Lidhu me ne

Kryesore

Nxorri emrat e vip-ave ngelësa, Pedagogu i kundërvihet Iris Luarasit: Duhen vendosur rregulla, cënoi privatësinë

Nxorri emrat e vip-ave ngelësa, Pedagogu i kundërvihet Iris Luarasit: Duhen vendosur rregulla, cënoi privatësinë

Pedagogu dhe eksperti i ekonomisë Ilir Ciko, ka reaguar pas deklaratës së pedagoges së gazetarisë Iris Luarasit e cila në një emision televiziv ka përmendur emra personash të njohur të ekranit që i ka ngelur në lëndën e saj.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Ciko ka theksuar se me deklaratën e saj pedagogia ka cënuar privatësinë e të tjerëve.

Ndër të tjera pedagogu Ciko ka shkruar se duhen vendosur rregulla të reja loje për të mos cënuar pa të drejtë privatësinë e të tjerëve.

Kujtojmë se pedagogia Iris Luarasi ishte e ftuar ditën e djeshme në një emision televiziv ku ka zbuluar një fakt interesant lidhur me disa nga ish-studentët e saj, që tashmë janë emra mjaft të njohur për publikun e që më para pedagogia i kishte vendosur nota të ulëta ose i kishte ngelur në lëndën e saj.

‘Në fakt do ju them katër emra të cilët tani i kam shumë miq por në kohën kur ishin studentë kanë mbetur në klasë. Janë: Arbana Osmani, Jonida Shehu, Erl Murati dhe Artan Hasani’, ka thënë në një emision televiziv Iris Luarasi.

Tashmë të katërt personazhet e përmendura nga pedagogia janë pjesë e gazetarisë dhe televizionit.

Postimi i plotë:

‘Nuk e kam kuptuar asnjëherë se si një person që e quan vehten pedagog mund të bëjë publike, madje me krenari e në emisione televizive, emra personash që i ka ngelur në lëndën e tij/saj, aq më tepër kur këta janë po aq, a në mos edhe më të njohur për publikun.

Kam 16 vite që kam përcjellë breza studentësh e në ato raste kur kam qenë i shtrënguar për të mos i kaluar, jam i sigurt që askush tjetër veç studentit dhe administratës së universitetit nuk është informuar për vlerësimin përkatës.

Nëse normat e etikës është vështirë të funksionojnë, besoj se duhen vendosur rregulla loje për të mos cënuar pa të drejtë privatësinë e të tjerëve’, ka shkruar pedagogu Ciko.

MË TEPËR

Mix20 orë më herët

Celine Dion publikon foton e rrallë me dy binjakët e saj 13 vjecarë!

Së fundmi, Celine Dion, e cila është larguar prej kohësh nga qendra e vëmendjes për shkak të problemeve shëndetësore, ka...

Mix20 orë më herët

Meghan Markle thuhet se është në panik, një dokumentar i ri do të zbulojë detaje tronditëse nga martesa e saj e parë!

Meghan Markle, sot Dukesha e Sussex prej martesës së saj me Princ Harry, ka një të kaluar pak të njohur...

Mix20 orë më herët

Keni dhimbje barku, por nuk jeni me perioda? +10 shkaqet pse mund të ndodhë

FOTO: ARIS LEOVEN | CANVA Keni dhimbje të forta barku, por nuk jeni me menstruacione? Kjo është një ndjesi e...

Mix20 orë më herët

Nëse do të provosh një model klasik flokësh, frymëzohu nga Selena Gomez

FOTO: GETTY IMAGES Momentet më të bukura të stilit nga tapeti i kuq në jug të Francës, ku po mbahet...

Mix20 orë më herët

Ju prezantojmë me 8 ushqimet më të mira për shëndetin e trurit

FOTO: MARYNA IAROSHENKO / GETTY IMAGES E dini që 20% e kalorive që merrni nga ushqimet përdoren nga truri ynë?...

Mix20 orë më herët

Nëse të pëlqen “Bridgerton”, mos i humb këto seriale

NETFLIX E dimë që jë nga njerëzit e shumtë të fiksuar me “Bridgerton”, të kuptojmë dhe të sugjerojmë plot 11...

Mix20 orë më herët

Video tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon bashkëshorti i këngëtares

 Bashkëshorti i Cassie Ventura, Alex Fine, ka bërë një reagim pas videos shokuese ku Diddy dhunonte ish-të dashurën në një dhomë hoteli...

Mix20 orë më herët

Bianca Censori, kundër projektit për të rritur të Kanye West

Në fund të muajit të kaluar, Kanye West ndau në një postim në Instagram që nuk është më i disponueshëm...

Mix21 orë më herët

3 shenjat e horoskopit që flasin pas shpine

Të gjithë kënaqemi me thashethemet, disa më shpesh e të tjerë më rrallë. Por ka disa shenja që janë më...

Radar21 orë më herët

Ilir Ikonomi publikon fakte të reja: Ndryshe nga sa thuhet, Ahmet Zogu dhe Fan Noli kanë patur marrëdhënie mjaft të mira

Studiuesi e gazetari Ilir Ikonomi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se, “ndryshe nga sa thuhet ndonjëherë, Ahmet Zogu...

Facebook