Lidhu me ne

Kryesore

Tmerri i tërmetit, një bandë që klith i dashur armik

E gjithë qeveria u ngrit në këmbë duke akuzuar një segment të mediave të reja, për të justifikuar një përzjerje deliri dhe frike që kaploi të dielën në darkë me dhjetra mijëra qytetarë. Vërshimin e tyre irracional në rrugët dhe autostradat përreth Tiranës, tmerrin e nxitur nga një dalldi kolektive kryeministri, ministrja e mbrojtjes edhe ai i rendit e panë si pasojë e dy reporterëve të ngratë që policia shkoi ti ndalonte në mes të natës.

Sipas gjithë kupolës së rilindjes, fakti që një popull i tërë, i shumëzoi me zero vitet e arsimimit, orët në klasat e shkencave ekzakte, dokumentarët e eksplorerit dhe filloi të besonte se tërmetet qenkërkan të parashikueshëm, ishte mëkati i disa mediave on line.

Natyrisht, kolegët tanë nuk qenë pa faj. Ata janë viktima të një sistemi të ngritur gabim ku diktatura e shpejtësisë ka bërë të harrohet saktësia. Ata janë pre e redaksive të varfëra, që punojnë me pak gazetarë, sepse portalet janë të vetmet media të taksuara egërsisht nga kjo qeverisje. Ata janë ‘bisha” në një luftë të egër mbijetese, ku informimi i drejtë dhe i ndershëm kalon në plan të fundit.

Si të tillë, shpesh më shumë se nga ligësia, Fake News prodhohen nga padituria dhe mungesa e profesionalizmit. Kjo është koha që të gjitha mediat e reja, përfshirë edhe ne të Lapsit, të shohim nga vetja, të mëtojmë standarte të reja dhe të kërkojmë falje sa herë nuk jemi gjendur në lartësinë e misionit tonë.

Por, prej këtu, të arish të abstragosh siç bën qeveria, se paranoja çmendurake që kaploi të dielën në mbrëmje mbarë Tiranën ishte e nxitur nga mediat, është qesharake. Madje tentativa e Ramës për të parë në këtë gjurulldi, një akt kriminal që tentonte të nxiste panik është po aq marrëzi sa ajo e çdo burri që rendte mbrëmë mbi trotuare me kanotjere dhe brekë fanellate.

Nëse këto media anti qeveritare do të kishin këtë fuqi në publik, nëse ato do të kishin pasur një të qindën e forcës për këtë shplarje truri kolektive, ne nuk do të ishim duke dëgjuar ende sot broçkulla si këto të kryerilindasit. Do qemë çliruar me kohë nga marrëzitë që transmeton pafundësisht ERTV.

Po atëherë, kur dalldia e djeshme nuk mund të shkaktohej disa lajme online, përse Rama nxiton ta vërë gishtin mbi to?

Përgjigjja mund të jetë e komplikuar. Ajo mund të lidhet me paranojën e një lideri të sëmurë që nuk e shpjegon dot ngritjen e turmave jashtë kontrollit të tij. Ajo mund të shpjegohet me vetembrojtjen automatike për të larguar përgjegjësinë nga vetja. Ajo mund të justifikohet me tentativën për të fshehur mungesën e përgatitjes së shtetit.

Por, mbi të gjitha, është e mundur se ajo ka të bëjë me një sjelle tashmë të shndërruar në instikt tek rilindja: atë për të gjetur në çdo ngjarje një armik. Aktivizimi i menjëhershëm i këtij instikti e shty Ramën të denonconte menjëherë një strategji kriminale që kishte si qëllim të paramenduar panikimin e popullsisë. Ajo i bëri dy nga ministrat më të rëndësishëm të qeverisë të përsërisnin të njëjtin refren bajat.

Në thelb, ajo është e ngjashme me mënyrën si janë sjellë rilindasit pas çdo ngjarje të madhe që ka ndodhur në këtë vend. Edhe kur kapet një vjedhje qindra milionshe e një koncesioni, armiku është opozita që do të nxijë imazhin e vendit edhe kur plas një skandal, fajin e kanë mediat e kazanit që e fryjnë raportimin edhe kur kapet drogë në Holandë, fajin e kanë holandezët që ekzagjerojnë për ne një zanat të cilin e kanë ngritur në mjeshtëri vetë, edhe kur një rilindas përdhunon një vajzë, fajin e ka Berisha që zblunon identitetin e viktimës.

Pikërisht ky mekanizën i identifikimit të një armiku, u vu në lëvizje edhe pas dalldisë kolektive që kaploi kryeqytetastit mbrëmë. Raporti absurd i një dashurie urrejtje me armikun e radhës, pa të cilin tashmë nuk mund të jetojnë, i nxiti automatikisht rilindasit ta arsyetojnë rendjen marroke të njerzëve dhe automobilëve në mes të natës, me fake news që prodhuan dy reporterë.

Dhe këtu, absurdit kolektiv i mbishtohet edhe absurdi i pushtetit. Sepse sikur mos mjaftonte pashpjegueshmëria e komportimit primitiv të një pjese të popullatës, Rama do të na bëjë të besojmë, se ajo u shkaktua nga mediat armike që patën si qëllim të ngjallnin panik.

©Lapsi.al

MË TEPËR

Mix2 orë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix2 orë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix2 orë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix2 orë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix2 orë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix2 orë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix15 orë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix15 orë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix15 orë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix15 orë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook