Lidhu me ne

Kryesore

Bukë dhe cirk? Jo, vetëm cirk


Nga Gjergj Erebara

Një  propozim i qeverisë së kryeministrit Edi Rama thotë se bizneset e mëdha, në rast se vendosin të sponsorizojnë një skuadër sportive, u lejohet të mos paguajnë tatim për trefishin e shumës se sponsorizuar, duke e kthyer sponsorizimin nga një bamirësi në një biznes me bamirësinë, me komplikime të mëtejshme në politikëbërjen e vendit.

Qeveria shqiptare ka propozuar një përjashtim të ri fiskal, dukshëm selektiv dhe të kalibruar në shërbim të biznesit të madh dhe lidhjeve që ky biznes ka me financimin e skuadrave sportive si një mjet i zakonshëm i të bërit politikë në vend.Propozimi për ndryshim në ligjin për tatimin mbi të ardhurat, parashikon që kompanitë e mëdha me xhiro mbi 100 milionë lekë, do të kenë të drejtë që të sponsorizojnë skuadra sportive duke njohur si shpenzime të zbritshme jo vetëm shumën e sponsorizuar, por trefishin e shumës së sponsorizuar.

Me pak fjalë, nëse biznesi i madh sponsorizon një skuadër futbolli në masën 10 lekë, ajo nuk paguan tatim fitimi prej 15% për trefishin e kësaj shume ose 30 lekë.Projektligji është dukshëm selektiv sa i përket qoftë sponsorizuesve ashtu edhe përfituesve të sponsorizimeve. Që të përfitosh nga ligji duhet të jesh biznes i madh me xhiro mbi 100 milionë lekë (afërsisht 830 mijë euro në vit) ndërsa destinacioni i donacionit duhet të jetë vetëm “ekipet sportive, pjesë të federatave sportive të njohura nga legjislacioni në fuqi i fushës”.

Image result for gjergj erebara

Do të thotë, në rast se një biznes dëshiron të sponsorizojë zhvillimin e kulturës apo dëshiron të bëjë bamirësi shoqërore, apo dëshiron të sponsorizojë organizata të ndryshme, atij i njihen këto sponsorizime si shpenzime të zbritshme me kushtin që të mos kalojnë 5% të fitimit vjetor bruto dhe vetëm në masën e sponsorizimit. Pos nëse je biznes i madh dhe dëshiron të sponsorizosh një skuadër futbolli, atëhere përfiton nga ky legjislacion i ri.

Nga pikëpamja praktike projektligji duket se shënon një sulm të ri mjegullues në vijën ndarëse mes enteve publike dhe atyre private në aktivitetet sportive si dhe funksionin e këtyre aktiviteteve sportive në politikëbërje. Ajo ka gjasa do të mjegullojë më tutje ndarjen mes biznesit privat dhe autoritetit publik. Kjo për shkak se shumica dërrmuese e skuadrave të futbollit, të cilat përbëjnë edhe sportin më popullor në vend, janë nën pronësinë e drejtpërdrejtë të bashkive të ndryshme.

Kryetarët e bashkive janë njëkohësisht presidentë të shumicës së skuadrave të futbollit. Edhe në rastet kur skuadrat nuk janë nën pronësinë e bashkive, lidhjet e tyre me politikën janë të dukshme, me politikanët që bëjnë kryetifozët e skuadrave./Burimi Birn

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar7 orë më herët

Çfarë na tregoi Sondazhi për Opozitën?

Nga Indrit Vokshi Sondazhi në vetvete është njëfarë “spiunazhi”, ai përdoret si mjet për të mbledhur informacion e për të...

Kryesore7 orë më herët

Çim Peka sulmon Ylli Rakipin dhe televizionin ku bëhet emisioni

Pak ditë më parë, gazetari Ylli Rakipi, deklaroi në emisionin e tij se para disa kohësh, kishte parë në një...

Kryesore1 ditë më herët

Shkatërrim në masë/ Qeveria pranon zyrtarisht se taksimi do të mbyllë gjysmën e profesioneve të lira

Klodian Tomorri Kur paraqiti projektbuxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2024 në Parlament, Ministria e Financave programonte se taksimi i...

Radar1 ditë më herët

Në vend të japë llogari për 3 mandate, Rama merr në pyetjet Fevziun e Mark Markun

nga Anta Muçaku E ju prisni media e gazetari cilësore! Si mund të kemi gazetari cilësore kur Dekanin e Fakultetit...

Mix1 ditë më herët

3 Ushqimet më të mira për shëndetin e dhëmbëve

Ushqimet luajnë një rol kyç në shëndetin e dhëmbëve dhe për buzëqeshjen. Larja dhe pastrimi në imtësi i dhëmbëve, por...

Mix1 ditë më herët

Valbona Selimllari: E shoh shpesh videon kur u shpalla Miss, nuk më pëlqen

Valbona Selimllari ka treguar me shumë për jetën dhe karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në...

Mix1 ditë më herët

Shenjat e hershme (përveç testit) që tregojnë se jeni shtatzënë

FOTO: GETTY IMAGES Kur mendoni për shenjat dhe simptomat e shtatzënisë, ato klasike që të vijnë në mendje janë shpesh...

Mix1 ditë më herët

Penelope Cruz (50 vjeç) tregon sekretin e bukurisë

GETTY IMAGES Ky vit i është dedikuar me gjithë dashurinë dhe fuqinë grave të Hollywood që janë mbi të 50-tat...

Mix1 ditë më herët

Disa emra të shkurtër për bebushat, frymëzuar nga VIP-at shqiptarë

Emrat e shkurtër janë gjithnjë e më në modë. VIP-at shqiptarë nuk u kanë rezistuar trendit me emrat që memorizohen...

Mix1 ditë më herët

Brad Pitt zbuloi tre “super filmat” që nuk donte t`i bënte: E urreja të punoja aty!

Brad Pitt ka zbuluar se në cilët filma e ka urryer të punonte, edhe pse ato rezultuan ne fakt, nje...

Facebook