Lidhu me ne

Kioske

Aktorët e vegjël të kinematografisë shqiptare, ja si duken ata tani


Ata kanë qenë heronjtë e vegjël të kinematografisë shqiptare.

“Beni ecën vetë”, “Tomka dhe shokët e tij”, “Mimoza llastica”, “Taulanti kërkon një motër”, “Në shtëpinë tonë”, “Partizani i vogël Velo” e të tjera prodhime kinematografike, mbeten edhe në ditët tona filmat më të dashur. Po ku janë sot protagonistët e vegjël? A vazhdojnë ata të jenë pjesë e kinematografisë shqiptare?

Herion Mustafaraj

Ai do të ishte fëmija më i famshëm i viteve ‘80, sepse edhe rolet e tij do të ishin të shumta. “Tomka dhe shokët e tij”, “Pas gjurmëve”, “Shoku ynë Tili”, “Sinjal dashurie”, “Rikonstruksioni”, janë disa nga filmat në të cilët Herioni ka interpretuar, por për publikun mbetet ende i dashur roli i Benit në filmin “Beni ecën vetë”, me regji të Xhanfize Kekos.

Ndonëse e nisi karrierën si aktor në moshën 6-vjeçare, ky pasion i Herionit nuk vazhdoi shumë gjatë. Pas viteve ‘90 ai u largua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u mor përsëri me art, duke punuar në teatrin e vogël të fshatit ku jetonte, në Massacusetts. Ndërsa për publikun shqiptar u shfaq si prezantues i Festivalit të 41-të në RTSH.

Eptan Lohja

A ju kujtohet ai djali bullafiq dhe trazovaç, që nuk linte dy gurë bashkë, në filmin “Në shtëpinë tonë”? Ai është Eptan Lohja. Edhe Eptani, si shumë nga kolegët e tij, nuk e vazhdoi rrugën e artit, por mori një tjetër drejtim në jetë. Studimet e larta i kreu për Inxhinieri dhe punon prej 16 vitesh si Drejtor Marketingu në “Tv Klan”. Ai është martuar dhe ka një djalë e një vajzë.

Zhaklina Dhimojani

Të gjitha vajzat e duan “Mimoza llasticën”, sepse te ky personazh e gjejnë veten më së miri. Zhaklina Dhimojani shkëlqeu duke lënë pas emrin e saj, por arti nuk do të ishte më prioritet për të. Aktualisht jeton në Bern të Zvicrës, ku ka punuar si përkthyese në Zyrën Federale të Refugjatëve, dhe ka ndërtuar atje familjen e saj. Vajza e saj Alex, është një nga modelet më të njohura në këtë qytet.

Enea Zhegu

“Tomka dhe shokët e tij” ka qenë një ndër filmat më të dashur për fëmijë i viteve ‘77. Një tjetër sukses i regjisores Xhanfize Keko, por që nxori në pah edhe aftësitë e një aktori të vogël si Enea Zhegu (Tomka). As Zhegu nuk e ka vazhduar rrugën e vështirë e të bukur të aktrimit.

Genci Mosho

Ai ishte një djalë shumë çapkën dhe ka spikatur me rolet e tij. I përkëdheluri i teta “Xhanos” (Xhanfise Kekos, – sepse regjisorja e kishte shumë për zemër dhe ai nuk mungonte në filmat e saj). Genci zgjodhi të bëhej arsimtar dhe jo aktor. Megjithatë nuk është shkëputur nga arti, sepse i ndjek me kuriozitet zhvillimet artistike në kryeqytet, ndërsa nxënësit e tij i çon shpesh pranë kinemasë së Arkivit të Filmit, për t’i njohur më mirë me kinematografinë shqiptare.

Manjola Begolli (Gjoni)

Sa herë që flitet për sportin e shahut, atë e lidhim me figurën e Rudinës në filmin “Dy herë mat”. Me regji të Bujar Kapexhiut, ai është një nga filmat komedi më të bukur, që ka mbetur në arkivin e filmave shqiptarë si një pasuri e padiskutuar. Por Manjola nuk ia kushtoi kohën e saj artit, sepse studimet i vazhdoi për Ekonomik dhe është drejtuese e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve. Ndërsa me emrin “Rudina” ka fituar një shoqe shumë të ngushtë, siç është moderatorja e suksesshme e programit të pasdites në “Tv Klan”, Rudina Magjistari.

Petro Papakosta

“Sa të çliroj Shqipërinë dhe erdha…” është batuta më e famshme e filmit “Partizani i vogël Velo”. Petro Papakosta i përket sot botës së letrave, pasi i është përkushtuar të shkruarit dhe ka nxjerrë në treg shumë botime me poezi dhe ese.

Donald Kokona

Ai nuk kërkon më një motër, por disa projekte, sepse Donald Kokona, i njohur nga të gjithë në filmin “Taulanti kërkon një motër”, është sot një arkitekt shumë i suksesshëm. Daljet e tij publike nëpër programe të ndryshme televizive i kushtohen tashmë vetëm profesionit si arkitekt dhe nuk kanë më lidhje me artin dhe filmin. Në moshën 4-vjeçare ai u përzgjodh nga regjisorja Xhanfize Keko për të qenë pjesë e atij filmi për fëmijë, i cili e bëri atë fëmijën më të famshëm për kohën. Filmi i tij i fundit ishte “Shpella e piratëve”, i xhiruar në vitin 1990./aktoretshqiptare.info/

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix4 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix4 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix4 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix4 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook