për tretjen e gurëve në veshka merrni 40 copë maja manaferrash me gjatësi deri 20 cm, 40 kokrra dëllinje të thërrmuara, 40 maja hithri dhe 1 dorë qime misri. I ziejmë në 3 litra ujë derisa të mbetet 1 litër e gjysmë. Kullohet dhe pihet çdo mëngjes esëll, nga 100 gr.

Merrni 10 lugë gjelle me kashtë Tërshëre të grirë imët. Hidheni në 1 litër ujë dhe ziejeni për 3 min. ena lihet e mbuluar derisa të ftohet. Pasi të kullohet, pihet 1 filxhan çaj disa herë në ditë. Kjo shërben për infeksionin e veshkave.

Ziejmë majdanoz dhe lëngun e tij e pijmë nga 2 gota uji me çaj para buke. Kjo kurë përdoret për 1 muaj rresht.

Merrni 1 dorë me fara bostani (pjepër). Shtypini dhe copëtoji, pastaj ziejeni në 1 litër ujë për 20-25 min. Pasi kullohen, pini 2 gota në ditë, në mëngjes esëll dhe në darkë vonë.

Edhe dardha ka një efekt të madh në rastet e pezmatimit të veshkave nga gurët në rrugët urinare. Merrni 15-30 gr gjethe në 50 gr ujë. Ziejeni për 10-15 min dhe pini 3 herë nga 1 gotë para buke.

Merrni 50 lëvozhga veze. Pasi lahen dhe pastrohen, thahen në diell. Pastaj kavardisen në një tenxhere me zjarr, derisa të marrin ngjyrë kafeje. Bluhet me mulli kafeje dhe me pluhurin që del pihet 1 lugë kafeje me 1 gotë ujë me sheqer ose me 1 filxhan çaji çdo ditë esëll në mëngjes për 1 muaj rresht.

Një metodë kanadeze është me gjethet e njoma të rrushit (hardhisë) ose gjethet e domates. Merrni 1 grusht me gjethe të njoma dhe i zieni në 1 litër e gjysëm për 20 min. pasi kullohen, pini 3 herë nga 1 gotë para buke dhe pa sheqer.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix7 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix7 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix7 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix7 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Kryesore7 orë më herët

A don ti Edi ta luftosh Korrupsionin?

Skerdilajd Zaimi Në një intervistë – reagim të vetin mbi materialin e RAI3, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ajo...

Mix7 orë më herët

A është e shëndetshme që fëmijët të flenë me kafshët shtëpiake?

Prania e një kafshe në dhomën e gjumit të një fëmije nuk është e dëmshme për cilësinë e gjumit të...

Mix7 orë më herët

Julia Fox reflekton për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur

Julia Fox nuk e shikon me dashuri romancën e saj të shkurtër me Kanye West. Aktorja e “Uncut Gems” tha...

Kioske1 ditë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar1 ditë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore1 ditë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Facebook