Lidhu me ne

Kioske

Pse duhet ta përfundoni kurën e mjekimeve

Nëse keni pasur ndonjëherë infeksion bakterial, me shumë mundësi, mjeku ju ka dhënë antibiotikë. Gjithashtu, me shumë mundësi, ju ka këshilluar ta çoni kurën deri në fund, edhe nëse ndiheni më mirë.

Por sa me rëndësi është përfundimi i kurës kur duket sikur antibiotikët e kanë bërë punën e tyre? Së pari, le të kuptojmë çfarë janë dhe çfarë bëjnë antibiotikët.

Antibiotikët janë barna që trajtojnë infeksionet bakteriale duke vrarë bakteret ose duke ua bërë të pamundur rritjen dhe shumëfishimin. Disa nga sëmundjet që trajtohen me antibiotikë janë kolla e mirë, pneumonia dhe infeksionet e lëkurës. Antibiotikët nuk kurojnë ftohjen apo gripin, që shkaktohen nga viruse, por janë efektivë në kurimin e streptokokut, që është bakter.

Gjithashtu, antibiotikë të ndryshëm trajtojnë baktere të ndryshme. Amoxicilina lufton një gamë të gjerë bakteresh, ndërsa penicilina jo.

Pra, pse është me rëndësi përfundimi i kurës? Sepse vetëm në këtë mënyrë mund të siguroheni që gjithë bakteret që shkaktojnë infeksionin janë vrarë apo mposhtur. Edhe nëse ndiheni më mirë, bakteret mund të jenë prezente në trup. Nëse e lini kurën përgjysmë, bakteret e mbetura mund të shumëfishohen dhe të rishkaktojnë infeksionin, kësaj here më të fuqishëm. Do t’ju duhet më shumë kohë për t’u shëruar dhe do të merrni më shumë medikamente.

Sidoqoftë, përdorimi me tepri i antibiotikëve shkakton rezistencë, sidomos kur nuk janë të duhurit për infeksionin. Për shembull, nëse merrni antibiotikë për streptokokun kur jeni sëmurë me grip a një virozë, antibiotiku sulmon baktere në trup, por jo baktere që shkaktojnë sëmundje. Prandaj është me rëndësi që të mos merrni antibiotikë më gjatë nga ç’thuhet në recetë apo antibiotikë të dikujt tjetër.

Nëse keni pyetje për kurën tuaj, konsultohuni me mjekun. Nëse keni harruar një dozë, merreni në momentin që kujtoheni. Në të kundërt, prisni ditën tjetër. Mos pini dy kokrra njëherazi.

Gjithashtu, konsultohuni me mjekun nëse doni ta përfundoni kurën herët. Disa studime kanë vërtetuar se një kurë dy deri në katër ditore është po aq efektive sa një kurë shtatë deri në katërmbëdhjetë ditore për të eleminuar infeksionin urinar.

Burimi: Dignity Health

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Çfarë duhet të hani për mëngjes, 5 zakone të mira për të qëndruar në formë

Të dish se çfarë duhet të hani në mëngjes për të humbur peshë është më e rëndësishme se kurrë, sepse...

Mix3 ditë më herët

Djersitja tek meshkujt – Si ta mbani nën kontroll këtë problem

Djersa përbën mënyrën kryesore të trupit për tu freskuar. Megjithatë ka raste që vërehen tek meshkujt kur djersa shkon çurg,...

Mix3 ditë më herët

3 Ushqime që mund të konsumoni çdo ditë për shëndet më të mirë

Pavarësisht nëse po përpiqeni të humbni peshë, apo thjesht keni vendosur të filloni të kujdeseni më mirë për veten, ka...

Mix3 ditë më herët

Kafeina, droga psikoaktive më e konsumuar në botë”, Varësia që krijon organizmi prej kafesë

Kafeja është e pandashme në jetën e shumë njerëzve, “Kafeja definitivisht të bën të varur”,thotë Carsten Schleh. Ai është toksikolog...

Mix3 ditë më herët

Studimi: Sa fëmijë duhet të keni që të jeni të lumtur

Sa fëmijë duhet të keni është një debat i vjetër, por për çdo prind që aktualisht pyet nëse duhet të...

Mix3 ditë më herët

Jon Bon Jovi e pranon publikisht: “E kam tradhtuar shumë herë gruan time…”

John Francis Bongiovi Jr., ky është emri i vërtetë i yllit të rokut, i njohur si Bon Jovi. Por pak...

Mix4 ditë më herët

Billie Eilish sapo na tregoi se ka pasur marrëdhënie seksuale me një vajzë

GETTY Billie Eilish, megjithëse nuk e ka pasur në plan të flasë për seskualitetin e saj, sërish ka ndarë me...

Mix4 ditë më herët

Ky është peshku më i shëndetshëm për t’u ngrënë dhe ja pse

FOTO: NUGROHO RIDHO / GETTY IMAGES Peshku është një proteinë me cilësi të lartë, por sërish njerëzit nuk e konsumojnë...

Mix4 ditë më herët

Kylie Jenner pozon topless

Kylie Jenner konsiderohet si një ikonë mode dhe çdo lëvizje e saj kthehet në trend. Me siguri kështu do bëhet...

Mix4 ditë më herët

There’s Still Tomorrow (C’è Ancora Domani), filmi italian me fitimin më të madh, ia kalon edhe filmit “Barbie”

Filmi “Barbie” i Greta Gerwig mund të jetë filmi më i suksesshëm financiarisht i drejtuar ndonjëherë nga një regjisore femër...

Facebook