Janë publikuar pamjet e aksidentit fatal të vëllait të deputetes së PS-së Blerina Gjylameti, Elton Maçelli në tunelin e Krrabës.

37-vjeçari ishte me shpejtësi tepër të lartë rreth 140 km/h në momentin e përplasjes me një kamion rreth 100 metra në dalje të tunelit nga Tirana për në Elbasan.

Grupi hetimor nuk përjashton mundësinë që Elton Maçolli të këtë qenë në gjumë, ose të këtë pësuar infarkt pasi i riu nuk kryen asnjë manovrim për të frenuar apo për t’i shpëtuar përplasjen me mjetin e tonazhit të rëndë.

Mjeti ishte me benzinë dhe i përshtatur me impiant gazi. Ai ka shpërthyer në flakë, duke u djegur pothuajse plotësisht.

https://www.youtube.com/watch?v=q9vJyVDApO0

Identifikimi i 37-vjeçarit u bë një ditë më pas për shkak të dëmtimeve të mëdha që kishte marrë nga flakët.