Lidhu me ne

Kryesore

Profesionet më të kërkuara, është momenti i shkencave kompjuterike


Cilat janë profesionet më të kërkuara dhe si arrijnë universitetet që të përgatisin studentët për të qenë të suksesshëm në tregun e punës? Flet dr. Mustafa Shimshek, Përgjegjës i Departamentit të Inxhinierisë Kompjuterike në Universitetin Metropolitan Tirana.

Teknologjia është pjesë e pandashme e jetës sonë dhe ky tashmë është një fakt i pamohueshëm. Për këdo nga ne, dita nis dhe mbaron të rrethuar me pajisje teknologjike, nga aparatët e thjeshtë celularë e deri te sistemet e mëdha të automatizimit në mjediset e punës. Aspekti më i rëndësishëm i shkencave kompjuterike është zgjidhja e një game të gjerë problemesh, një aftësi thelbësore për jetën. Pikërisht për faktin se teknologjia zgjidh problemet për t’u shërbyer njerëzve, ekziston edhe një anë e rëndësishme njerëzore në shkencat kompjuterike, ku nevojitet përkushtimi, kreativiteti dhe njohuritë e nevojshme teknike dhe shkencore.

Institucionet e Arsimit të Lartë në Shqipëri e kanë kuptuar rolin që duhet të luajnë në këtë proces, duke ofruar programe studimi në përputhje me nevojat e tregut të punës dhe trendet globale. Fakulteti i Shkencave Kompjuterike dhe IT në Universitetin Metropolitan Tirana prej kohësh është kthyer në një pol për zhvillimin e profesionistëve të rinj në fushat e Inxhinierisë Kompjuterike, Inxhinierisë Software apo Inxhinierisë Elektrike, programe këto të preferuara nga të rinjtë pikërisht për mundësitë e shumta që ofrojnë.

“Studentët e diplomuar në programin e Inxhinierisë Kompjuterike apo në programin e Inxhinierisë Software, mund të integrohen me sukses në shumë sektorë të tregut të punës, që nga bota akademike dhe shkencore, tek industria, institucionet qeveritare dhe organizatat që kanë në fokus zhvillimin dhe testimin e pajisjeve dhe programeve të ndryshme. Të diplomuarit në këto programe kanë njohuri teknike dhe shkencore mbi inteligjencën artificiale, arkitekturën e kompjuterëve, robotikën, sistemet e operimit apo rrjetat”, thotë Dr. Mustafa Shimshek, Përgjegjës i Departamentit të Inxhinierisë Kompjuterike në Universitetin Metropolitan Tirana.

Ai sqaron edhe më konkretisht se çfarë studiojnë studentët në këto programe, duke treguar se pika më e fortë është bashkërendimi i teorisë që merret në auditor me praktikat në laboratorë. “Studentët zhvillojnë lëndë në fushën e programimit, të teknologjisë së informacionit, aplikacioneve, databazave dhe zhvillimin e programeve mobile. Nëse do të flasim më specifikisht, do të thoja se këto kurse përfshijnë gjuhën e programimit C++, Python, Java etj., të cilat zhvillohen në laboratorët me pajisjet e fundit teknologjike. Fakulteti i Shkencave Kompjuterike dhe IT bën bashkë shkencat kompjuterike dhe inxhinierinë elektrike, për të zhvilluar më tej njohuritë dhe aftësitë në teknologjitë digjitale.”

Një program i veçantë dhe për të cilin tregu i punës ka shumë nevojë, është Inxhinieria Elektrike. “Bota ka nevojë për inxhinierë elektrikë. Sektorët teknologjikë po rriten me hapa të shpejtë, duke bërë që ekspertiza e profesionistëve që krijojnë, kuptojmë dhe zhvillojnë sistemet elektrike të jetë më e nevojshme se kurrë. Kjo përkthehet në mundësi shumë të mira punësimi”, thotë profesor Shimshek, i cili nuk harron të përmendë edhe pesë profilet e studimit në Inxhinieri Elektrike, që përfshijnë specializimin në sistemet e fuqisë, makineritë elektrike, kontrollin inxhinierik, komunikimin dixhital dhe elektronikën.

Në studimet dhe anketat e ndryshme që janë bërë me aktorët e tregut të punës, profesionet më të kërkuara mbeten ato në profilet e teknologjisë së informacionit, zhvillimit të programeve dhe inxhinierive, të cilët mund të përshtaten fare mirë edhe në kompanitë ndërkombëtare, duke shtuar mundësitë e punësimit jashtë vendit. Këto kërkesa kanë bërë që universiteti të përkthejë nevojat e sipërmarrjes për burime njerëzore të kualifikuara në programe studimi, duke ofruar jo vetëm ekspertizën akademike, por edhe laboratorët dhe praktikat gjatë periudhës së studimit.

MË TEPËR

Kioske12 orë më herët

Çfarë fuqie “hyjnore” paska ky Edi Rama!

Opozita thotë se “Edi Rama ka marrë çdo pushtet”. Opozita bërtet se “Rama ka ble ndërkombëtarët”. Opozita justifikohet se “Rama...

Radar12 orë më herët

Epokës së gazit e naftës po i vjen fundi – Olaf Scholz

Mbizotërimi i lëndëve djegëse fosile në prodhimin global të energjisë po i afrohet fundit, ka pohuar kancelari gjerman Olaf Scholz,...

Kryesore12 orë më herët

Sulmi i Ramës ndaj RAI3, Manjani: Ja pse është çakërdisur

Avokati Ylli Manjani deklaron se sulmi i kryeministrit Edi Ramës ndaj emisionit ‘Report’ në RAI3 është një histori e përsëritur,...

Mix12 orë më herët

Sa e bukur është bërë vajza e Catherine Zeta Jones dhe Michael Douglas!

Carys Douglas është rritur tashmë, e është kthyer në një zonjushë mjaft të bukur! Vajza e Catherine Zeta-Jones dhe Michael...

Mix12 orë më herët

Mësueset e Taylor Swift zbulojnë se ç’nxënëse ka qenë ajo!

Dy nga mësueset e shkollës fillore të Taylor Swift kanë treguar se këngëtarja shkruante poezi pa pushim në shkollë. E...

Radar12 orë më herët

Ligji për profesionet e lira, Lapaj: Ka një urrejtje të pa shpjegueshme ndaj shtresës së mesme

Duke komentuar ligjin e ri për profesionet e lira, avokati dhe drejtuesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj i ftuar...

Mix12 orë më herët

Autori i “One Day” David Nicholls shkruan historinë britanike që e ka lënë botën zemërthyer

Autori best-seller David Nicholls mendohet nga fansat e tij si një mjeshtër i komedive romantike. Libri i tij i ri...

Mix12 orë më herët

Ben Stiller flet për vazhdimin e “Zoolander”: Ishte dështim

Ben Stiller reflektoi së fundmi për  filmin “Zoolander 2” me David Duchovny në podkastin e Duchovny, “Fail Better“. “Mendova se...

Mix12 orë më herët

Kanye West: Në verë do të hap një studio porn0grafike

Kanye West po flet për hapjen e një studioje “Yezzy P0rn”, tha përfaqësuesi i tij për Page Six të martën....

Mix2 ditë më herët

Edhe Bentley e ndien krizën

Për herë të parë në katër vite, shitjet e makinave Bentley ranë me 11% vitin e kaluar. Shefi ekzekutiv i...

Facebook