Lidhu me ne

Kryesore

9 gjëra të pakuptimta në emisionet shqiptare

SHKRUAR NGA ANABEL

 

Ditë e Re

Për disa, dita nis në Ora News, me dyshen e re në ekran, Arjola Shehu dhe Kelvi Kadilli. Emisioni i tyre, quhet me të drejtë dhe pa imagjinatë, “Ditë e Re.” Arjola dhe Kelvi e nisin me nge, flasin ngadalë, pinë kafen e tyre me terezi, dëgjojnë gjithë durim motin, gati sa s’shtrihen në kolltukët e tyre se është shumë herët dhe gjithë kjo mungesë ritmi po i përgjum sërish.

Pas pjesës hyrëse me gazeta, mot, kurs këmbimi e horoskop, “Ditë e Re” vijon me një intervistë me një personazh dhe me një panel që diskuton një temë çfarëdo, si puna e tradhtisë. Tradhti në këtë orë të hershme të ditës? Po, por për fat të keq, këto tema të padëgjuara për mëngjesin janë e vetmja gjë e gjallë dhe interesante. Gjithçka tjetër nuk të zgjon, siç supozohet të bëjë një emision i quajtur “Ditë e Re.”

Në studion e tyre është gjithmonë e dielë, drekë. Një nga ato të diela ku s’di ç’të bësh. Ndoshta ikën nga liqeni, ndoshta shtrihesh prapë. Pak më shumë ritëm dhe shumëllojshmëri në kontent do t’i bënte vetëm mirë stafit të “Ditë e Re” dhe shikuesve të tyre.

Rudina

Nëse një javë rresht, orën pesë ia dedikoni Tv Klan, do të vini re se “Rudina” ka një surprizë për çdo të ftuar. Një surprizë është fjalë e madhe. Ka të njëjtën surprizë për çdo të ftuar, që konsiston në një videomesazh nga një njeri i afërt. Shumë shpesh kemi parë videomesazhe të tilla që realizohen nga bashkëshorti i të ftuarës apo nga vëllai, njerëz me të cilët ndan jetën dhe s’kanë asgjë për t’i thënë publikisht pa u sheqerosur.

Për më tepër, nëse gjithë të ftuarit marrin të njëjtën surprizë, pse quhet surprizë? Ata e dinë shumë mirë ç’i pret. Nuk ka kuptim.

Mos i fol shoferit

Kujt shoferi? Emisioni bëhet në studio. Me përjashtim të intervistës së Drilon Hoxhës, që u bë në makinë, të tjerat bëhen në studio. Kështu që, kujt shoferi?

Casa De Los 3s

Mbetet mister nëse ky emision duhet marrë seriozisht apo është njëfarë satire. Ndoshta është një nga ato produksione që është i keq qëllimisht sepse ka njerëz në botë (unë), që shohin gjëra të këqija sepse janë argëtuese. Por, “Casa De Los 3s” ngjan si një makth parë një natë me ethe. Asgjë s’ka kuptim te ky emision. “Formula,” rolet e njëri a tjetrit, mungesa e strukturës, bisedat kaotike. “Casa De Los 3s” është një shtëpi demode që ka marrë flakë dhe zjarrfikësja refuzon të vijë.

Shiko kush luan

Shiko kush intervistohet! Vetëm një i ftuar! Pse ky dhe jo një tjetër? Nuk e dimë, por s’ka shumë kuptim. Nëse ftohen të gjithë në të njëjtin emision, pse nuk trajtohen të gjithë njësoj? Fundja, ftesa është një formë respekti. Për më tepër, “Shiko kush luan” është game show, s’e shohim kund nevojën për një intervistë.

Dua të të bëj të lumtur

Në këtë paragraf do të diskutojmë konfuzionin e përbashkët kur dalin në skenë fëmijë dhe bëjnë diçka që ka lidhje me historinë që po diskutohet. Për shembull, fëmijë që sjellin piktura në skenë, fëmijë që ndezin globe të varura në tavan, fëmijë që sjellin lule, fëmijë që formojnë fjalë me shkronja gjigante, fëmijë që përdoren nga produksioni për të ngjallur një tjetër ndjenjë dhembshurie te shikuesi. Janë një objekt skene që s’i japin asgjë skenës përveçse 30 sekonda më shumë në minutazh.

Treshat

Segmenti Mes binjakëve te “Treshat” është frymëzuar (rëndshëm) nga Between Two Ferns me Zach Galifianakis, por nuk ka asnjë nga atributet që e bëjnë emisionin origjinal argëtues. Me përjashtim të dy bimëve jeshile, që te “Treshat” s’janë as fiere, intervista nuk ndjek të njëjtën linjë jo konvencionale dhe nuk shpalos një tjetër anë të personazhit, që nuk e shohim dot në daljet tipike televizive. Gjithashtu, i njëjti personazh nis të ngacmohet në fillim të emisionit, ngacmohet këtu, ngacmohet aty deri sa s’ka më kuptim asgjë.

Dance with Me

Nëse çdo javë fiton një çift, ku kulminon ky spektakël kërcimi? Ndoshta te finalja, ngaqë është puntata e fundit, jo s’e ajo fitore ka më shumë peshë nga të tjerat. Kur heq konceptin e garës, “Dance with Me” është thjesht ca njerëz mesatarisht të famshëm që kërcejnë me njëri-tjetrin.

Klanifornia

Disa ndjekës të spektaklit kanë aluduar se prezenca e Marinës në “Klanifornia” s’ka kuptim. Stili i prezantimit, që është i denjë për spektakle si “C’est la vie” me shokë, nuk bie në të njëjtën linjë me emisionin e humorit. Mos ndoshta do të ishte më mirë sikur aktet të lidheshin me njëri-tjetrin vetiu, pa ndihmën e një paragrafi që zor se thotë gjë?

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix3 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix3 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix3 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix3 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook